PRISHTINË, 2 Gusht 2021/ -Kosova është e artë, tha Kryeministri Albin Kurti në festën e pritjes së medalisteve të arta olimpike. – Tre vajzat e arta të Kosovës kampione olimpike: E para Majlinda Kelmendi në Rio 2016, e dyta Distria Krasniqi dhe e treta Nora Gjakova në Lojërat Olimpike në Tokio këtë verë.- Në Lojërat Olimpike në Tokio, në ceremonitë e dorëzimit të medaljeve Flamuri i Republikës së Kosovës nën tingujt e Himnit Shtetëror u ngrit në majën më të lartë – për të artat historike në festën botërore të sportit.- Gjatë ceremonive dhe gjatë garave kishte plot shkëlqim uniforma e ekipit olimpik të Kosovës, e cila krahas ngjyrave të Flamurit të Republikës së Kosovës përmbanë edhe simbole dardane dhe ilire – imazhe të Hyjneshës në Fron dhe të Vrapueses së Prizrenit…/
Kosova e artë e tre vajzave kampione olimpike, e të parës Majlinda Kelmendi në Rio 2016, të dytës Distria Krasniqi e të tretës Nora Gjakova në Lojërat Olimpike në Tokio këtë verë, ka festë të madhe në pritjen e ekipit të xhudos që u kthye në Prishtinë në mbrëmjen e 2 Gushtit 2021.
Ekipi olimpik i xhudos që përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020, kampionet e reja olimpike të xhudos, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, u pritën në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
“Kemi shkuar për një medalje, por u kthyem me dy dhe kjo është diçka e jashtëzakonshme”, tha trajneri i ekipit olimpik të Kosovës, Driton Kuka në konferencën për media, pas aterimit.
Kosova u përfaqësua me pesë xhudistë në Tokio dhe fitoi dy të arta, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, dhe një vend të shtatë, Akil Gjakova.
Dy medalistet e arta, falënderuan popullin e Kosovës, për mbështetjen e vazhdueshme e të cilit thanë se ia dedikojnë medaljet.
“Shumë shtete, kanë shprehur interesim për bashkëpunim në sportin e xhudos pas suksesit që e patëm dhe kjo është një krenari e madhe. Këto medalje kanë hapur rrugë për donacione nga federatat ndërkombëtare, por edhe do të rrisin investimet në sportin e Kosovës”, tha Daulina Osmani, zëvendësministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Më pas, ekipi olimpik u nis për në ceremoninë e pritjes të organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, të mbushur plot njerëz në festën e madhe.
Në shesh, kryeministri Kurti në fjalën e tij vlerësoi angazhimin e tri kampioneve dhe trajnerit Kuka, falë punës dhe përkushtimit të të cilëve, xhudo është bërë sinonim i fitoreve.
“Në Rio ishte hera e parë, morëm një medalje, në Tokio hera e dytë, morëm dy medalje, dhe tani le të fillojnë përgatitjet për Paris 2024 për tri e më shumë medalje”, tha kryeministri i Kosovës.
Këtë verë të lume Kosova arriti sukses historik, të majave të sportit botëror, në Lojërat Olimpike në Tokio – në 26 Korrik 2021 me xhudisten Nora Gjakova fitoi medaljen e dytë të artë, pas të parës që në ditën e parë të garave në 24 Korrik 2021 me Distria Krasniqin.
Në Lojërat Olimpike në Tokio, në ceremonitë e dorëzimit të medaljeve Flamuri i Republikës së Kosovës nën tingujt e Himnit Shtetëror u ngrit në majën më të lartë – për të artat historike në festën botërore të sportit të kampioneve olimpike që u shpallën zyrtarisht Distria Krasniqi e Nora Gjakova.
E arta e Kosovës Distria Krasniqi, pas fitores së madhe – pasi mundi në finale edhe japonezen, Funa Tonaki, deklaroi: Ndihem e përmbushur. Synoj pjesëmarrjen edhe në dy olimpiada…
E arta Nora Gjakova pasi në finale triumfoi në luftë me xhudisten e Francës Sarah Leonie Cysique, u shpreh: Është ndjenjë e papërshkrueshme…
Kampionia e parë olimpike e Kosovës ishte Majlinda Kelmendi në Rio 2016, në pjesërmarrjen e parë debytuese të Republikës së Kosovës në lojërt olimpike.
Në Tokio e arta Majlinda Kelmendi e ekipit të Kosovës nuk arriti të vazhdojë tutje garat e xhudos në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Në 25 Korrik 2021 Majlinda pësoi humbje në luftën e parë nga hungarezja Reka Pupp. “Për mua kjo ka qenë gara e fundit…”, citon media xhudisten Majlinda Kelmendi duke paralajmëruar se ajo i jep fund karrierës në sportin ku arriti majat më të larta të sukseseve.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nga arena “Nippon Budokan” në Tokio, ku ishte për ta parë e përkrahur nga afër olimpistët kosovarë ka shkruar:
“Majlinda për ne mbetet kampione olimpike e përhershme. Është ajo që i dha Kosovës shkëlqimin e saj të parë, ajo që e ndriçoi emrin e Kosovës para krejt botës, ajo që ngriti flamurin tonë atje ku nuk arrinte askush tjetër dhe bëri që të dëgjohej e nderohej himni ynë në vende që nuk na njohin.
Majlinda i solli Kosovës respekt më shumë se çdokush tjetër. Ajo i dha motiv çdo fëmije, çdo të riu, e mbi të gjitha çdo vajze, për të luftuar për ëndërrat e veta e për t’u ringritur gjithnjë pavarësisht sfidave.
Faleminderit kampione, për këto e shumëçka tjetër. Sepse ajo çfarë ke bërë ti për Kosovën tejkalon çdo medalje. Pavarësisht rezultatit të sotëm, ti tashmë ke realizuar ëndrrën e një populli të tërë.
Por jo vetëm falënderim Majlindë. Me ty jemi të gjithë, e arta jonë.
Majlinda është Kosova!”
Takim-Komiteti Olimpik i Kosoves me Komitetin Olimpik Nderkombetar
Në 23 Korrik 2021 Kosova me flamur shtetëror, me ekipin e saj olimpik prej 11 sportistëve, ka parakaluar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Tokio 2020. Pjesëmarrësit nga Kosova parakaluan me flamurin shtetëror në duar duke e valëvituar e ngrituar lartë…Gjatë ceremonive dhe gjatë garave kishte plot shkëlqim uniforma e ekipit olimpik të Kosovës, e cila krahas ngjyrave të Flamurit të Republikës së Kosovës përmbanë edhe simbole dardane dhe ilire – imazhe të Hyjneshës në Fron dhe të Vrapueses së Prizrenit…’
Arta – Kosove -Olimpike – pritja
Para nisjes nga Olimpiada drejt Prishtinës, në vazhdën e takimeve me personalitete të larta sportive në Tokio të Japonisë, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i shoqëruar edhe nga këshilltari i tij, Besim Aliti, kanë takuar Kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Karatesë, Antonio Espinos.
Presidenti Krasniqi, është njëherit edhe kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës.
KOSOVA ËSHTË E ARTË – FJALA E PLOTË E KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, ALBIN KURTI, NË PRITJEN NË SHESHIN ZAHIR PAJAZITI
Mirëmbrëma të gjithëve,
Le t’i urojmë mirëseardhje skuadrës tonë olimpike me një duartrokitje të madhe e të fuqishme, sepse kanë bërë historinë në Tokio.
Të dashur qytetarë,
Edhe pse nuk mori medalje të artë në Tokio, ajo i ka marrë zemrat tona. Me suksesin dhe përkushtimin e saj ajo e trasoi rrugën për atletët e tjerë që të ëndërrojnë më shumë e të synojnë më lartë.
Arta – Kosove -Olimpike
Ajo i solli Kosovës medaljen e parë të artë duke u bërë simbol i shpresës e i guximit dhe duke dëshmuar se me përkushtim gjithçka është e mundur.
Festa-Kosova e arte -Distria e Nora – kampione Olimpike ne Tokio – kthehen ne Kosove
Kampione në tatami, kampione në jetë, kampione përjetë. Një duartrokitje për kampionen Majlinda Kelmendi.
Në Olimpiadën e parë në Rio, Majlinda solli medaljen e parë të artë, kurse në Olimpiadën e dytë për Kosovën në Tokio, Distria dhe Nora bënë histori, duke sjellë dy medalje të arta.
Një duartrokitje për vajzat e arta Distrinë dhe Norën.
Medaljet e arta aq sa kërkojnë talent, kërkojnë edhe disiplinë dhe motivim, kërkojnë taktikë e teknikë të përsosur. Tashmë të gjithë e dimë emrin e trajnerit të medaljeve olimpike. Me këmbënguljen dhe angazhimin e tij, ai e kë bërë xhudon sinonim të fitoreve duke na frymëzuar dhe duke marrë vëmendjen e të gjithë neve. Ai është trajneri i artë Driton Kuka.
Kosova e arte – feste
Tri medalje të arta nga tri gra. Kjo fjali me shtatë fjalë duhet të mjaftojë për të fituar çdo debat për barazi gjinore.
Faleminderit vajzave, faleminderit trajnerëve, faleminderit secilit që ka ndihmuar në suksesin që kemi arritur në Tokio.
Në Rio ishte hera e parë, morëm një medalje, në Tokio hera e dytë, morëm dy medalje, dhe tani le të fillojnë përgatitjet për Paris 2024, për tri e më shumë medalje.
Kosova e arte ne feste
Ju faleminderit e urime edhe njëherë.
Kosova është e artë.
Kosova e artë pret në festë vajzat kampione olimpike
Kosova e arte – kthimi i kampioneve
Gazeta Dielli e Vatres Shqiptare ne Amerike