ARKIVI:
24 Shkurt 2025

Liqeni i Ujmanit dhe “Zajednica” vetëm zotime apo diçka më shumë

Shkrime relevante

KYIV: Kryeministri Jonas Gahr Støre dhe 12 krerë të tjerë shtetesh evropiane janë në Kiev

Lufta në Ukrainë Më e madhe deri në Kiev. Zelenskyy takohet me...

Foto-reportazh nga Italia: Mbrëmje e hareshme festive në Spresiano!

Florim Zeqa Të shtunën e kaluar për nder të 17 Shkurtit, të...

Trevjetori i sulmit të Rusisë fashiste kundër Ukrainës

Eshref Ymeri Sot u mbushën tre vjet që kur një shtet fqinj...

Nderim i veçant për Nënë Terezën në Nju Jork

Nga: Frank Shkreli Koncert në Carnegie Hall për të celebruar jetën dhe...

Shpërndaj

Nga: Agim Vuniqi

Problemet që janë shfaqur lidhur me pikën e 9-të të dokumentit bazë ku përmendet Liqeni artificial i Ujmanit i nënshkruar si zotim, jo si marrëveshje, duhet të përmbyllet me Marrëveshje ndërshtetërore-trakt në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke pasur kujdes që më vonë të mos shndërrohet në marrëveshje në mes të “Zajednicës” dhe Serbisë, meqenëse

Liqeni i Ujmanit gjindet në pjesën e territorit ku pushtetin lokal e kanë katër komunat me shumicë serbe. Skepticizmin tim e bazoj nga traktati i ujërave kufitare në mes të SHBA dhe Kanadës të nënshkruar në vitin 1909, të anuluar më vonë dhe të nënshkruar me Traktati i Ujërave kufitare të vitit 1950.

Traktati i Ujërave kufitare u nënshkrua në 1909 për të parandaluar dhe zgjidhur mosmarrëveshjet mbi përdorimin e ujërave të ndara nga Kanada dhe Shtetet e Bashkuara dhe për të zgjidhur çështje të tjera ndërkufitare.

Traktati themeloi Komisionin e Përbashkët Ndërkombëtar (KPGJ) për të ndihmuar të dy vendet të zbatojnë dispozitat e tij. Në atë kohë, mosmarrëveshjet mbi ujin tashmë krijonin tension përgjatë kufirit. Kolonët në Montana dhe Alberta po ndërtonin kanale konkurruese për të devijuar ujërat e lumenjve “St. Mary dhe “Milk”për përdorimin e tyre.

Në lumin Niagara, ishte gjithnjë e më e qartë se të dy vendet kishin nevojë për një plan menaxhimi që mund të ekuilibronte kërkesën në rritje për energji hidroelektrike me interesat e lundrimit, duke ruajtur bukurinë unike natyrore të Ujvareve të Niagarës “Niagara Falls”.

Traktati siguroi një kornizë për t’u marrë me këto mosmarrëveshje. IJC mbajti mbledhjen e saj të parë në 1912 dhe ka punuar për të zgjidhur më shumë se 100 çështje të ngritura nga dy qeveritë federale. Më vonë traktati i vitit 1909 ndryshoi dhe u hartua Traktati i devijimit të Lumit Niagara Traktati i Devijimit të Ujit të Lumit Niagara 1950 Traktati i Devijimit të Ujit të Lumit Niagara midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara u krijua për shkak të shqetësimit të përdorimeve të ujërave të lumit Niagara.

Traktati u nënshkrua në 27 Shkurt 1950 dhe hyri në fuqi më 10 Tetor 1950. Qëllimi i tij është të ruajë dhe të përmirësojë bukurinë pamore të Ujëvarave të Niagara-s dhe Lumit Niagara, ndërsa parashikon përdorimin më të dobishëm të ujërave të lumit.

Kufizimet mbi sasinë e ujit të devijuar nga lumi Niagara për qëllime të gjenerimit të energjisë të vendosur fillimisht nga Traktati i Ujërave Kufitar të vitit 1909 u ndërprenë dhe u zëvendësuan nga traktati i vitit 1950.

Marrëveshjet e përkohshme të devijimit për prodhimin e energjisë në 1941 dhe 1948 marrëveshjet midis dy qeverive u anuluan.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu