Kreshnik Hajrizi mbrojtës i FC.Lugano ,nënkampion i Superligës së Zvicrës dhe Finalist i Kupës së këtij vendi, në periudhën e ardhme dyvjeçare do të vishet me fanellën e skuadrës polake “ Widzev Lodz.
Hajrizi karrierën e ka filluar më 2016, me skuadrën juniore të BSC Young Boys të Bernës. Kurse më 2019 ka kaluar në ekipin tiçinez FC Chiasso, anëtare e të ashtuquajturës Challenge League të Zvicrës.
Paraqitjet e tij të mira në këtë skuadër u kanë rënë në sy aksionarëve fqinj të FC.Lugano dhe më 2021,kanë rënë në ujdi që Kreshnik Hajrizi , të luajnë në këtë ekip të Superligës së Zvicrës me mjaft sukses deri para pak ditëve.
Hajrizi me FC Lugano, ka zhvilluar 49 ndeshje. Ai falë formës së mirë ndërkohë është ftuar edhe në kombëtaren e Republikës së Kosovës.
Perspektivë dhe me të ardhme premtuese është Lirim Kastrati i cili e ka një karrierë goxha të pasur
Ai ka filluar të shfaqet për herë të para përpara publikut me skuadrën FC. Kika të Hogoshtit të Dardanës (ish-Kamenica) e Kosovës. Gjatë viteve 2014-2017, Kastrati ka luajtur në FC Shkëndija të Tiranës.
Përsosmëria dhe loja atraktive Kastratin e çojnë në skuadrat e njohura të Kroacisë FC Lokomativa dhe FC Dinamo të Zagrebit.
Kroacia me Ligën e futbollit më të fortë në rajon e kompleton edhe më tepër Kastatin, i cili më 2021 kalon në Legia Varsovi të Polonisë. Ai këtu luan 24 ndeshje dhe shënon dy gola.
Lirim Kastrati prej vitit 2022 e deri më sot kur ka nënshkruar me polakët ka luajtur në ekipin hungarez Ferhevar. Ai fanellën kaltër e kuq e ka veshur 42 herë ,duke qenë edhe në listën e shënuesve me 8 gola.
Lirim Kastrati është edhe lojtar i kombëtares së Kosovës. Ai përpara dardanëve është prezantuar në 20 ndeshje.
Katrati me një përvojë13 vjeçare në klube dhe fusha të ndryshme sërish është rikthyer në Kampionatin polak. Ai kësaj radhe do të luajë në Vidzev Lodz, skuadër elitare e Polonisë.
Në skuadrën polake Widzew Lodz, më 2022 nga Laçi i prefekturës së Lezhës së Shqipërisë, pati kaluar edhe Juljan Shehu,i cili të shumtën e kohës luan në pozitën e mesfushorit. Shehu 25 vjeç prirjet e tij prej futbollisti me të ardhme të ndritur i ka treguar edhe në klubet shqiptare FC Partizani dhe FC Internacional të Tiranës.
Juljan Shehu një Kampionat të plotë ka qenë edhe futbollist i Kastriotit të Krujës. Ai në këtë ekip ka luajtur 31 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola.
Gjatë kësaj periudhe Shehu ka luajtur edhe në Kombëtaren e Shqipërisë, në kategorinë U-21 e njohur si grupi i së ardhmes. Shehu një vit luajti edhe tek skuadra greke Paniliakos.
Tre çunat shqiptarë shpresojmë se do ta bëjnë më të pasur dhe më joshës kampionatin e sivjetmë të Polonisë.