Nga : Lirim Gashi, Prishtinë
___
Boshnjakët e zgjuar janë ftohur prej kohësh nga Erdogani kur kanë vënë re se ai dhjetë herë më shumë preferon të takohet me mikun me të besueshëm të Putinit Milorad Dodikun sesa me të gjithë liderët e tyre politikë së bashku.
Sepse ata e kanë kuptuar se Dodik, me bekimin e Putinit, po i bën një ofertë të madhe Erdoganit për ta ndarë me të Bosnjë-Hercegovinën, në mënyrë që ai ta themelojë një saraj apo një pashallëk turk, nga pjesa që i takon.
Dhe kjo është arsyeja pse sot politikanët më me ndikim të SHBA-së u besojnë tre herë më shumë boshnjakëve të zgjuar se sa me parë dhe në këmbim i mbrojnë ata tre herë më shumë nga xhelati Dodik dhe miku i tij i madh Erdogan.
Nga ana tjetër, shqiptarët e mi naivë nuk mund ta kuptojnë pse Ivica Daçiq është kaq i lumtur kur ia këndon Erdoganit këngën e Osman Agës, duke rrezikuar të turpërohet para popullit të tij…
Sepse sa herë që Erdogani fluturon mbi Prishtinë në rrugën e tij për në Beograd, ai lëshon nga lartë tre xhami për shqiptarët dhe një miliard euro për serbët, me të cilat ata pastaj ndërtojnë fabrika dhe hapin vende të reja të punës. .
Shqiptarët e mi naivë dhe budallenj nuk janë në gjendje të kuptojnë pse Erdogani është kaq i lumtur kur takohet me Putinin.
Sepse kjo është në traditën e politikës shtetërore turke.
Më saktë, Turqia është e vetmja superfuqi euroaziatike të cilës nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sepse shtetarët turq të asaj kohe takoheshin rregullisht me Hitlerin dhe Stalinin dhe të dyve u premtonin besnikëri të thellë.
Epo, është pikërisht ajo politikë dyfytyrëshe turke që e shpëtoi shtetin turk nga shkatërrimi në Luftën e Dytë Botërore.
Dhe logjikisht është pikërisht ajo politikë dyfytyrëshe turke që sot ia mundëson Turqisë të notojë me shkathtësi të paparë në ujërat e pista politike dhe diplomatike botërore.
Nga ana tjetër, shtetarët tanë budallenj fluturojnë si zogjtë nga lumturia, kur Erdogani ua shet bajrajtaret e famshëm, pa e kuptuar fare se ai përmes investimeve në Serbi i mundëson Vuçiqit të prodhojë dhjetëfishin e armëve moderne në fabrikat e tij dhe ta blejë pjesën që nuk mund ta prodhojë nga Kina.
Ne shqiptarët nuk duhet të lejojmë që të dashurohemi
për shkak të emocioneve budallaqe që janë pasojë e Sindromës së Stokholmit, në udhëheqësit e shteteve dhe perandorive të cilat në të kaluarën pothuajse na kanë shkatërruar si individë, si shoqëri dhe si komb.
Çka është Sindroma e Stokholmit?
Është një lloj mbrojtjeje devijante psikologjike nga frika, kur viktima bie në dashuri me xhelatin e tij.
Si?
Duke i shpikur në imagjinatën e tij të traumatizuar cilësitë më të mira, më fisnike dhe më humane të cilat më pas ia atribuon xhelatit të tij.
Shqiptarët e traumatizuar duhet ta kuptojnë se pa mbështetjen e superfuqive më të mëdha ekonomike dhe ushtarake euroatlantike, ata nuk do të mund t’i gëzonin kurrë të mirat e lirisë, pavarësisë dhe paqes.
Ata gjithashtu duhet ta kuptojnë se lufta speciale e shërbimeve të inteligjencës serbe dhe ruse kundër Kosovës zhvillohet në shumë forma dhe fronte në të njëjtën kohë dhe se fronti më i rrezikshëm është ai fetar, sepse i prek ata aty ku tradicionalisht kanë qenë shembull për kombet më të emancipuara evropiane, që jetojnë në vendet më të zhvilluara.
Ata nuk e kuptojnë se janë bërë skllevër të dogmës më radikale dhe ekstreme spekulative islamike, e cila dëshiron t’i kontrollojë edhe kur e zbrazin zorrën e trashë nga fekalet.
Ata nuk e kuptojmë se dogmat spekulative dhe radikale islamiste i kthejnë ata në ekstremistë dhe terroristë të Xhihadit të shenjtë turk dhe arab dhe në këtë mënyrë i grindin në mënyrë të papajtueshme, veçanërisht me Amerikanët pa të cilët shteti i Kosovës nuk mund të ekzistojë as dy ditë.
Shqiptarët gjithashtu duhet ta kuptojnë se jo më kot alenet konsiderohen në këtë shoqëri dhe shtet si shkaktarë të krimit të organizuar, korrupsionit, devijimeve, perversiteteve, vrasjeve politike, uzurpimeve, komploteve, sabotimeve dhe tradhtive që ndodhin në politikë, arsim, kulturë, sport, shkencë,
fe, ekonomi, financa, ndërtim, planifikim urbanistik, si dhe në menaxhimin e buxhetit të shtetit, thesarit, fondeve të investimeve, donacioneve, tenderave etj.
Dhe çuditërisht, pikërisht ata individë që janë ekstrem kritikë ndaj të gjitha dukurive negative të përmendura më sipër quhen sot ekstremistë politikë dhe fetarë.
A ka absurditet më të madh se ky?
Sepse jo vetëm që nuk merret pothuajse askush përveç meje me shkaqet dhe shkaktarët e vërtetë të dukurive negative të lartpërmendura, por të gjithë gazetarët dhe analistët e shitur krijojnë një xhungël fjalësh të pakuptimta rreth veprave të tyre të liga.
Pse e bëjnë këtë?
Sepse pikërisht në këtë xhungël fjalësh e përfundimesh të pakuptimta, shumica e tyre përpiqen t’i fshehin krimet e kriminelëve të të gjitha zhanreve, disiplinave, fushave, sektorëve dhe sferave, nga të cilët paguhen.
Pyetja është kush i paguan këta kriminelë dhe tradhtarë shumëdimensionalë ?
Ndër të tjera, Sputniku rus.
Dhe kjo është pikërisht ajo kolona e pestë e konspiracionit mediatik, të cilën e kam përshkruar dhjetëra herë në letrat e mia.
Në këtë mënyrë, jo vetëm që është e pamundur të bëhet një diagnozë e saktë që do ta prodhonte një terapi efektive që do t’i shëronte pacientet që mbajnë emrat shoqëri dhe shtet, por prodhohen gënjeshtra të mëdha politike, kulturore, fetare dhe historike në grackat e të cilave bien shumë injorantë, naivë, të varfër dhe të pasigurt që më pas paraqesin rrezik të madh për shoqërinë dhe shtetin.
Njerëzit e thjeshtë nuk e kuptojnë se kjo është pikërisht ajo lufta speciale e famshme e Serbisë kundër Kosovës, e cila po zhvillohet me sukses në disa fronte njëkohësisht, sepse klasa jonë politike dhe intelektuale përbëhet nga një numër i madh injorantësh, kriminelësh, lakmitarësh dhe tradhtarësh, të cilët jo vetëm që nuk e mbrojnë shoqërinë dhe shtetin nga rreziqet e luftës speciale të Serbisë, por e rrezikojnë edhe më shumë.