ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Kalendari i Kosovës: 2 Gushti në vite okupimi dhe Lirie!

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Shpërndaj

Nga: Behlul Jashari, korrespondent nga Prishtina

PRISHTINË, 2 Gusht 2021/ Në lajmet që raportoja nga Prishtina në Tiranë, nga dita në ditë e nga ora në orë, nëpër vitet e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi të Kosovës, para 25 viteve, në  2 Gusht 1996, raportoja për kolonizimin serb të Kosovës…

Para 23 viteve, në 2 Gusht 1998, derisa vazhdonin zhvillimet e luftës kundër okupimit serb, raportoja për shqiptarë të vrarë në Drenicë…

Në Kosovën e pas luftës së përfunduar në Qershorin e vitit të lirisë 1999, pikërisht në 2 Gushtin e para 22 viteve, ndodhi edhe festa e kthimit të gjysëm milion nxënësve, studentëve e mësuesve shqiptarë në shkolla dhe universitet, prej nga ishin dëbuar në fillimin e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.

Në raportimin nga Kosova për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare në 2 Gusht 1999 theksoja se nxënësit dhe studentët shqiptarë kthehen përsëri në ndërtesat e tyre shkollore dhe se në ceremoninë në Universitetin e Prishtinës, në sheshin para Fakultetit Filologjik, u zhvillua një koncert festiv në prani të mijëra studentëve dhe qytetarëve, në një ditë kur rikthimi kishte ndodhur edhe në Telekom…

Gazeta e rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha e që ishte pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, që sfidonte ndalimin e dhunshëm nga pushteti okupues serb të gazetës së vetme të përditshme shqipe në Kosovë Rilindja, në numrin e 3 Shtatorit 1991 në ballinë në kryetitull shkruante se “Pushteti serb pengoi fillimin e mësimit në shkollat shqipe në Kosovë”, ku theksonte: “Për nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë shumëkund dyert e shkollave ishin të mbyllura.-Në shkollat e mesme e fillore të Prishtinës e në shkolla të tjera të Kosovës, pos drejtorëve të dhunshëm e inspektorëve jolegjitimë, në mbikëqyrjen e situatës dhe në pengimin e mësimit u angazhuan edhe punëtorë të sigurimit shtetëror dhe milicia serbe”.

“Serbia mbyll shkollat e shqiptarëve”, ishte një nga titujt tjerë të ballinës së gazetës “Bujku”, me mbititull “Federata Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Njeriut për Kosovën” e me nëntitull: “Në kuadrin e nënkomisionit të OKB-së kundër diskriminimit dhe për mbrojtjen e minoriteteve në Gjenevë, Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut u paraqit me një material të dokumentuar për format e ndryshme të diskriminimit që pushteti i Serbisë po i ushtron mbi shqiptarët”.

Në numrin vijues gazeta shkruante: “U ndalua gazeta ‘Bujku’ e 3 shtatorit (viti 1991). U ndalua sepse shkroi se policia serbe nuk lejoi nxënësit shqiptarë të hyjnë në shkolla…”. Kështu flas – lexoj nga gazeta në një dokumentar para 28 viteve, kur në Kosovë, nga 24 Maji deri në  3 Qershor 1993, zhvillohej një grevë e madhe e urisë e gazetarëve dhe shkrimtarëve shqiptarë, në kërkim të lirisë dhe në mbrojtje të fjalës shqipe, Ndërmarrjes Rilindja, në kohë të stuhishme, të rënda të pushtimit e të dhunës së egër nga regjimi okupues serb në Kosovë…

ATSH, zyra në Kosovë, në Pallatin Rilindja. Behlul Jashari duke shkruar me telexi-in e raportimeve që nga 24 maji 1992. Greve e urisë së gazetarëve më 1993.

LAJMET:

2 GUSHT 1996:

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1996/96-08-02.ata.html

[10] OVER 1400 SERB SETTLERS IN FUSHE-KOSOVA

PRISTINA, AUGUST 2 (ATA)-By B.Jashari,

Over 1400 Serb colons, refugees who came last year from the war fronts in Croatia and Bosnia, have been settled in the Fushe-Kosova commune, according to the latest records.

Most of the refugees say they will stay for ever in Kosova, where special dwelling centers are also being set up.

According to Serb Red Cross data, the Serb colons in Fushe-Kosova have been also provided with jobs. Some 300 Serb refugees have so far been employed in the rail transport enterprise alone. p.ta/kled/lm

Albanian Telegraphic Agency

2 GUSHT 1998:

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-08-03.ata.html

[01] At least eight Albanians killed in Drenica

PRISHTINE, August 2 – ATA correspondent in Prishtina Behlul Jashari reported that at least eight Albanians were killed and many others injured in Drenica, which in the late Sunday continued to be under the attack, terror and blaze of large Yugoslav army and Serb paramilitary as well as police forces who were using cannon, surface-to-surface rockets and other heavy artillery weapons, according to sources on the ground.

Serb forces start pounding Polac, Llaushe, Marine, Shtutice, Rakinice, Buroje villages, Drenica region, early on Sunday. cela/ak/

Albanian Telegraphic Agency

2 GUSHT 1999:

 http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-08-02.ata.html

[06] Kosova Telecom resumes operation

PRISHTINE, August 2 (ata) – ATA correspondent in Prishtine Behlul Jashari reports: The Administrator of the United Nations in Kosova Bernard Kouchner inaugurated today the resumption of work in the Telecom, considering this event as very important for the construction of Kosova.

The staff dismissed from the job for the last 10 years returned to work. The international telephone cuts due to the war in Kosova are expected to be recovered soon. /p.ta/xh/

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:

Albanian Telegraphic Agency

[08] Albanian pupils and students return back to their school buildings

PRISHTINE, August 2 (ata) – ATA correspondent in Prishtine, Behlul Jashari reports: Over half a million Albanian pupils, students and teachers of Kosova returned today to school premises from which they were expelled by Serbs 9 years ago.

In the ceremony held on this occasion in the Prishtina University, in the square in front of the Philological Faculty, a festive concert was performed in the presence of thousands of students and citizens. /p.ta/xh/

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:

Albanian Telegraphic Agency

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu