Neziri u arrestua më 19 nëntor 1980 në Bardhaniq të Gjakovës për aktivitetet e tij kombëtare anti-jugosllave përmes degës së “Frontit të Kuq Popullor” në Pejë, duke u mbajtur dhe torturuar për gjashtë vjet në burg.
Faton Zhubi e Sejfullah Sahatçiu ishin shqiptarët e UDB-së që e arrestuan, teksa Neziri tregon në “Debat Plus” për ato momente të ftohta nëntori.
Zhubi e Sahatçiu ishin gjithmonë në komunikim me Qazim Rugovën, që atëbotë ishte shef i UDB-së për Gjakovë në lidhje me arrestimin e Ibish Nezirit.
“Policët kanë qenë nën komandën e Gjergj Biblekajt nga rajoni i Gjakovës. Një kohë ka qenë post komandant në Cermjan. Ndërkaq në atë kohë ka qenë zëvendëskomandant në Gjakovë, ka qenë polic, apo me emrin që e kanë merituar, milic.
Ndërkaq, nga UDB-bashët që kanë marrë pjesë në atë operacion kanë qenë Faton Zhubi dhe Sejfullah Sahatçiu.
Në momentin e arrestimit mi kanë lidhur duart, mi kanë vendos prangat në duar. Dhe më kanë nis drejt dyerve të oborrit. Kanë qenë të mëdha dhe isha me veshje të natës, pasi u zgjova nga gjumi dhe ta të lidhur për krah, njëri në njërin krah njëri në tjetrin më kanë nis drejt derës së oborrit. Edhe milicit kanë mbetur duke bastisur, ndonjë prej UDB-ashve ka qenë aty, po unë kam qenë në mesin e tyre.
Nëna ime edhe ajo e moshuar, shpejt ma ka dhuro një xhaketë dimri, binte një shi i imë, i ftohte. Më kanë nis ashtu nëpër terr drejt stacionit të autobusëve ngase aty i kishin parkuar automjetet.
Dhe kur kemi kemi arritur në “Qafë të Sukës”, është një perpjetëze e madhe, kanë komunikuar ne qendrën dhe i kanë operacioni është kryer me sukses. Nuk ka të vrare dhe as të plagosur. Komunikimi ka ndodhur në gjuhën shqipe. Mundet te kenë bisedar me Qazim Rugovën, këtë e kam njohur si emër, i cili ishte në atë kohë ishte shef i UDB-së për Gjakovë”, ka thënë Neziri.
E nga Sejfullah Sahatçiu e Faton Zhubi i kishin ardhur goditjet e para që ishin pikënisje torturës së tij në Gjakovë.
Pas disa orësh torturë në Gjakovë, Neziri u dërgua në Pejë nga një ekip i përbërë nga Mehmet Haski, Mehmet Loci dhe Ajet Gashi.
“Në Gjakovë rrugës nga Qafa e Sukës kanë filluar të gjuajnë me fjalë; Lëvdata Titos dhe sharja e tyre që ishin kundër Titos. Dhe kur kemi shkuar atje më kanë përplasur në një zyre dhe më pas pak, mua në trup nuk më kanë prekur më me bastis. Dhe po sa më kanë fut shkuar në atë zyre kam kërkuar që të shkoj në tualet, jo pse kisha nevojë, por e kisha një letër në xhep dhe atë doja ta zhdukja. Dhe ata më dërguar dhe atë letër e kam shkuar. Në atë letër kanë qenë planet e aksionit, e kam shukur dhe kam dalë. Dhe me kanë kthyer në zyre dhe kanë filluar në pyetjet.
Shpulla e parë që e kam marrë prej UDB-së është prej Sejfullah Sahatiçiu. Dhe shpullën e dytë e kamë marrë prej Faton Zhubit dhe aty kanë filluar torturimet në Gjakovë. Dhe pas 2 ose 3 orësh apo më shumë akne arrit një ekip nga Peja. Ka qenë Mehmet Haski, Mehmet Loci edhe nëse nuk gaboj Ajet Gashi. Edhe kur më kanë dorëzuar të pejanët këta të Gjakovës, Qazim Rugova i është drejtuar atij udhëheqësit me këtë punon me kujdes, sepse ky është i infektuar qysh herët, këtë si fëmijë e kemi zënë në kufi. Më kishin zënë në kufi duke provuar të iki në Shqipëri pasi e kam përfunduar klasën e 6 fillore”, ka shtuar Neziri.
Neziri ka përmendur, Demë Mujën e Mehmet Locin, si më të tmerrshmit që keqtrajtuan fizikisht dhe psikikisht gjatë qëndrimit në burgun e Pejës.
“Nga këtu fillojnë torturat fizike, rrahjet, shkelmimet, pështyrjet, grushtimet, kërbaçi, fallaki edhe kjo vazhdonte, netët pa gjumë e këto rrahje.
Kush ishte më i tmerrshmi me dhunën fizike? Demë Muja i cili jeton në Serbi diku, aty ka shërbyer deri më 1999. Ka qenë Hasan Jakupi, ka qenë Ajet Gashi. Këta që ke mund t’i njohësh nga afërsia nga vendbanimi kanë qenë më të kujdesshëm. Për Mehmetin (Loci), shumë fyes, ka përdor vazhdimisht gjuhë të pistë”, ka treguar ndër të tjera Neziri.’
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
[Bashkëveprimtarit Ibish, fillimisht Falënderime për rrëfim të konkretizuar për fillesat e veprimtarisë Tuaj të organizuar, klandestine!
Falënderoj edhe TV Dukagjinin dhe intervistuesin Ermal Paduri që ia dhanë këtë mundësi Ibishit!
Në vazhdim po sjell disa fragmente të tekstuara për ata që përtojnë me i përcjell 69 minuta rrëfim.]
Ibish Neziri (nga minuta 6): Unë, bashkë me shokë, emrat e të cilëve do t’i përmend, e kemi formuar Degën e Frontit të Kuq Popullor (FKP) në Pejë me rrethinë. Bashkëthemelues ishim unë, Dukagjin Kelmendi, Skender Hyseni, Et’hem Çeku, Nysret Lipa, Mamujë Loshi, Ismet Iberdemaj…
Ibish Neziri (nga minuta 7): Ne kishim planifikuar ta shpërndanim një trakt me 26 nëntor 1980. Trakti kishte ardh nga Gjermania. Trakti ishte i FKP-së. Autorin e traktit nuk e di. Ishte e Degës së FKP-së në Bochum të Gjermanisë. Nga atje na ka ardh. Nga atje na vinte edhe literatura e ndryshme. Meqë kemi qenë të vëzhguar prej atyre [SDB-së / UDB-së], jemi penguar ta shpërndajmë. Jam arrestuar në Pejë. Është arrestuar edhe Malush Ademaj, i cili i ka sjell ato trakte nga Gjermania.Duket se përcjellja ka ardh nga Gjermania.Në Gjakovë është burgos Ramë zefiri, i cili bashkëvepronte bashkë me Muhamet Rugovën. Unë, atë natë, pas takimit që kisha në Gjakovë, kam shkuar në Bardhaniq, në Fshatin e lindjes, edhe pse jetonim në Pejë, Lagjja e Kapeshnicës, mbi Kanal. Shkova në fshat për vizitë të prindërve. Babai kishte kaluar moshën 10q1 vjeçare. Në mengjesin e hershëm, kur nata po kalonte në ditë, më 19 nëntor 1980, më kanë arrestuar. Ishin të angazhuar rreth 50 policë…
Ibish Neziri (nga minuta 16): Në stacion të policisë në Gjakovë kërkova leje për të shkuar në tualet. Kisha një letër në xhep. Ma mundësuan, duke rruajt policia para dere. E zhduka letrën. Ishte plani i aksionit. (…) Shpullën e parë në UDB në Gjakovës e kam marrë nga Sejfullah Sahatqiu. Shpullën e dytë e kam marrë prej Faton Zhubit. (…) Në ndërkohë erdh një ekip nga Peja. Ishin Mehmet Hasku, Mehmet Loci dhe Ajet Gashi.
Ibish Neziri (nga minuta 18): Kur mbarova klasën e 6-të të shkollës fillore më kanë zënë duke tentuar të arratisem në Shqipëri, sepse dëshiroja të shkollohesha atje…
Ibish Neziri (nga minuta 31): Fillimisht në Pejë më kanë dënuar 60 ditë për kundërvjtje – prishje të rendit publik. Prova kishin, sepse na i gjeten afishet në Pejë dhe në Gjakovë. Kishim qenë të përcjelluar [survejuar] bukur do kohë, siç e kam marrë vesh pastaj. Në grupin tim nuk ka pas spiun. Gjatë gjukimi e prezantuan një dëshmitar, të cilit në esencë gjyqësore i pata thënë: “turi spiuni”. Nuk e njihja. E kishte emrin Sefedin Mehu. Gjuqtar në gjykim për kundlërvajtje duhet të ketë qenë Gani Kelmendi. Por nuk jam i sigurt. (…) Në Pejë ishim pesë të burgosur politikë: unë, Malush Ademaj, Ramë Zeqiri, Xhafer Osmani edhe Bajram Gashi.
Ibish Neziri (nga minuta35): Demë Muja ka qenë torturuesi ma i tmerrshëm. Ai tani jeton në Serbi. Pastaj ishin Hasan Jakupi, Ajet Gashi.Mehmet Loci ishte shumë fyes, me gjuhë të pist. Hetimet i ka udhëheq Asllan Sllamniku. Asllani ishte torturues brutal. Ishte ispektor krahinor. Sllavkoviqi duhet të ketë qenë zavendës i shefit të UDB-së për Kosovë. Këta dy i kanë udhëheq hetimet. Vinin nga Prishtina e na merrni në pyetje…
Ibish Neziri (nga minuta 42): Gardiani Isë Shala më k athë para ca vitesh: “Ti dhe Nasim Haradinaj keni qenë më të torturuarit në burg të Pejës.”
Ibish Neziri (nga minuta 43). Gjatë vuajtjes se dënimit 6 vjeçar në burg ka pas shumë ditë e netë të tmerrshme. Nuk do të dija të dalloja cilat ishin më të këqija, meqë po më pyesni.Një natë nga më të tmershet ka qenë kur me kanë përplas me korriz në radiator apo në teh të tavolinës, duke me shkaktuar plagë horizontale mbi rryptë pantoflave. E kam humb vetëdijen. Jam këndell, nuk e di ps sa kohe, n[ë qeli. Isha qull në ujë, meqë më kishin lag të këndellesha. (…)
Hetimet kanë zgja 18 muaj, meqë dy herë jam hetuar. Herën e parë jam dënuar dy vjet unë, ndërsa Malushi një vit e gjysë, sipas nenit 133për agjitacion e propagandë. Gjykimi ka ndodh më 23 mars 1981. Gjyqtar Riza Loci. Prokuror Selman Ukaj.
Ibish Neziri (nga minuta 47): Vitin e fundit të burgut, me 1986, kam qenë në një qeli me Adem Demaçin në Stara Gradishtë. (… ) Në gusht 1981 më kanë rihetuar, sepse pati burgosje të reja. Ai që më ka përmend dhe më ka shkaktuar hetim të ri, e ka bërë sepse nuk i ka përballua hetimet. Nuk ia them emrin. Ia kam fal. (…)Kryesjes hetimi Asllan Sllamniku, dhe Sllavkoviqi. Asistonte edhe Xheladin Beqiri. (…) Më kanë përball me dekonspiruesit, ish-bashkëveprimtar. E kam fal. Nuk ia them emrin. Nuk e prisja që ai të dekonspironte. Më kanë përball edhe me dy tjerë, por ata nuk i kam njohur. (…) Në dënim të dytë ma bashkuan dënimin e të parin dhe gjithsej me dënuan 6 vjet.
Ibish Neziri (na minuta 59): Pas Lufte, bashkë m enjë shok të Lëvizjes, në Qebaptore te Ura e zallit, në rresht përtë marrë bukë, e kemi pa Mehmet Locin duke prit në rresht. Ai shoku e ka sulmua Mehmetin. Kam ndërhy që të mos i binte më. (…) Edhe Mhmet Loci është veteran dhe i burgosur politik. (…) Mehmeti na pat denoncuar në UNMIK..
E përshëndet atëmemëdhetarin e dëshmuar në vepër, Ibish Neziri.
Qe prej kur e kam patur nderin ta njoh, Ibishin, e them me gojën plotë, se ky Luftëtar i Lirisë, në ka ndryshuar si disa, por ka vazhduar te ecë stoikisht përpara, rrugës së çlirimit dhe ribashkimit kombëtar!
3.8.2024
E përshëndet atëmemëdhetarin e dëshmuar në vepër, Ibish Neziri.
Qe prej kur e kam patur nderin ta njoh, Ibishin, e them me gojën plotë, se ky Luftëtar i Lirisë, nuk ka ndryshuar si disa, por ka vazhduar te ecë stoikisht përpara, rrugës së çlirimit dhe ribashkimit kombëtar!