ARKIVI:
17 Shtator 2024

Liria e shtypit është froni i lirisë!

Shkrime relevante

Rrjedhjet si ujëvare të grave Muslimane…!

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti ___ (Lirim Gashi, Prishtinë) PSE GRATË E MBULUARA MUSLIMANE...

Institucionet autonome në mbrojtje të identitetit kombëtar

Nail Draga, Ulqin Tema e dilema Në vendet më përbërje multinacionale me qeverisje...

81 vjet qyshkur u themelua Lidhja II e Prizrenit nga Kuvendi Kombëtar i Prizrenit

Instituti i Studimeve Historike "Lumo Skendo" Më 16 shtator 1943 , 81...

Në Blinisht të Lezhës, më 21 shtator 2024, në ora 10, promovohet libri “Pjetër Zarishi mes plagëve dhe tradhëtive të kohës’

Anna Hida  (Nushe Zhuba) FTESË TË GJITHË, të apasionuarve, mbas relacioneve të vërteta të...

Shpërndaj

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake

Gjendje e mjerueshme e lirisë së shtypit në atdheun e gjyshërve të mi – katastrofë. Kushtet e mjerueshme të lirisë së shtypit në trojet shqiptare (Shqipëri, Kosovë, “Maqedoni”…), kalohen në një heshtje ogurzezë-kërcënuese.

Mediat (TV, portalet…) me disa përjashtime të nderuara – mbizotërohen nga gjysmë analfabetë të zhytur në konflikt interesash: janë amatorë, servilë, mercenarë, mafiozë, antikombëtarë – nuk i sqarojnë gjërat ashtu siç janë por i fshehin ato, nuk i botojnë shkrimet e intelektualëve të vërtetë sepse nuk u konvenojnë, manipulojnë, dominon belbëzimi, shkarravitjet, gjysmë të vërtetat… janë arsyeja pse njerëzit janë në terrin informativ. Dhe si rrjedhojë e kësaj ata nuk reagojnë ndaj padrejtësive për të fituar lirinë, për të përmirësuar mirëqenien e tyre… Janë të hutuar, nuk dinë cilin hajdutë ta hedhin në koshin e plehrave dhe cilin në tualet. Ata kanë humbur shpresat, po ikin nga atdheu, vendi po zbrazet, trojet tkurren në favor të Serbisë, Greqisë, FYROM-it, Malit të Zi … Kjo tregon gjendjen e mjerueshme të lirisë së shtypit në të gjitha vendet shqiptare. Por si mund të jetë ndryshe kur 98% e pronarëve të mediave shqipfolëse nuk kanë mbaruar as shkollën fillore? Për të tillët, paratë e pista janë gjithçka…

PS: Respekt pa kufi për ato pak media kombëtare, themeluesit e të cilave kanë dhënë për dekada një kontribut të pakufizuar për të mirën e kombit që i përkasin…Shqipërisë.

Bojkotoni mediumet antikombëtare…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu