- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington në margjina të Samitit të NATO-s, ka takuar sekretarin amerikan Antony Blinken.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Faleminderit Sekretarit Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s.
Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global.