Gani I. Mehmeti
Çka i duhen informatat Serbisë nga Kosova për Banjskën, kur vetë Radojçiqi e ka pranuar se ai i ka prirë aksionit të krimit?
Nëse do duhej kërkuar informata dikush, ato do duhej kërkuar nga Serbia, se ajo i ka përgatitur, madje, edhe përkundër mosrealizimit të krimit si e kishin menduar, ata po krenoheshin. Po krenohej edhe vetë Vuçiqi me Radojçiqin për aksionin kriminal para afër njëmbëdhjetë muajsh.
Dhe, nuk ka nevojë Serbia të kërkojë informacione nga Kosova, Radojçiqi duhet të dorëzohet dhe të gjykohet në Kosovë, jo në Serbi, se vepra është kryer në Kosovë dhe kundër Kosovës.
Prandaj, asnjë infromacion për Banjskën t’i dorëzohet Serbisë! Informacionet janë në Kosovë, edhe vetë Serbia i ka parë kriminelët të inçizuar përmes kamerave televizive.
A ju kujtohet kur e rrihte krahëve Vuçiqi me rastin e pritjes në rezidencën e tij në Beograd, pikërisht për rastin e Banjskës? Që në atë rast ai ia ka dhënë të gjitha informatat Vuçiqit.
E metë e prokurorëve të Kosovës është që ende nuk kanë lëshuar fletarrest për Radojçiqin, apo, ndoshta po presin deri sa të vijë vetë Radojçiqi, ndoshta sërish si kriminel!
Prandaj, vetë kërkesa e Serbisë është një lojë dhe tallje, se gjoja po punohet diçka në atë drejtim, por se nuk “ka fakte”! Ajo, edhe nëse e akuzon, do të shpallet i “pafajshëm” sepse ka luftuar për territorin e Serbisë dhe për të “drejtat” e serbëve në Kosovë!