ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Thirrje për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Luginë të Preshevës

Shkrime relevante

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Putini është i varur nga lufta

Vladimir Putin në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe industrinë...

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Shpërndaj

Në foto: Varri i Nuses

Nga: Xhemaledin Salihu, kryetar dhe studiues

  • Thirrje për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, nëpërmjet të restaurimit apo të adaptimit të disa aseteve të Trashëgimisë kulturore në Luginë të Preshevës

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës, gjatë viteve 2011-2014 regjistroi, evidentoi, fotografoi, inçizoi dhe argumentoi me shënime të shumta 337 asete të trashëgimisë kulturore në komunën e Preshevës dhe 445 asete të trashëgimisë kulturore në komunën e Bujanovcit.

Poashtu argumentoi se një numët i vogël i aseteve /78/ në komunën e Preshevës dhe  126 aseteve në komunën e Bujanovcit janë të mbrojtje ligjore nga Ministria e Kulturës së Republikës së Serbisë, ndërsa komuna e Preshevës dhe e Bujanovcit asnjë nuk kane marrë në mbrojtje ligjore të ndonjë aseti nga trashëgimia kulturore të komunave.

Shqoata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore ka hartuar Listën e plotë të trashëgimisë kulturore të këtyre komunave dhe kërkoi nga to që të konsultohet ligji mbi të mirat/asetet/ kulturore dhe disa prej tyre që po shkatërrohen dhe janë vlera kulturore që nuk janë në mbrojtje ligjore republikane, të hyjnë në Listën e mbrojtjes ligjore të këtyre komunave.Konkretisht në këtë drejtom kurgjë nuk u bë.

Madje me kërkesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, para disa vjetëve këto Lista ia dorëzoi edhe këtij Këshilli, i cili i shqyrtoi, por deri më sot nuk mori asnjë hap në drejtim të kësaj mbrojtjeje.

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore ka konstatuar se asetet e trashëgimisë kulturore po shkatërrohen jo vetëm faktori natyror, por edhe nga ai njerëzor.

Shoqata ndër të tjera jep një listë të atyre vendeve, ku po bëhen shkatërrimet më serioze të trashëgimisë kulturore, si:

-Po shkatërrohet Lisi i Vjetër 900 vjet në Turi,

-Po shkatërrohen Varrezat e Krushqëve ne Bukuroc, u mbulua Varri i Nuses, po shkatërrohet, me gjithëse u premtua nga ata persona që kanë mbuluar këtë varr,

-Po shkatërrohet Teqja e Tërrnavës, është hapur muri dhe ladrojnë qentë dhe po e prishë dora e njeriut,

-Po shkatërrohet Kalaja e Preshevës,

-Po shkatërrohen Varrezat ilire në Bukuroc,

-Po shkatërrohet lokaliteti “Varri i Nallbanit” në Miratoc,

-Po shkatërrohen varrezat ilire në Bilaç.

Madje në Bilaç u rrënua xhamia e vjetër e vitit 1375, e ndërtuar me arkitekturë osmane, për ta ndërtuar një të re me arkitekturë turke modern që nesër pas 50, 100 vjetëve t’i dalë titulluar Dijaneti i Turqisë, sikur i doli pronar kisha ortodokse serbe në Kosovë, kishave ortodokse shqiptare,

Xhamia e vjetër në Bilaç dhe mbishkrimi i saj

-Po shkatërrohet Teqja e Preshevës, kulmi po pikon dhe askush nuk kujdeset,

-Po shakërrohet Shtëpia e vjetër e Esat Esatit, po pikon brenda, edhe pse pronarja dhe kryetari i Shoqatës disa herë kanë intervenua te institucionet përkatëse,  askush nuk merr masa për t’i sanuar, për t’i restaurruar apo për t’i adaptuar që mos shkatërrohen këto, edhepse janë në mbrojtje ligjore të Republikes së Serbisë.

Për të gjitha këto janë njoftuar institucionet përkatëse: Ministria e Kulturës e Republikës së Serbisë, Enti për mbrojtjen dhe ruajtjen e monumenteve kulturore historike në Nish, kmunat në Preshevë dhe Bujanovc, me gjithë premtimet asgjë deri më tash nuk është ndërmmarrë.

Koha e fundit është që Kuvendet dhe  Këshillat komunale në Preshevë dhe në Bujanovc dhe inspektoratet e tyre komunale, Ministria e Kulturës, Enti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në Nish dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar të ndërmarrin masa adekuate ne mbrojtjen nga shkatërrimit i vlerave, objekteve të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Të vehen tabela informuese për vlerat, objektet e trashëgimisë kulturore,

Të hartohet një listë e vlerave dhe objekteve të trashëgimisë që do të hyjnë në mbrojtje ligjore të komunave Preshevë dhe Bujanoc si dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Disa prej aseteve të trashëgimisë kulturore mund të sanohen me pak mjete nga komunat Preshevë e Bujanovc, shtëpia e Esat Esatit, Teqja e Preshevës e ndonjë tjetër në këto komuna, ndërsa për disa asete tjera që janë në mbrojtje ligjore nga Republika të kërkohet që institucionet përkatëse që u përmendën më lartë të ndërmarrin masa për sanimin, restaurimin, adaptimin e aseteve të trashëgimisë kulturore edhe shqiptare.

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore i bënë thirrje institucioneve përkatëse, Ministrisë të Kulturës të Republikës së Serbisë, Entit për mbrojtjen e Monumenteve kulturore e historike në Nish dhe Komunave të Preshevës dhe të Bujanovcit që urgjentisht të marrin masa parandaluese që të mos shkatërrohet trashëgimia kulturore në Preshevë dhe në Bujanovc.

Të themi se Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, sidomos Ministria e Kulturës, Sportit dhe e Rinisë e Republikës së Kosovës ndan mjete të bollshme për trashëgiminë kulturore në Luginë të Preshevës, për çka e falemnderojnë publikisht dhe është e gatshme që ta financojnë themelimin e Institutit për Kulturë të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe adaptimin e objektit të Universitetit të Preshevës, si e quajnë qytetarët e Preshevës bioskopin në Qendër kulturore për të rinjë, ku do të zhvilloheshin aktivitete të shumta kultuorre rinore.

Madje për këto nisma u deklarua zëvendëskryeministri i Kosovës, Z. Besnik Bislimi, në Buanovc në bisedë me shoqërinë civile, për disa vjet. Mos interesimi i jonë e dështuan edhe këto nisma.

Preferoj që edhe nga Ministria e Kulturës e Republikës së Serbisë të kërkohet mjete për këto punë, sepse jemi pagues të tatimit, kontributeve në nivel republikan, ndërsa fare pak i kthehen qytetarëve të këtyre komunave për nevoja kulturore, arsimore e tjere.

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu