-Dil, Gjergj Fishta, prej kah je,
E shifi këta bijt e tu,
Si ia ndritën faqen kombit,
-Né Deçan janë besatu.
Ka po kthehen n’fen e t’parve,
-Për me pasë bekim ndër breza,
Siç u kthye Gjergj Kastrioti
N’rrugën e shenjtë si Nânë Tereza.
Cohu, vigan i gjuhës shqipe,
-Na jep zemër si ma parë,
Bashko germat e bashko zemrat,
Për kta djem, burra shqiptarë.
-Veçse po, mos me harrue,
Në Lahutën e Malësis,
Me ia shtu faqet e reja,
Në kët pikë të historis.
-Deshtën me na zhdukë kulturen,
Dikush duhej me na pri,
Djalli e Turku janë ba bashkë,
Me gjak tonin s’dinë me u ngi.
-Por sa t’ket n’Deçan djem nanash,
Sa t’ket gjak prej Kastriotit,
Ka me kthy Kosova kryet,
Për me ecë n’rrugën e Zotit.
-Se ka prap shqiptarë të ndershëm,
Që për hir t’Perëndisë,
Kanë me ecë n’gjurmët e t’parve,
Me ia kthye nderen Shqipnisë.