ARKIVI:
19 Shtator 2024

Ballkani nuk duhet dhe nuk guxon të ribëhet arenë lufte ruso-amerikane!

Shkrime relevante

Mendime për librin “Ilirët e Bujarisë (Bavarisë) dhe shtrirja e tyre në Europë

Nga prof. ing. av. Sazan GURI Pasi lexova me kujdes librin e...

Loja e rrezikshme e Amerikës me Serbinë

Vudi Xhymshiti Më 18 shtator 2024, në mjediset e qeta dhe thuajse...

Ne nuk jemi më ata që ishim dje, poezi nga Ervina Toptani

Ervina Toptani, Vjenë Ne nuk jemi më ata që ishim dje, në prehër...

Shkodra qytet-bastion fundamentalist dhe terrorist islamik

Sulltan Mehmet - Fatihu (I tmerrshmi), shkatërruesi i Shkodrës deri në...

Shpërndaj

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

Nëse, qarqet e ndryshme rusofile po e përgaditin ‘skenarin sirian’ për këtë pjesë të botës, atëherë as Departamenti i Shtetit, e as Kongresi amerikan, e as estabilishmenti i angazhuar në nivele (sidomos) ambasadorësh, nuk do të duhej që me prononcimet e tyre ambiguitive, t’i lënë hapësirë keqkuptimi e as keqinterpretimi askujt.

I. 1. Hapja ‘kutisë së Pandorës’ e debatit publik (së fundi për Uren e Ibrit si pretekst), për gjoja ‘korigjimin e kufijve’ aspak nuk e përjashton një konflikt më të gjerë midis forcave proruse në serbi, atyre proamerikane Maqedoni dhe Kosovë e padyshim edhe në Shqipëri, ku pastrimi etnik, ndjekjet dhe persekutimet e popullatës civile (shqiptare, maqedonase dhe serbe) mund të shërbejnë sërish si pretekste serioze, për të rrezikuar institucionet e brishta demokratike dhe për të ndryshuar konfigurimin demografik e gjeografik të Ballkanit Perëndimor.

2. Evropa me pasojat e BREXIT-it, luftës së ndodhur në Ukrainë, krizës së migrantēve, e sidomos me luften midis Izraelit dhe Iranit, ku radikalistët e dy poleve kanë shanse tē mëdha ta ‘varrosin’ idenë e ish rendit botëror, e ka të vështirë ta ruaj ekuilibrin e balanceve! Nëse, qarqet e ndryshme nga këto grupime po e përgaditin ‘skenarin sirian’ për këtë pjesë të botës, atëherë as Departamenti i Shtetit, e as Kongresi amerikan, e as estabilishmenti i angazhuar në nivele (sidomos) ambasadorësh, nuk do të duhej që me prononcimet e tyre ambiguitive, t’i lënë hapësirë keqkuptimi e as keqinterpretimi askujt. 3. Arsyet janë të shumta sidomos në arealin shqipfolës, ngase kështu u jepet sinjal e hapësirë mediatike mercenarëve të të gjitha ngjyrave (radikale, ekstremiste, e ekstranacionaliste proserbe e proruse) për një ofensivë të re eventuale, anti-amerikane, e anti-perëndimore. E kjo assesi, nuk guxon të ndodhë!

II. 1. Departamenti amerikan i Shtetit është shumē i paqartë, në rastin e testimit të ‘balonit për korrigjimin e kufijve’ midis Serbisē dhe Kosovës! Ky ambiguitet i shprehur amerikan, në fakt e dobëson shumë rolin dhe ushtrimin e ndikimit tē Brukselit në ndërmjetësim! Sepse, logjika mbizotëruese në publikun e gjerë na flet: nëse amerikanët, nuk munden ta zgjedhin cilën do çështje, atëherë evropianët nuk do munden edhe më hiç!

2. Është hera e parë që Departamenti i Shtetit, të japë një deklaratë aq të padekoduar dhe hutuese ndaj kosovarëve, që njihen edhe si populli më proamerikan në botë, Dhe kjo është shqetësuese, e dosido edhe e dëmshme, si për sigurinë dhe interesat amerikane në Ballkan, Evropën Juglindore dhe për gjithë kombin shqiptarë që vegjeton në gjithë këtë hemisferë; sociale, ekonomike, politike, e sidomos ushtarake.

3. Por, ky ambiguitet i Departamentit të Shtetit, për mendimin tim dhe shumë ekspertëve tjerë kontinental e botëror, është edhe në kundërshti jo vetëm me parimet e sidomos interesat e saja (që në pesë dekadat e fundit është e palëkundur… pa marr parasysh se a janë demokratët apo republikanët në pushtet) të jashtme civilizuese, por edhe kundër vlerave promovuese demokratike që ajo i simbolizon në mbarë rruzullin tokësor. III.

1.Shpresëdhënëse, në gjithë këtë shqetësim dhe çudi publike e jopublike, për popujt e Ballkanit mbetet vetëm adresa e Kongresit Amerikan. Ata akoma, nuk kanë dhënë asnjë sinjal qoftë nē mënyrë direkte, qoftë me eufemizëm (siç bëri herë pas here Departamenti i Shtetit) për këtë çështje, sa të ndjeshme aq edhe problematike. Mund të jetë shkaku i zgjedhjeve që do mbahen këtë vitë…

2. Tani, tregimi për ‘gogolin’ e korrigjimit, midis tjerash ka disa dimensione; njëri që ka ‘mandat’ afatshkurtër dhe ka për imperativ -frikësimin e Uashingtonit dhe Brukselit, për destabilizimin e gjithë rajonit, nëse nuk bëhen disa korrigjime të ‘imëta kozmetike’ (shih ti të imëta, u duken hapësirat prej 25 deri 30 për qind të territorit) me Kosovën, në mënyrë që Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia të mbetën të paprekura… Një kalkulim, absolut i gabuar dhe i dëmshëm për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Dimensioni i dytë, që (ndërlidhet me faza afatgjata) ka të bëjë po ashtu me një kalkulim sa të marrë, aq edhe morbid. Si mund të hapet ideja e ‘korrigjimit të kufijve’, e në ndërkohë t’u thuash serbëve të Republika Srpska dhe shqiptarëve të Maqedonisë, Malit të Zi, e atyre të Kosovës Lindore, se ky ‘parim’ nuk vlen edhe për juve!

3. Asnjë ‘pretekst’ i ndërtuar mbi këto kontura! nuk duhet të pi ujë. Eh, nëse, preteksti i ‘korigjimit’ që flamurin e morën Thaci- Rama dhe Vuçiq, e që mentorët po fshihen akoma…, ka marr instruksione të sakta për një luftë të re Ballkanike (midis tjerash të ridëshmohet edhe një herë paaftësia e Brukselit për të menaxhuar; ekstremizmat e gjitha ngjyrave), atëherë duhet ‘kënduar një këngë’ tjetër shkatërrimtare…!

Kjo periudhë, mjaft ma përkujton kohën e krizës që pasoj me tërhjekjen e Perandorisë Otomane nga trojet shqipfolëse… Histori, kjo që gjithë e dimë!?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu