ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Lamtumirë Nana jonë, falemnderit të gjithë juve që na ngushëlluat

Shkrime relevante

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Putini është i varur nga lufta

Vladimir Putin në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe industrinë...

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Shpërndaj

 

Shkruan Luan- Asllan Dibrani

Falënderime  ,mirënjohje dhe respektim te  pa fundme për te gjithë juve.

Në pa mundësi të ju shpreh falënderim, të gjithë familjarëve, miqve, shokëve shoqeve qe ndatë kohën për mua dhe familjen time, për ngushëllime. Zoti ju shpërbleftë juve dhe familjet e juaja

Paqja dhe begatia e Zotit mbizotërofshin në familjet tuaja… Iu jemi  shumë mirënjohës dhe faleminderit .

Të nderuar miq, të dashur e të afërm tanë familjar. Te nderuar e te respektuar luftëtarë, ju te përndjekur e te strehuar  në shtëpinë tonë. Ju të dashur  qe në kohën me dramatike të programit  të Serbisë  për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës  me të gjitha mjetet  me çnjerëzore të depërtimit  të tyre nga Kosova ne  vitin  1999 gjetet strehe  pran prindërve të mi.

Pran  nënës time heroinë qe u ndihmoj dhe diti e guxoj ta shpreh solidaritetin  e vet pran jush ,luftëtar,familje  dhe pleq e plaka qe  u shërbeu  nëna ime, një kohë edhe pa e ditur  nga jeni?

Kush jeni? Një pjesë te jetës e kaluat ne shtëpinë tonë dhe ja dolët të shpëtoni!. Erdhi koha qe nëna ime  te ikë  në botën tjetër te pa kthim. Ajo  vdiq. Ne humbëm një person të çmuar në jetën tonë si fëmijë e  saje ,por edhe ju miq, e popull humbet një  luftëtare të pa mposhtur pran armikut…  Ju pjesëmarrës ne varrimin  e nënës tonë,

Nëna jonë  ike duke na lënë pas një boshllëk që zor se mund të mbushet ndonjëherë pos në këto momente me  dhimbjeje ,vaje , e nderime e në të ardhmen  vetëm me kujtime. Nënë ishe një burim frymëzimi dhe dritë për të gjithë ata që e njihnin. Ishe një simbol i trasuar brez pas brezi  i nënave heroina që kurrë nuk  iu dorëzuan armiqve as pushtuesve brez pas brezi…

Buzëqeshja e jote , zemra e jote  e madhe dhe dashuria që ndave  pa rezervë, ndaj neve si fëmijë pran familjes tonë , atë  nuk u kurseve po e  dhurove edhe ndaj te tjerëve dhe popullit tonë qe do të mbetesh  gjithmonë në kujtesën tonë por edhe te tyre…

Nënë  te kujtojmë si familje   e ngushtë qe para një muaj ta festuam se bashku djem reja ,nipër mbesa  stërnipër e stërmbesa  89 vjetorin e lindjes .Isha  e buzëqeshur pran nesh. Ishe e gëzuar pran nesh .Nënë sot jemi ne vaj e kujtim  me dhembshurinë  për Ty. Na ike në rrugën e pa kthim.

Ne nënë, po  gjejmë forcë në kujtimet e bukura që kemi ndarë me Ty gjatë jetës  . Nena ime  linde në vitin 1935 në kreshtat  e bukura te  fshatit Gllogovicë të Malësisë së Gollakut. Atje u rrite me dashuri e përkushtim si një vajzë e shtëpisë së madhe, me traditë, e me emër të babagjyshit  Xhemajl Demollit, Xhemajl Gllogovicës. Aty përjetove luftën  e dytë  botërore.  Nënë ti vdiqe 28.06.2024 në moshën 89 vjeçare, jo ma në atdhe , por atje ku ne fëmijët tu  morëm rrugën  e kurbetit ,aty ku jetojmë në ne Reutlingen. Në spitalin e Reutlingenit në Gjermani afër Shtuttgardit  vdiqe nënë .

Pas vetes nëna jonë le djem ,vajza nipër e mbesa plot shtëpinë qe do te kujtojmë gjithmonë… Nënë krahas dhimbjes për TY ,të kujtojmë  heroizmin tënd qe prite shume sfida të jetës me pushtuesin sllavo-serb!?…Familja jonë  ishte prej atyre familjeve që nuk pajtohej me pozitën e shqiptarëve të Kosovës  nën regjimin ish serbo-sllave, madje te copëtuara  nga padrejtësitë  historike ne disa shtet  ballkanike. Si pjesë e lëvizjes së rezistencës qe ishim me  familje  nuk e harroj  kurrë arrestimin  tim qe rezistove si  nënë shqiptare kundër milicisë serbe dhe bashkëpunëtorëve  tradhtar shqiptar  qe e kishin rrethuar shtëpinë tonë, me tu kthyer nga fakulteti me arrestuan.

Të përulem oj nënë !

Nga Asllan Dibrani

Kushtuar nënës time poezi nga burgu i Nishit 1986

Vetëm Ty të përulem në këtë botë

Me duart prej prangave ngrehe

E me gjakun e zhbërë në lot

Me ditë,me javë,e muaj

Jetova me brengen tënde

Kur u ndamë atë nate në errësirë

Ti ishte dhimbja me e madhe që me dhembë

Dhe fjala jote balsam:” Mbahu o bir!”

Nuk e harrova dot djersën

Të rridhte si përrua

Në brazdat-rrudha të ballit

Dhe nofullat e shtrënguara prej dhimbjes

Kur shihje prangat në duart e djalit

Të përulem o Nënë

Vetëm Ty të përulem në botë

Me shpirtin peng tek Ty lëne

Dhe mallin qe s’e shuaja dot

Ti kurrë nuk me le vetëm

Në qelinë  e vuajtjeve të gjata

Tek ty e gjeja forcën

Tek ty e gjeja shpresën

Kur si përbinesh me gllabëronte nata

Kur me vije Ti përtej hekurave të qelisë së mallkuar

nga serbosllavët ardhacak të pa  ftuar

Unë burrërohesha me krenarinë tënde

Edhe  se shpirti me qante

Për mallin tonë të pashuar

Ah moj burrneshë… Unë vidhja forcë e krenari

Në ty  gjeja trimërinë e pa fund

Ndjeja gjer në palcë qëndresën tënde titanike

Jashtë forcës njerëzore…

Te përulem o Nënë vetëm Ty

Ty të përulem në këtë  botë

Që netët i ngrysje ngrënë e pangrënë

Dhe kafshatën e bukës gatuar me lot…

Kur vije në burgun famëkeq të Nishit

Ti me sillje pranverën

Me sillje të gjitha stinët aty

E unë nuk mundja dot te  hapja derën

Ne vend te përqafimit ne, flisnim me sy…

Ligështimin e shpirtit tënd për metamorfozën time

Brenda qelisë se mallkuar

Nuk e shfaqe kurrë

Me shihje sikur të isha rinuar

Me shihje çdo herë e me burrë.

Kështu kaluan ditë,muaj e vite

Ti përherë me dhe forcë e jetë

Ti mbete për mua i vetmi burim dashurie dhe drite

Ne vitet plotë mundim vuajtje e derte…

Të përulem o Nënë

Dhe sot me mall të përqafoj

Të jam mirënjohës përjetë  nënë

Je buqetë  madhështore për kombin tim

Të përulem me  gjithë zemër të falë

Të gjitha,të gjitha DASHURITE…!

-Nënë mikpritja ,bujaria  dhe  humaniteti qe shprehe  ndaj tjerëve  dhe bukën qe u dhe mbi 400 të përndjekurve dhe i strehuat së bashki me babën Feti Dibranin  në shtëpinë tonë në Prishtinë gjate luftës  se fundit të Kosovës me Serbinë ishte pasaporta e juaj dhe portereti i juaj i vërtet.

Kushtuar babës tim Feti Dibranit

Babai nën barrën e moshës

kujtonte  ngjyrën kuq e zi

Babai im Feti Dibrani ne një protestë kundër Serbisë

Shkruan Asllan Dibrani

Babai im  nën barrën e moshës

Kuvendonte

Me kërshëri kujtoj kujdesin e tij

Qe kish ndaj flamurit kuq e zi

Ndaj plakut të Vlorës  heroike

Trim,patriot  e i familjes kreshnike

Ai vuri duart e tij bujare të tryezës

zgjaste gishtin në fotografinë   e  kuvendit të Vlorës

Pastaj ai thoshte;

Aty u vendos fati i Shqipërisë

Aty thoshte u be drita e ardhmërisë

Aty filloj  valëvitja e flamurit për Arbërinë

Edhe dielli  rrezonte Shqipërinë

Aty u bashkuan me fjalën LIRI
Sollën ditën e madhe për Pavarësi!

Sot gëzohet toka shqiptare
ngroh  dhe frymon si kurrë me parë
Shqiponjat fluturojnë ne qiellin e kaltërsisë
Festojmë ditën e Pavarësisë!

Sot kujtoj babën  atë burrë  me plis të bardh

Me pak shkollë  e   një burrë bujar

Ishte  i mençur e atdhetar

Gjykonte shumë pseodoshqiptarë

Qe nuk e dinë  çdo të thotë Pavarësi

Se çka është flamuri kuq e zi

Te qofte babë dheu i lehtë në atë botë

Qe na mësove  për shume mot

Si ta duam ardhmërinë

Qe ta ruajmë  Shqipërinë

T’i pavarësojmë Kosovë e Çamëri

Ti bashkojmë  Shkup, Preshevë, Plavë  e Guci

Bashkë të jemi në një Shqipëri  !

Qershor  2012 Shtutgard

Kushtuar nënës time me rastin e arrestimit tim nga milicia serbe

A r r e s t i m i

Nga Asllan Dibrani

Në universitet

zymtësi

ishin në shtëpi të

me kërkonin

thuhet si armik

po, po  ashtu me quanin

që e doja lirinë e popullit tim

Ishte dita  e fundit

që u ula me shokët

në çerdhen

e vetëdijes ku me mund

e kishin krijuar edhe

stërgjyshërit e mi.

Ishte dita e fundit

që rrezet e diellit

ma ngrohën shpirtin

përmes dritareve

te ditës së pranverës.

Atë ditë

mi grabiten , gjerat e shenjta

ato qe ma ushqenin

shpirtin tim

portretin e Skënderbeut

thesarin e librave

ata i quanin të

ndaluara.

Oh ma prishën  vendstrehimin

e tyre  qe me kujdes

i kisha lënë

Mi morën  edhe shkrimet   e

e  “Zërit të Kosovë “që për

atë kohë ishte kushtrim

për atdheun.

Nëna u zverdh nga tmerri

nuk  mundi

të më përqafoj.

Ajo me shikoi dhimbshëm

me krenari

me një zemër  të thyer

i urreji  këtë farë që

kundërmonin me një

erë të sllavizmit

fatkeqësisht  kumbarë

shqiptarë të Serbisë

që edhe ata

flisnin shqip.

Shtëpia ishte e rrethuar

i tremben edhe  zogjtë

e natës që këndonin

që shpesh

me shoqëronin

deri ne orët e vona

Ne oborr lulet

i kishin thyer

dhe shkelur.

Dhunshëm  më  larguan

në errësirë

Nëna mbeti

pa mundur t’ ma thotë

një  lamtumirë .

Dëgjova zërin e sajë kur tha

arrestimi yt bir

është  simboli i

<>LIRISE >…

Shkruar: Mars 1986 nga burgu i Nishit ne Serbi

-Të shpërblej zoti nënë  me një vdekje pa vuajtje  dhe me një përcjellje për në atë botë në forme dinjitoze… Nënë me ty do te jemi shumë krenar  dhe portretin tuaj do ta lëmë brez pas brezi si kujtim dhe shembull i një nëne ,gruaje dhe gjysheje të fuqishme dhe heroine.

Shqetësimet dhe  mërzia   për vdekjen e nenës sonë përfshiu  shumë miq  farefis dhe  të njohur.

Ne nuk mund ta harrojmë  veprimtarinë tuaj patriotike  nën regjimin ish jugosllav me këmbë shkele ferexhenë islamike dhe shaminë  e tyre, për t’u bashkuar në shoqërinë  e grave  evropiane.

Do ndihemi krenar  me Ty nënë qe vetmohove, veten tuaj për te na shkolluar .Punove  nate  e  ditë  me bujqësi, punë dore  etj .Punove gjera artistike sixhade, qilima etje për të mbijetuar. Nënë  nuk mund ta harroj kurrë fëmijërinë time qe na e siguruat një pikë qumësht. Morët me një lopë nga një fshat tjetër dhe shumë viça me ja rrit  vetëm me na e siguruar një litër qumësht. Familja jonë ishte  e goditur nga armiku gjithmonë .Lufta e dyte asgjë s’na la pa djeg  serish u quat ne këmbë dhe na rritët!!!.

Nënë  amanetin dhe porosinë tënde e quam në vend të varrosem me flamurin kombëtar .Pamje  e varrimit të nënës tonë me flamurin kombëtar pa simbole të huaj  arab-tutke shqip e vetëm shqip. Ti nënë para 50 vjetësh e shkele  ferexhenë me këmbë dhe  e dogje, pastaj do te jemi gjithmonë  luftarak qe ta ngrisim femëron shqiptare krahas grave evropiane pa ferexhe  e pa shamia.Ti pusho e qete nëna jonë  e shtrenjtë.

Nuk u harrojmë  kurrë ty nënë dhe babë qe gjatë jetës se juaj përjetuat tri herë tu digjen  shtëpitë  e juaj rrafsh me tokë serish  u ngritët ne këmbë.

Nuk i harroj kurrë sakrificat dhe mundin   e djersen  e babës qe me  edhe jetën  e tyre duke punuar me çekiç në dorë me axhën Hamdi  e dy tjerët  axha Selman dhe axha Jakup , duke punuar ne  thellësinë  e minierave na shkolluat. Babe dhe nënë u mbes mirënjohës qe  u përkujdesët për ti rrit  e martuar  te gjithë  axhallarët dhe hallat tona në mungesën e  gjyshit tonë  Sahit Dibranit qe vdiq ne moshën e re ne “Luftën e Dyte  Botërore”. 

Të  kujtoj baba

Shkruan Asllan Dibrani

Mos mendo Baba që të kam  harruar

Si ato yje të zhdukur

Kam dhembje o Baba kur të kujtoj

Shpesh nga vuajtjet që kam në zemër

Në errësirë, gjurmët  mbesin
Edhe në drite kujtimet me trazojnë

Zemrën e rrënuar  për të kaluarën tuaj
Vdekja, është portë për botën e kujtimeve

Pas  shumë vitesh e përgjithmonë

Mbete yll i ndriçimit

Mbete urë e bashkimit

Në kodrën Llapside mbeten frutat tua

Qe ushqehen udhëtarët atëherë e sot

Zogjtë që i ushqeve  vinë të këndojnë të varri

Atje të  lulet në varrin me aromën e diellosur

Gjethet bien, në malin e Gurinocit

Aty ku pive ujët në luginën e brincave

Akoma ka ujë  nuk shteron kurrë

Rrënjët e  rrapit  të kujtojnë

Lugina e  cubave  akoma ushton

Nga krismat e pushkëve me shokët  e tu

Asllan Ajeti  i pari nga ju

Dabisheci luftën kishte filluar
Në kopshtet e lagëta nga qielli

Lulet , arat dhe shtëpitë u dogjën

Ju kurrë mos qani për ne

Zogjtë këndojnë këngën qe u mësuat dje

Flisni me mua siç keni bërë gjithmonë

Edhe nga varri fjalët ti kuptoj

Çdo gjë në jetë ka kohën e vet
Është një kohë edhe  për të vdekë

Edhe si i vdekur, ta dëgjoj frymëmarrjen

Kurdo që jam i  trishtuar, të thërras  kuvendojmë

Me mungon  edhe se qe vdiqe

Edhe  në atë botë ti flejë i qete
Porta  jonë nuk vizitohet më nga të huaj

Atdheu  u mbushur me hapësirë ​​lirie

Të gjitha plagët do të shërohen me kohë

Kushtuar babës tim Feti Dibranit 2017 Shtutgart

Babe ti  u bere burrë para kohe ndërtove një  familje te shendosh me vëllezër  e motra.  Ma në fund rezultoi  qe ju krijuat një familje te shëndoshë   me gjeneratat  e reja  me  njerëz  te ngritur doktor , profesor, inxhinier, arkitekt,  biznesmen, po edhe veprimtar  të luftëtar edhe ne  luftën  e fundit ish të burgosur për interesat  e popullit tonë qe i gjithë  populli na e ka lakminë. Lufta  e fundit përfshiu  popullin tone ne një gjenocid nga  ish barbarët  serb  gjë qe  edhe familja jone  u gjet  në rezistence me pushkë kundër armikut. Fadil Dibrani i ynë ka vlera të mëdha dhe na ka ngritur akoma vlerën si familje. Shtëpia jone ne  Llapside në Dabishec  u shndërruar ne një  pike strategjike , si  baze  e  UÇK-së ti qe  e ndërtove me  duart tua .

Falënderime  ,mirënjohje dhe respektim te  pa fundme për te gjithë juve qe na vizituat dhe morët pjesë ne varrimin  e nënës tonë.

Në pa mundësi të ju shpreh falënderim, të gjithë familjarëve, miqve, shokëve, shoqeve   veç e veç, qe ndatë kohën me neve dhe familjen time, për ngushëllime dhe te pame . Zoti ju shpërbleftë juve dhe familjet e juaja. Paqja dhe begatia e Zotit mbizotërofshin në familjet tuaja… Jemi shumë mirënjohës dhe  faleminderit . Respekt te pa fund për se cilin qe na u bashkuat me ia dhënë  nënës tonë lamtumiren e fundit.!

Të qoftë i lehtë dheu i varrit nëna jonë  e shtrenjte dhe e dashur. Shpirti të pushoftë i qetë dhe paq dritë dhe diell edhe në atë bote.

 Të përkujtojmë me mall dhe dashuri  për gjithmonë ne djemtë dhe vajzat  me te gjithë fëmijët tanë nipër e mbesa. Kujtimit i bashkohen edhe  stërnipër e stërmbesa , qe na përlotën këto ditë serish fëmija  e Dafinës , te Meritonit të Afërditës e të Shqipes. Ata nga mosha e vogël nuk e kanë kuptuar akoma  vdekjen tuaj nënë. Ata kërkojnë të vizitojnë e tu tregosh  përralla e tu përkëdhelesh  flokët  e ti përqafosh ashtu si i ke mësuar!!!.

Nënë nuk i harroj kurrë kujtesën dhe respektin qe pate për ish të burgosurit  politik qe me qindra here morët  rrugën për në burgun e Nishit. Nënë  nuk  do te këtë kush të na i transmetoj ma, ngjarjet  e ditës se çka po ndodh  me Kosovën. Nëno ti  ishe  kur  e hapem “Qendren Kulturore Shqiptare  në Shtuttgart” dhe e permede shpesh atë djalin me fyell qe beri atmosferë Zenel Krasniqin   dhe me vone u arrestua nga Interpoli  dhe u dënua me shumë  vite burg.  Edhe ai  e edhe shume tjerë na shkruan e ngushëlluan  na vizituan e do te kujtojnë për gjithmonë si një nënë  heroike.

Nen deri para një muaj ti i njiheshe  te gjitha  figurat aktuale politike maaadje  .  

Nënë ne emrin tuaj  i falënderoj të gjithë ata qe iu keni ndihmuar e strehuar dhënë buke nga katundi  e deri në fundin e luftës, erdhën na vizituan ,ngushëlluan dhe  e shkruan historinë e juaj .Për herë te pare mësuam shumë gjëra  e rrëfime për ty nënë e për ty babë qe nuk i kishim ditur ne si familje. Shume nga miqtë dhe ne nuk  e kishim ditur të kaluarën tuaj heroike deri sa e shpalosi vet populli qe ndave me ta kohën ma te vështirë nga regjimi  serboslalv ,pastaj krenaria e jonë do të jete përgjithmonë  për ju krahas kujtimeve… 

Lavdi u  qoftë jetës dhe veprës së juaj  nënë  dhe babë . U prehsh në paqe nena jonë në tokën shqiptare të Kosovës qe ishit gjithmonë ne shërbimin  e atdheut.

Shkruar nga i juaj Asllan Dibrani

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu