ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Islamizimi i Labërisë, masakra e përgjakshme e Progonatit nga turqit osman

Shkrime relevante

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Putini është i varur nga lufta

Vladimir Putin në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe industrinë...

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Shpërndaj

Pushtimi turk i vendit i tronditi thellë pozitat e krishtërimit edhe në krahinën e Himarës. Ushtrimi i fesë vinte duke u bërë gjithnjë e më i vështirë si për klerikët e krishterë, edhe për besimtarët. Gjatë fushatave të ushtrive turke për shuarjen e kryengritjeve të shekujve XV–XVIII, bashkë me banesat e fshatarëve u rrënuan edhe vendet e kultit.

Shkatërrimi i kishave, mungesa e priftërinjve dhe qëndrimi i fshatarëve për periudha të gjata maleve për t’u shpëtuar ndjekjeve të turqve, bënë që këta të çliroheshin nga detyrimi për kryerjen edhe të atyre pak ceremonive fetare që më parë i respektonin, të cilat, në përshtatje me kushtet e vështira të jetesës së malësorëve në fillim, u thjeshtuan tepër.
Qëndresa e krahinave malore si Himara e bëri Shqipërinë një plagë të hapur dhe një rrezik për Perandorinë dhe një nga mjetet për ta neutralizuar këtë rrezik qe islamizimi. Por fshatarësia e krahinës së Himarës iu kundërvu me forcë përpjekjeve të pushtuesit për myslimanizimin e saj. Një rol të veçantë në prapsjen e trysnisë së islamizmit luajtën në këtë krahinë murgjit bazilianë, që shërbyen aty si misionarë të kishës së Romës për përhapjen e katolicizmit në Shqipëri. Veprimtaria e tyre nisi që nga fundi i shek. XVI dhe vijoi deri aty nga gjysma e parë e shek. XVIII.
Këta misionarë, një pjesë e të cilëve ishin arbëreshë të Italisë, shërbyen në fshatrat e krahinës jo vetëm si priftërinj, por edhe si mësues. Duke filluar që nga viti 1581, disa fshatra të krahinës, si Nivica, Zhulati, Shën-Vasili, Tërbaçi, Dukati etj., kanë pasur misionarë fetarë të Romës. Këta hapën më 1627 një shkollë në Himarë, mësues i fundit i së cilës qe Zef Skiroi, arbëresh nga Sicilia. Pas Himarës, shkolla u hapën edhe në Dhërmi e Palasë, madje pati edhe një shkollë shëtitëse në brendësi të Labërisë.
Në këto shkolla mësuan të rinj, jo vetëm nga fshatrat e Bregut, por edhe nga Kuçi, Borshi, Tërbaçi, etj. Me ndërprerje të shkurtra për shkak të fushatave turke ndaj krahinës dhe të mungesës së mësuesve, këto shkolla funksionuan deri më 1741, kur, nga presioni turk dhe i fanarjotëve, misionarëve italianë iu bë e pamundur veprimtaria dhe qëndrimi i mëtejshëm në krahinë. Kjo ka qenë edhe periudha e një lufte të ashpër për sigurimin e sundimit shpirtëror mbi krahinën e Himarës.

Nga njëra anë ishte kisha e Romës, që luftonte për përhapjen e ndikimit të vet me mjete iluministe, siç i shkonin Perëndimit; nga ana tjetër ishte Patrikana e Stambollit, që me mallkime, shkishërime, komplote etj., përpiqej të shtrinte sundimin e saj në krahinë; forca e tretë që synonte hegjemoninë fetare mbi Himarën ishte Sheh-ul-islami. Ka të ngjarë që këta dy të fundit të jenë marrë vesh mes tyre dhe të kenë ndarë zonat e ndikimit, në mënyrë të tillë që kisha greke të kënaqej me fshatrat e Bregut, kurse kleri islam duke mbajtur pjesën tjetër të krahinës së Himarës.
Ata që humbën në këtë luftë të ashpër, qenë misionarët bazilianë dhe, bashkë me ta, popullsia e krahinës, e cila mbeti e pambrojtur dhe e pafuqishme përballë presionit gjithnjë e në rritje të fesë islame dhe të kishës greke. Me lejën e Portës së Lartë, kjo mundi t’i fuste nën ombrellën e vet fshatrat e Bregut dhe të punonte e qetë për arritjen e qëllimeve të saj me anën e priftërinjve dhe të shkollës në gjuhën greke.
Arma kryesore e pushtuesit në përpjekjet e tij për ta detyruar popullsinë e krishterë të përqafonte fenë islame qe politika e dallimit fetar, e cila mishërohej në radhë të parë në fushën fiskale, me taksën e xhizjes, të ispenxhës dhe taksa të tjera vetëm për të krishterët; me pengimin e tyre për të bërë tregti me qytetet përreth dhe për të lëvizur bagëtitë në kullotat dimërore apo verore; me detyrimin për t’i dhënë sulltanit djemtë për jeniçerë; me keqtrajtime të priftërinjve deri në zhdukje fizike të tyre dhe masakra kolektive ndaj besimtarëve. Në Progonat nuk është shuar ende kujtimi i një masakre të përgjakshme të kryer gjatë fushatës së myslimanizimit.

Kurthi i turqve, si ia prenë kokën kryepriftit

Për të mposhtur qëndresën e banorëve, turqit organizun një kurth. Ata thirrën kryepriftin dhe e detyruan të mblidhte në kishë banorët që nuk kishin pranuar ende të ndërronin fenë. Pas shumë kërcënimesh, kryeprifti mundi të bindte një pjesë të fshatarëve të mblidheshin, duke i siguruar se nuk do t’u ndodhte gjë e keqe.
Po turqit hynë në kishë dhe i therën gjithë ata që ishin mbledhur, duke formuar një pirg me kokat e prera. Pastaj ata i prenë kokën edhe kryepriftit, duke i thënë se, për ta mbajtur premtimin e bërë që ta bënin kryetar të Progonatit, “kokën tënde do ta vëmë mbi gjithë kokat e tjera”. Kur u mor vesh kjo masakër, një pjesë e banorëve lanë fshatin dhe u vendosën në Himarë, Zagori, Korçë etj. ose emigruan në Greqi e Itali. Vargjet e një kënge të lashtë:
“Ju të shtatë Dukgjon,/ Dukgjon, u muar,/ në Lip’ u dërguan”, që u këndohet familjeve nga fisi Dukgjon i Golëmit, të cilat turqit i internuan në Lipë, një vend i thellë në Greqi, pasi nuk bindeshin të ndërronin fenë, janë një dëshmi tjetër e dhunës së përdorur për t’i detyruar kurveleshasit të bëheshin muhamedanë.
Në Çorraj tregojnë se, për t’i detyruar të krishterët të bëheshin muhamedanë, turqit i vendosën ata që ishin islamizuar në tokat më të mira; myslimanët nuk ujitnin në vapë, po në mëngjes a në darkë, kurse të krishterët duhej të ujitnin vetëm në vapë. Këto dallime shpunë në grindje midis banorëve, u prishën krushqira e miqësira etj. Por nuk qe vetëm përdorimi i forcës që shpuri në myslimanizimin e Labërisë.
Mjaft autorë pohojnë se në Labëri,familje dhe madje fshatra të tëra pranonin të ktheheshin në myslimanë vetëm e vetëm për t’i shpëtuar haraçit. Në rastin më të mirë, kthehej në mysliman vetëm një anëtar i familjes, kryefamiljari ose djali i madh i shtëpisë, pasi, që nga koha e sulltan Selimit I, një familje e tërë mund të përjashtohej nga taksat, me kusht që të paktën një anëtar i saj të përqafonte fenë islame. Kjo qe shumë e praktikuar edhe për arsyen se Labëria kishte si bazë të ekonomisë blegtorinë dhe për dimërim bagëtitë i shtegtonin në kullotat dimërore të Gjirokstrës, Delvinës e Vlorës.
Mirëpo në rrugët dhe në dervenët vetëm myslimanët mund të kalonin lirisht me kopetë. T’u prisje barinjve të Labërisë rrugët për shtegtimin e bagëtive, ishte një dënim shumë i rëndë, prandaj kryefamiljarët detyroheshin të ndërronin fenë. Islamizimi përparoi edhe nga mungesa e priftërinjve, të cilët qenë vrarë ose kishin mërguar për t’u shpëtuar poshtërimeve dhe përndjekjeve. Kështu, në një relacion të misionarëve bazilianë të vitit 1676, thuhet se “tre vende që shqiptarët i quajnë Piluri, Kudhësi e Kuçi janë pa priftërinj, asnjeri nuk i instrukton e avash-avash banorët nga mungesa e pastorit janë duke u bërë turq”.

Ja kur ndodhi myslimanizimi në masë i Labërisë

Myslimanizimi në masë i Labërisë ndodhi gjatë gjysmës së dytë të shek. XVII dhe gjatë shek. XVIII, kur vala e kryegritjeve shqiptare shënoi njëfarë rënieje dhe sundimtarët osmanë i patën duart të lira për t’u marrë me këtë malësi. Duke folur për kurveleshasit, udhëtari turk Evlia Çelebi, që kaloi përreth Labërisë midis viteve 1660–1670, thotë se ata “pretendojnë se janë myslimanë”. Autori grek Vasil Baraçi, në librin “To Dhelvinon”, shkruan për mësues Zaharinë nga fshati Kuç i Kurveleshit, i cili “në vitin 1695 hoqi dorë nga mësuesia dhe u dorëzua prift në fshatin e tij”. Por pa kaluar shumë kohë, ai detyrohet të largohet nga Kuçi dhe të vendoset familjarisht në Kudhës, pasi «në këtë kohë kuçjotët përqafuan islamizmin”.
Bregu i Detit dhe Kurveleshi janë dy nga krahinat e Labërisë që i qëndruan më gjatë myslimanizimit. Deri aty nga mesi i shek XVIII Kurveleshi nuk ishte islamizuar në masë. Kështu, nga një ferman i sulltanit i vitit 1739, me të cilin urdhëron marrjen me forcë nga kurveleshasit të taksës së xhizjes, del se deri atëherë në Kurvelesh të krishterët kanë qenë ende në numër të konsiderueshëm. Kjo gjendje do të ketë mbetur e pandryshuar deri pas mesit të atij shekulli, pasi plot njëzet vjet më vonë, më 26 tetor 1759, kuvendi i krahinës së Himarës i deklaron careshës Elisabeta të Rusisë se “besimi ynë është ortodoks, jemi të gjithë nën kryesinë e një peshkopi”.

Të gjitha të dhënat të shpien në përfundimin se myslimanizimi i Kurveleshit ka marrë fund në periudhën mes dhjetëvjetëshave të fundit të shek. XVIII dhe fillimit të dhjetëvjetëshit të dytë të shekullit pasardhës. Në Progonat, e para xhami e fshatit është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek.XVIII. Në gurin e portës së xhamisë së Picarit, si datë e ngritjes së saj është shënuar viti 1203 i kalendarit Hixhri, dmth. Kjo xhami është ndërtuar rreth viteve 1788–1789. Nga dokumentet del se më 1791 Kuçi ishte islamizuar vetëm pjesërisht dhe gjendja mbeti e pandryshuar edhe në fillim të shek. XIX. Kur pas vitit 1804 Ali Pashai i shtoi presionet për myslimanizimin e Fterrës dhe të Kuçit, pjesa më e madhe e këtij kishte mbetur pa u islamizuar.
Po ndërsa me Fterrën Aliu ia arriti qëllimit më shpejt, me Kuçin duket se punët nuk shkuan ashtu siç shpresonte pashai. Sipas një autori të asaj kohe, deri më 1812 Kuçi kishte “afër njëqind familje ortodokse”, të cilat u detyruan të konvertoheshin vetëm kur Ali Pashai i kërcënoi se do t’u digjte fshatin. Tërthorazi, ky njoftim mbështetet edhe nga E. Vlora, i cili thotë se Zenel Gjoleka “ka lindur si i krishterë më 1806, në Kuç, si i biri i Gjon Lekës”. Përfundimisht, dhjetëvjeçari i dytë i shek. XIX shënon periudhën kur islamizimi i Kuçit përfundon dhe, me myslimanizimin e tij, merr fund kthimi i Labërisë së brendshme në fenë e re.
Njeriu që e shpejtoi me dhunë myslimanizimin e Labërisë, qe Ali Pashë Tepelena, i cili për t’ia arritur këtij qëllimi, përdori të gjitha mjetet, duke filluar nga miqësitë e premtimet dhe duke arritur deri te presionet e dhuna. Ibra-him-Mansur Efendiu, që i shërbeu Ali Pashait si oficer artilerie, shkruan se gjatë vitit 1818, kur ai ndodhej në Janinë, veziri i urdhëroi banorët e një fshati të krishterë në Labëri që të bëheshin myslimanë, pa u dhënë asnjë arsye për këtë veprim që ishte në kundërshtim të plotë me ndërgjegjen njerëzore. Megjithatë, ngaqë kishin frikë ta kundërshtonin, të gjithë burrat, me priftërinjtë e tyre në krye, u paraqitën të bëheshin synet. Ali Pashai dërgoi një imam nga Janina që t’u mësonte islamizmin dhe u kërkoi djem të rinj si pengje.
Si përfundim, pas një qëndrese prej pothuaj katër shekujsh, shumica e fshatrave të Labërisë u myslimanizua. I shpëtuan këtij procesi fshatrat e Bregut, nga Palasa në Shënvasi, një pjesë e lagjes Thilpát të Dukatit si dhe lagjet Zhupec, Gjihilaj e Priftaj në Çorraj. Udhëtarët e huaj që kaluan pranë këtyre viseve në fillim të shek. XIX, theksojnë se Labëria ishte e ndarë në të krishterë dhe myslimanë. Kështu, lordi anglez Hobhouse, që shoqëroi Bajronin në udhëtimin e tij në Shqipëri, thotë se “himarjotët pranë detit janë në shumicën dërrmuese kristianë, por në brendësi ata janë pothuajse të gjithë Turq”.
Gjurmët e besimit të mëparshëm sot ruhen sot me shumicë në onomastikën e Labërisë. P.sh., emrat e fiseve të vjetra në Labëri janë pothuaj të gjithë të krishterë, si në Himarë e Pilur, edhe në Progonat, edhe në Kuç. P.sh., pesë fiset më të vjetra të Himarës, të cilat i përmend M. Liku që më 1805, janë Cakënatë, Lixhënatë, Kukurtatë, Gogoçkatë dhe Masatë; pesë fiset e Pilurit: Dedelaqë, Dhramaj, Qesaraj, Lagjinaj e Gjikëdhimaj; pesë fiset e Progonatit: Dhimaj, Lekaj, Ndreraj, Koçaj dhe Hilaj; dhe pesë fiset e Kuçit: Gjokgjin, Bardhgjin, Zhupgjin, Qurgjin dhe Ivan. Edhe emrat e familjeve në Labërinë myslimane janë në pjesën më të madhe të kohës kur banorët ishin ende të krishterë dhe të ngjashme me ato që janë sot në përdorim në Himarë dhe në zonat katolike të Veriut, duke shërbyer si një dëshmi e fortë e njësisë sonë kombëtare.
Kështu, krahas llagapeve me origjinë vendëse, si Bardhi, Bisha, Bufi, Çali, Dashi, Qëni, Shkurti, Varfi, Veshi, Ziu etj. Dhe atyre më të reja me prejardhje turko-arabe, në çdo fshat të Kurveleshit hasen edhe shumë llagape prej emrash të vjetër të krishterë, si: Gjika, Gjoka, Gjini, Gjoni, Hila, Lagji, Mërtiri, Mëhilli, Kondi, Prifti, etj. Këta emra, për të cilët do të flasim më hollësisht më poshtë, gjenden me shumicë gjithandej edhe në toponiminë e Labërisë. Vlen të përmenden edhe emërtimet e vendeve me emra shenjtorësh, që gjenden gjithandej në Labëri.
Me ndryshimet tingullore që kanë pësuar, të cilat janë në përputhje me rregullat fonetike të shqipes, këto emërtime dalin si fjalë shumë të vjetra të shqipes, duke dëshmuar kështu edhe për një traditë të lashtë fetare. Të tilla janë: Shëthanas, Shëmërti(r), Shëmitër, Shëmri, Shnagër (

Nga vendet e kultit, në Labërinë brendshme thonë se ruhet ende vetëm një kishë, ajo e Shirokut në Tërbaç, ndonëse numri i tyre, siç del nga toponimia e çdo fshati të saj, ka qenë i madh. Në Labëri, çdo lagje ka pasur kishën e vet, gjë që shihet ende në fshatrat e Himarës. Vetëm Kuçi ka pasur 20 kisha, shumë prej të cilave u shihen edhe sot mbeturinat e mureve.
Xhamia në Picarin e vjetër thuhet se ka qenë ndërtuar mbi themelet e një kishe. Kurse në Nivicë të Kurveleshit, në Kuç, në Gjorm etj. gjenden vende që quhen Manastiri. Toponimet me emrin qishë gjenden me shumicë në çdo fshat: Qisha (Progonat), Qisha ndanë fshatit (Kaparjel), Qisha e Kllogjrit (Bolenë), Qish’ e Vake (Çorraj), Bregu i Qishës (Kallarat), Bregu i Qishës (Gjorm), Lisat e Qishës (Kuç), Maj’ e Qishës (Fterrë), Qishra e Mate (Gusmar) etj.

Kurthi

Kryeprifti mundi të bindte një pjesë të fshatarëve të mblidheshin, duke i siguruar se nuk do t’u ndodhte gjë e keqe. Po turqit hynë në kishë dhe i therën gjithë ata që ishin mbledhur, duke formuar një pirg me kokat e prera. Pastaj ata i prenë kokën edhe kryepriftit.

by  më 13/08/2017

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 Dhjetor 2015
Redaksia Online https://tiranapress.blog/2017/08/12/islamizimi-i-laberise-masakra-e-pergjakshme-e-progonatit/

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu