ARKIVI:
20 Shtator 2024

Xhihadi global dhe hegjemonizmi arab

Shkrime relevante

Engjëll Gjugja, katoliku që i drejton “kritikë Levizjes Anti-Islame dhe krejt atyne që qëndrojnë pas!”

Engjell Gjugja Më 16 shtator 2024  Letër kritikë nga nji katolik drejtue Levizjes Anti-Islame...

Disa syre të Kuranit bijnë në kundershtim me të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetuten laike

Ne gazeten „IslamNews“ (http://islamnw.wordpress.com ) “Le Kazakhstan interdit des sourates du Coran “ –“Kazakistani ndalon...

Serbia, po i “mjel” ShBA-në dhe vendet e BE-së, e Kosova kërkon heqjen e sanksioneve!?

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina 1. Shqiptarët, në mungesë të trashëgimisë...

Shpërndaj

Xhihadisti shqipfolës Lavdërim Muhaxheri, tashmë i rënë “shehid” për “Allah e Islam”, me një vëlla të tij mysliman.

Driton Tali

Sipas Abdul Bari Atuan,redaktorit të gazetës “Al Quds”, në intervistën dhënë BBC: plani strategjik i xhihadistëve përbëhet nga qëllimi që: t’i zbrapsin të gjitha forcat ushtarake kufare nga tokat islame (lexo arabe); të rrëzohen nga pushteti të gjitha qeveritë sekulare në shtetet islame dhe të implementohet sheriati gjithandej; dhe në fund ekspandimi apo zgjërimi me tutje i islamit deri sa e terë bota të jete islame (Dar al Islam).
Prandaj “Shteti Global Islamik” jo rastësisht shpjegohet me: Allahu është objektivi ynë; Profeti është lideri ynë; Kur’ani është ligji ynë; xhihadi është rruga jonë; dhe vdekja në rrugën e Allahut është shpresa jonë më e lartë”.
Ndonëse (siç e ceka në kolumen e mëparshme mbi “Keqpërdorimin e xhihadit për nevoja politike”), Muhamet Abdul Vehabi vuri themelet e selafizmit (vehabizmit) megjithate formulimin modern islamit politik ja dhanë egjiptianët Hasan el Bana, themeluesi i “Vëllazërisë Muslimane” dhe sidomos gazetari Sajid Kutub, i cili po ashtu ishte udhëheqës i shquar i “Vëllazërisë Muslimane”.
Derisa Hasan el Bana ishte vet imam dhe rrjedhte nga një familje imamësh, është interesant se në rastin e Sejid Kutubit, ai ishte sekular deri ne vitin 1948. Derisa nuk shkoi ne ShBA për studime. Sipas shumë autorëve ( bie fjala Tariq Ali, autor i librit “Përplasja e fundamentalizmeve…” – The Clash of Fundamentalisms: Crusades, Jihads and Modernity), Sajid Kutubit në atë vizitë dy gjëra i bënë përshtypje: njëra ishte segregacioni dhe tjetra ishte liria të cilën femrat e gëzonin.
Pasi që kthehet në Egjipt, Kutub i bashkohet “Vëllezërisë Muslimane” e cila në atë kohë veç ishte zhvilluar si lëvizje politike me kërkesën që shoqëria të udhëheqej nga parimet e Kur’anit.
Me 1954, kur Naseri, filloi t’i burgosë aktivistët e “Vëllazërisë Muslimane” edhe Sejid Kutub burgoset. Sipas Reza Asllan (autor i beselerit “Nuk ka zot tjetër përveç Perëndisë…” – No god but God: The Origins, Evolution, and Future of Islam), në burg Kutub, se bashku me aktivistët tjerë maltretohen egërisht, dhe që nga atëhere ai radikalizohet.
Në kohën kur “Vëllazëria Muslimane” persekutohej nga pushteti ushtarak i Egjiptit, shumë aktivistë të shquar u strehuan në Arabinë Saudite dhe shtetet tjera arabe të Gjirit Persik. Njëri nga ata ishte edhe dijetari islam Muhamed Kutub (vëllau i vogël i Sejid Kutubit) ligjëratat e të cilit për një kohë do t’i ndjekë edhe një student i ri, i cili në atë kohë studionte ekonominë dhe biznesin, me emrin Osama Bin Laden, e i cili më vonë bëhet shumë i njohur si udhëheqës i organizatës terroriste “El Kaida”.
Islami politik: muslimanë të të gjitha vendeve bashkohuni
Muhamed Kutub në ligjëratat e tij, në universitetet “Umm Al Qura” (Mekë) dhe “Universitetin e Mbretit Abdylazizë” (Xhedë), i influencuar nga vëllau i tij më i madh Sejidi (Kutub), bënte thirrje në muslimanë që ata të jenë më dominantë, Kërkonte “Al Sahwa’n” – zgjimin arab! Edhe ai, sikur ideologët tjerë të “islamit politikë”, pati humbur shpresën se shoqëria arabe mund të ndryshohej vetëm me anë të fjalimeve (të kota) dhe duke ndejtur qetë.
Gjithashtu, Sejid Kutub në shkrimet e tij interpretonte Kur’anin, në frymën selafiste, ashtu sikurse shoqëria arabe të ishte nën rrethim – e sulmuar. Ne burg ai shkruajti librat, tashmë shumë të cituara “Në hije të Kur’anit” (Fi Zilal al-Quran) dhe librin “ Shenjat në Rrugë” (Ma’alim fi Tarik).
Në këto libra, njejtë sikur Muhamed Abdyl Vehabi, argumentonte se Kur’ani është burim i vetëm i diturisë dhe udhërëfyes i jetës së përditëshme. Apelonte për marrjen e armëve kundër atyre që të zënë rrugën. Përdorte ajete të ndryshme për të shpjeguar se çka duhet bërë kur je nën rrethim dhe konflikt me jo besimtaret.
Avokonte se bota ka ndryshuar dhe qeveritë e vendeve islamike nuk janë ka i mbrojnë njerëzit e tyre ashtu siç duhet nga të huajt.
Andaj kërkonte nga çdo individ të marrrë përgjegjësinë për “luftën e shenjtë” (xhihad) për qëllim të mbrojtjes se islamit dhe kërkonte që muslimanët e gjithë botës të bashkohen në atë luftë të shenjtë.
Botën e ndante në “Dar al Harb” (shtëpinë e kaosit apo luftës – pjesën jo muslimane të botës) dhe në “Dar al Islam” (Shtëpi të Islamit). Sipas Kutubit “Dar al Harb” është çdo vend ku ligji i kufarëve (kushtetuta sekulare) sundon, edhe nëse secili banor në atë vend është musliman. Kurse “Dar al Islam” është ai vend ku sundon sheriati islamik, pa marrë parasysh se a janë të gjithë banorët muslimanë apo të përzirë me jo muslimanë (me dhimmi – pra të krishterë apo hebrejë) ose të gjithë janë dhimmi pos të disa muslimanëve të cilët e mbajnë pushtetin në atë vend. Dhe avokonte që nëpërmes xhihadit “Dar al Harb” të shndërrohet në “Dar al Islam”.
Këto mësime u bënë inspirime për shumë ekstremistë si të Al-Kaidës, si të ISIS e po ashtu edhe për terroristët tjerë të cilët për synim kanë që “Dar al Harb” t’a shndërrojnë në “Dar al Islam” nën slloganin “muslimanë të të gjitha vendeve bashkohuni”.
Islami si sitem i jetës: programi politik i islamistëve
Plani i “Vëllazërisë Muslimane”, i quajtur “Projekti” i zbuluar para disa viteve (2001) pati zgjuar goxha interesim te shumë njohës të kësaj çëshjte. Sidomos fakti se u zbulua kur u kontrolluan zyret e Jusuf Nadas, drejtorit të Bankës Al-Taqwa, në Lugano, i cili ishte anëtar aktiv i “Vëllazërisë Myslimane” për më shumë se 50 vite. Bile, Nadas për një kohë ishte edhe njëri nga udhëheqësit ndërkombëtar të organizatës. Kjo veç sa e thekson seriozitetin e organizimit.
“Projekti” Ishte i shkruar në arabisht, mbante datën e hartimit 1982, dhe përmbante 12 pika të sqaruara në 14 faqe.
Për dallim nga pamfletet tjera të stilit “Vdekje Amerikës” apo “Vdekje Izraelit” ose “Për Kalifatin Islamik” etj, “Projekti” në vehte përmbante një plan të detajuar edhe në aspektin operativ afatshkurtë dhe ate strategjik afatgjatë.
Kujdes të veçantë “Projekti” i jepte edhe mënyrës se si diversitetin egzistues kulturor (qoftë brenda popujve që i takojnë religjionit islam apo jo) t’i bëhet “invazion kulturor” pos tjerash duke përdorur edhe slloganin “Islami si sistem i jetës”.
Sllogan i cili nga definicioni përmban kërkesën që islami të jetë prezent në të gjitha sferat e jetës: si në institucione, rrugë, shkolla, spitale, pazare etj. D.m.th., islami të jetë shteti dhe jo vetëm një lidhje personale shpirtërore mes të individit me Krijuesin. Pra nuk mjaftojnë si bie fjala veç shahadeti, namazi, axhërimi, haxhi apo zeqati e sadaka.
Dhe, siç dihet shteti islam nuk është shtet kombëtar por shtet ku adhurohet Allahu sipas Synetit. Ku sundon sheriati (jo demokracia e cila është shirk – mëkat) i cili rregullon mënyrën sesi vishesh (nikabin – ferexhen); sistem ku ligjërohet se nuk mund të shkosh në xhehnet nëse nuk i lutesh (arabisht) Krijuesit; ku duhet lexuar Kur’anin në arabisht e jo në gjuhët tjera sepse kuptimi i vërtet i jepet në arabishte; sistem i cili rregullon mënyrën se si martohesh; mënyrën se si sillesh me gruan tuaj (dhe femrat në pergjithësi); dhe ato (femrat) në shoqëri; apo se si i edukon fëmijtë etj. Me fjalë tjera lutesh arabisht, mendon arabçe, flet arabisht, vishesh arabçe, dukesh arabçe …

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Shkrim i jashtëzakonshëm, personalisht mendoj se autori në pika të shkurta ka shkruar krejt ate që ju nevojitet shqiptarëve për të kuptuar se sa ma fell që të futen në islam, aq ma keq do të jetë për ta në veqanti por edhe për shqiptarinë në përgjithësi. Mos pritoni lexojeni me vëmendje këte shkrim që vjen nga z.Driton Tali.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu