Nga : Lirim Gashi, Prishtinë
___
Avokati Asdren Bytyqi, i cili përfaqëson Bashkësinë Islame të Kosovës në padinë kundër Nysret Pllanës dhe Milazim Gashit, prodhoi një budallallëk të pamatshëm në emisionin “Debat Plus” kur tha :
“Këto debate për ekstremizmin fetar dhe islamofobinë drejtuesit e shtetit serb i përdorin gjithmonë si argumente në takimet e tyre me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për të na paraqitur para tyre si një komb ekstremist fetar”.
Po të isha në studio në atë moment, do t’i isha përgjigjur kështu:
Atëherë pse e mbron BIK-un që e furnizon çdo ditë Serbinë me argumente të padiskutueshme ?
Epo, pikërisht për të pasur argumente të dukshme dhe të prekshme në biseda me politikanët më me ndikim të Evropës dhe SHBA-së, Serbia solli në Kosovë shumë imamë të shkollave ekstremiste, vehabiste, terroriste, salafiste, xhihadiste dhe binladeniste, gjuha amtare e të cilëve ishte shqipja.
Ose më qartë, Serbia financoi ndërtimin e xhamive të tyre, të cilat pa asnjë problem hynë nën çatinë e BIK-ut.
Dhe pikërisht në ato xhami ata rekrutuan, mblodhën, frymëzuan dhe trajnuan mbi 400 terroristë, të cilët më vonë i dërguan në Siri, duke u paguar atyre 50,000 euro për pjesëmarrje, 75,000 euro për sulmet terroriste në qendrat tregtare më të frekuentuara të botës dhe 100,000 euro për humbjen e jetës së tyre dhe marrjen e titujve të martirëve apo shehidëve.
Vetë fakti që drejtuesit e BIK-ut po i fëlliqin pantallonat e tyre nga paniku se do të dalë e vërteta në shesh, është një provë e padiskutueshme se ata duan t’ua mbyllin gojën, veshët dhe sytë jo vetëm njerëzve të besueshëm si Nysret Pllana që po përpiqen ta dëshmojnë të vërtetën, por edhe njerëzve të zakonshëm, të cilët me sytë dhe veshët e tyre po i shohin dhe dëgjojnë ndryshimet në predikim, infrastrukturë dhe veshje.
Përveç kësaj, në çdo iftar të Ramazanit dhe në çdo festë të Bajramit, ata po e shohin shfaqjen e Islamit politik, ekstremist dhe terrorist në sheshet kryesore të vendit tonë.
Në sytë e kujt dëshiron të hedhësh pluhur o njeri injorant dhe lakmitar, që do ta mbroje edhe vetë Bin Ladenin para çdo gjykate vendase dhe ndërkombëtare për para?
Sipas teje, alienët qenkan shkaktarë të krimit të organizuar, korrupsionit, devijimeve, perversiteteve, vrasjeve politike, ekstremizmit dhe terrorizmit fetar, uzurpimeve, konspiracioneve, sabotimeve dhe tradhtive.
Ose edhe më saktë, sipas teje, alienët qenkan shkaktarë të të gjitha devijimeve në Kosovën e pasluftës në politikë, arsim, kulturë, sport, shkencë, fe, ekonomi, financa, ndërtim, planifikim urban, si dhe në menaxhimin e buxhetit, thesarit, fondeve të investimeve, donacioneve, tenderave etj.
Sipas teje, të gjithë individët që janë ekstrem kritikë ndaj të gjitha dukurive negative të përmendura më sipër qenkan ekstremistë politikë dhe fetarë.
A ka absurditet më të madh se ky?
Por nuk ke faj ti, sepse në këtë shoqëri dhe shtet, jo vetëm që askush nuk merret me shkaqet dhe shtytësit e vërtetë të dukurive negative të lartpërmendura, por të gjithë gazetarët dhe analistët e shitur krijojnë një xhungël fjalësh të pakuptimta rreth veprave të tyre të liga.
Pse e bëjnë këtë?
Sepse pikërisht në këtë xhungël fjalësh dhe përfundimesh të pakuptimta, shumica e tyre përpiqen t’i fshehin krimet e kriminelëve të të gjitha zhanreve, disiplinave, fushave, sektorëve dhe sferave.
Pyetja është se kush i paguan këta kriminelë dhe tradhtarë shumëdimensionalë ?
Ndër të tjera, Sputniku rus.
Dhe kjo është pikërisht ajo kolona e pestë e konspiracionit mediatik, të cilin e kam përshkruar dhjetëra herë në letrat e mia.
Në këtë mënyrë, jo vetëm që është e pamundur të bëhet një diagnozë e saktë që do ta prodhonte një terapi efektive për shërimin e pacientëve shoqëri dhe shtet, por gjithashtu prodhohen gënjeshtra të mëdha politike, kulturore, fetare dhe historike, në grackat e të cilave bien shumë injorantë, naivë, të varfër dhe të pasigurt, të cilët më pas paraqesin rrezik të madh për shoqërinë dhe shtetin.
Njerëzit e thjeshtë nuk e kuptojnë se kjo është pikërisht ajo lufta speciale e famshme e Serbisë kundër Kosovës, e cila po zhvillohet me sukses në disa fronte në të njëjtën kohë, sepse klasa jonë politike dhe intelektuale përbëhet nga një numër i madh injorantësh, kriminelësh, lakmitarësh dhe tradhtarësh, të cilët jo vetëm që nuk e mbrojnë shoqërinë dhe vendin nga rreziku i luftës speciale të Serbisë, po e rrezikojnë edhe më shumë..
Shqiptarët e thjeshtë gjithashtu nuk duhet të çuditen pse prokuroria dhe drejtësia jonë nuk kanë arritur t’i zbulojnë autorët e asnjë krimi të rëndë politik, ekonomik apo financiar, sepse ato janë të përbëra nga gjyqtarë dhe prokurorë që flenë nën të njëjtin jorgan me oficerët e inteligjencës serbe..
Për fat të keq as shërbimi ynë sekret nuk është i kursyer nga njerëz të tillë.
Respekt!
Artikulli me saktësi!
Por, si të dilet prej këtij llumi ? Kjo është thelbësorja.