Policia austriake ka bërë të ditur identitetin e 19-vjeçarit që planifikoi sulmin në koncertin e Taylor Swiftit në Vjenë.
Një nga të arrestuarit është 19- vjeçari shqiptar me prejardhje nga Maqedonia Veriore, Beran A. “Kam plane të mëdha për të ardhmen”, kishte thënë në një paralajmërim Berani. Terroristët kishin një plan specifik për sulmin dhe se sulmi duhej të ndodhte sonte ose nesër. “
19-vjeçari donte të shkaktonte gjakderdhje para stadiumit me thika, hanxharë dhe një makinë dhe në fund të hidhte veten në erë. Ai ishte në kontakt me dy ndihmës të dyshuar, njëri prej të cilëve po punonte për të siguruar koncertin” thuhet në njoftimin e policisë austriake.
Në shtëpinë e 19-vjeçarit u gjetën armë të ndryshme – hanxhar, thika, më pas detonatorë, kabllo ndezës, 21 mijë euro të falsifikuara. Krone Zeitung njoftoi më herët se katër të dyshuar janë nën vëzhgimin e policisë dhe se njëri prej tyre, një 17-vjeçar i lindur në Austri me origjinë kroato-turke, tashmë është i njohur për policinë.
Siç thanë ata, 17-vjeçari ishte në kontakt me terroristin dhe ai punonte në një kompani të menaxhimit të objekteve që ofronte shërbime për koncertet e Taylor Swiftit në Vjenë.
Rreth 195,000 njerëz pritej të ndiqnin tre koncertet në stadiumin e Vjenës.