Shkruan: Luan Dibrani
Lëvizja e Deçanit tashmë është shndërruar në lëvizje të fuqishme për çlirimin nga një pushtim tinëzar i brendshëm dhe barbarizmin mbi kulturën tonë të lashtë shqiptare.
Sot në Gllogjan të Lugut të Baranit, u rikthyen në krishterimin e të parëve mbi njëqind veta.
Ky trend ka marre përmasa te mëdha ne gjithë Kosovën ,Shqipëri, po edhe në Diasporë Zvicër dhe Gjermani ,Amerike e gjetiu ku ka shqiptar.
Pati rast qe familja Leka e Lumbardhit te veshur ne veshën kombëtare madje edhe me plisa të bardhë në kokë u rikthyen mbi 20 veta, me gra ,burra e fëmijë. Kjo familje u nderua nga pjesëmarrësit shpesh edhe me trokitje frekuentale nga të pranishmit duke i uruar dhe përgëzuar.
-Me të gjitha këto veprime dhe rikthimin ne fenë e te parëve qe me dhunë e futen fenë islame ne mesin e shqiptarëve dhe padrejtësisht nga pushtimi otoman te ndihmua nga sllavet me moton përçajë e sundo!
Një popull mendjendritur e liridashës që ia do lirinë shpirtnore secilit shqiptarë po i prinë Drenica liridashëse dhe heroike me “Lëvizjen Kombëtare të Deçanit”, po i thyejnë klishetë e armiqve tanë dhe i kanë goditur pikërisht në kokë forcat armiqësore të islamit politik, ne krye me hoxhallarët e Kosovës te ndihmuar nga Serbia dhe Rusia.
Një fjale popullore thotë se një “fotografi vlenë sa një mijë fjalë , prandaj kjo pamje dëshmon një gjë të tillë , prezenca e madhe në pritje duke u konvertuar në fenë katolike ne fenë e gjyshave tanë.
Vuajtjet tona nga islamosllavizmi kanë qenë të gjata, dhe me pasoja të tmerrshme për kombin tonë deri në ditët tona .
Të kujtojmë vetëm “Masbjeshkën tonë” (sanxhakun). Asimilim dhe zhdukje të çdo gjëje shqiptare duke lënë shumë pasoja edhe ne Maqedoni e në Presheve.
Histori bëjnë veprat e mëdha në momente historike të një kombi ,prandaj do iu hyjmë ne hak qe nuk vlerësohen këto vepra qe janë duke i bërë i tere populli i këtyre dy lokaliteteve, madje duke lëshuar shkëndija edhe në tëre trojet tona shqiptare , me qëllim qe te ndiqen dhe te demaskohen këto forca dhe fenomene antikombëtare qe me paratë edhe financën serbo- ruse po e mohojnë çdo gjë qe është shqiptare.
E sot ishte ditë e madhe historike qe në forma masive ne disa kisha të Kosovës me ndihmën e “Lëvizjes Kombëtare te Deçanit”, po vazhdon braktisja e fesë islame me te madhe nga e cila po dëshmohet se po e varrosin parullën e hoxhallarëve të Kosovës se këta nuk qenkan më shumë se një “Autobus”.
Zoti e bekoftë popullin tonë shqiptar. Më në fund po bashkohemi. Edhe pse pak kohë më parë, të rrallë ishin ata persona, që mund edhe vetëm të imagjinonin këtë çfarë po ndodh tani duke i demaskuar këto forca antikombëtare dore e zgjatur e Serbisë dhe Rusisë dhe shteteve arabe…
Kjo lëvizje po e mërzit shume armikun tonë Serbin sepse aq sa ma shume qe i largohemi islamizmit aq i afrohemi me afër Amerikës dhe Evropës…!Këto forca islamike e kane zvarritur çështjen e Kosovës deri me tash.
Kjo mrekulli nuk do të ndalet pa e ribërë Dardaninë, Arbërinë ( Kosovën tonë të lavdishme) Ju uroj të gjithëve të pagëzuarve çdo të mirë në jetë!!! Uroj dhe shpresoj që shembulli juaj të ndiqet nga të gjithë ata që e ndjejnë veten dhe dëshirojnë të kthehen tek “IDENTITETI I TË PARËVE TË TYRE”.
MADHESHTORE!
RESPEKT AUTORIT !