ARKIVI:
5 Dhjetor 2024

Përurohen investimet në nënstacionin e Policisë në Komunën e Leposaviqit

Shkrime relevante

Blerim Metaj: Rrëfime nga lufta (2)

Blerim Metaj ___ Pranverë 1999: Për herë të parë pashë ushtarë të UÇK-së...

Gjenocidi i grekëve kundër shqiptarëve në Shqipërinë Juglindore

Dr. Nail Draga, Ulqin Me rastin e 110-vjetorit Kosta Papa Tomori, Barbaritë greke...

John Muzaki: Kronikë e shkurtër mbi pasardhësit e dinastisë sonë Muzaki

Kronika ose kujtimet e Gjon Musaçit (Ital. Giovanni Musachi) përbën tekstin...

Më në fund doli në shesh: Grupi Politik i kryesisë së Degës së LPK-së ka lëshuar komunikatat në emër të UÇK-së

Gjatë tërë periudhës kur kam qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm,...

Serbia, më e fortë se BE…!

Vuçiq: Nuk jam i interesuar ta njoh Kosovën e as t’i...

Shpërndaj

Soqanicë, Leposaviq, 2 gusht 2024

Pas pjesëmarrjes në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Policisë së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën, vizitoi komunën e Leposaviqit me rastin e përurimit të renovimeve në nënstacionit policor, në fshatin Soqanicë të Komunës së Leposaviqit.

Me qëllim të lehtësimit të shërbimeve për qytetarët pa dallim, kryeministri Kurti potencoi se përurimi i këtij nënstacioni policor është kontribut i shtetit për qytetarin nëpërmjet sundimit të ligjit dhe paqes e sigurisë për të gjithë.

Një renovim aq thelbësor për qytetarët i cili përbën një investim me vlerë prej 46 mijë e 400 euro, nga një dhomë në kushte të mjerueshme, tashmë është shndërruar në një godinë me tri dhoma, dhe dy banjo në 75 metra katrorë, e cila i ka kushtet e mira e të dinjitetshme për punën e Policisë tonë.

Kryeministri Kurti falënderoi ministrin Sveçla, Kryetarin e Komunës, Hetemi dhe Drejtorin e Policisë, Hoxha për punën dhe kontributin e tyre, po ashtu shprehu mirënjohjet dhe falënderimet e tij edhe për punëkryesin i cili ka arritur të finalizojë punimet para afatit kohor të paraparë.

Ai e quajti ditën e sotme si ditë të mirë për mirë për qytetarët dhe Policinë e Kosovës, për sigurinë dhe paqen, meqë paradite diplomuan 448 kadetë të Policisë, ndërkaq në mesditë u bë përurimi i investimeve në nënstacionin policor i cili është kontribut i shtetit për qytetarin nëpërmjet sundimit të ligjit dhe paqes e sigurisë për të gjithë, dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për të gjithë ata.

Forhåndsvisning av bilde

Prononcimi i plotë i Kryeministrit Kurti:

Jemi bashkë këtu më ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, me Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxhën dhe me Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin.

Këtu në Soqanicë të Leposaviqit, me rastin e përurimit nëpërmjet prerjes së shiritit të kuq të nënstacionit policor, të një renovimi aq  thelbësor  sa që do të mund të thosha rindërtim të kësaj godine e cila i ka tash kushtet e mira e të dinjitetshme për punën e Policisë tonë.

Dikur ka qenë vetëm një dhomë në kushte të mjerueshme, tash janë tri dhoma, dy banjo në 75 metra katrorë dhe kur ka këso kushte kaq të mira për policinë sigurisht që kjo reflektohet drejtpërsëdrejti edhe në cilësinë e shërbimeve që jepen për qytetarët pa dallim.

Policia këtu do të jetë multietnike dhe ajo do t’i shërbejë qytetarëve pa dallim etnie, ngjyre, moshe, gjinie apo religjioni.

Falënderoj si ministrin, Kryetarin e Komunës dhe Drejtorin e Policisë, po ashtu edhe operatorin ekonomik, punëkryesin i cili e ka përfunduar para afatit këtë riparim, renovim apo më saktë ta quajmë rindërtim me një investim të gjithmbarshëm prej 46 mijë e 400 euro.

Sot është një ditë e mirë për qytetarët dhe Policinë e Kosovës, për sigurinë dhe paqen. Paradite Policisë sonë i’u bashkëngjiten edhe 448 kadetë, ndërkaq tash këtu në mesditë po e bëjmë përurimin e këtij nënstacioni policor i cili është kontribut i shtetit për qytetarin nëpërmjet sundimit të ligjit dhe paqes e sigurisë për të gjithë.

Forhåndsvisning av bilde

Inaugurisana su ulaganja u Policijsku podstanicu u opštini Leposavić

Soćanica, Leposavić, 2. avgust 2024

Nakon učešća na ceremoniji dodele diploma kadetima Kosovske Policije, premijer Republike Kosovo, Albin Kurti, u pratnji ministra Unutrašnjih Poslova, Xhelala Sveçle, zajedno sa direktorom Kosovske Policije, Gazmendom Hoxhom, posetio je opštinu Leposavić povodom inauguracije renoviranja policijske podstanice, u selu Soćanica, opština Leposavić.

U cilju lakšeg pružanja usluga građanima bez razlike, premijer Kurti je istakao da je otvaranje ove policijske podstanice doprinos države građanima kroz vladavinu prava i mira i bezbednosti za sve.

Tako neophodno renoviranje za građane, koje predstavlja investiciju od 46 hiljada i 400 evra, iz jedne sobe u mizernim uslovima, već je pretvorena u zgradu sa tri sobe i dva kupatila u 75 kvadrata, koja ima dobre i dostojanstvene uslove za rad naše Policije.

Forhåndsvisning av bilde

Premijer Kurti se zahvalio ministru Sveçli, gradonačelniku opštine Hetemiju i direktoru policije Hoxhi na njihovom radu i doprinosu, takođe je izrazio zahvalnost i poslovođi koji je uspeo da završi radove pre predviđenog roka.

On je današnji dan ocenio kao dobar dan za građane i Kosovsku Policiju, za bezbednost i mir dok su prepodne  diplomirali 448 kadeta policije, a u podne je održana inauguracija investicije u policijsku podstanicu, što je doprinos države za građane kroz vladavinu prava,mira i bezbednosti za sve i pružanje kvalitetnijih usluga za sve njih.

Forhåndsvisning av bilde

Celi govor premijera Kurtija:

Ovde smo sa ministrom Unutrašnjih Poslova, Xhelalom Sveçlom, sa direktorom Policije, Gazmendom Hoxhom i sa gradonačelnikom opštine Leposavić, Lulzimom Hetemijem.

Ovde u Soćanici, Leposavić, povodom inauguracije putem presecanja crvene vrpce policijske podstanice,  toliko bitnog renoviranja da bih mogao reći rekonstrukcija ove zgrade koja sada ima dobre i dostojanstvene uslove za rad naše Policije.

Forhåndsvisning av bilde

Nekada je bila samo jedna soba u mizernim uslovima, sada su tri sobe, dva kupatila na 75 kvadrata i kada su tako dobri uslovi za policiju, naravno to se direktno odražava na kvalitet usluga koje se pružaju građanima bez razlike.

Policija će ovde biti multietnička i služiće građanima bez obzira na etničku pripadnost, boju kože, godine, pol ili veru.

Zahvaljujem se  ministru, gradonačelniku opštine i direktoru policije, kao i privrednom operateru, poslovođi koji je pre roka završio ovu popravku, renoviranje ili bolje rečeno rekonstrukciju sa ukupnom investicijom od 46 hiljada 400 evra.

Danas je dobar dan za građane i Kosovsku Policiju, za bezbednost i mir. Prepodne  našoj Policiji se pridružilo 448 kadeta, dok ovde u podne otvaramo ovu policijsku podstanicu, što je doprinos države za građane kroz vladavinu prava, mira i bezbednosti za sve.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu