ARKIVI:
22 Nëntor 2024

Kjo kohë, është kohë “budallenjve” dhe e horrave, e jo e meritokratëve!

Shkrime relevante

Prezantohet Fjalori i Madh për Gjuhën Shqipe, Gjinushi: U hartua nga 55 bashkautorë e 25 hartues

Nga Marseda Qefalia 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Në ditën e dytë të Kuvendit...

Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Nga edlira.ruzi 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë...

Zgjimi i vonuar i Presidentes Vjosa Osmani !

Nga Florim Zeqa  ___ Në fjalimin vjetor para deputetëve, Vjosa Osmani e kritikoi ashpër...

Heshtja e shqiptarit la të shkreta rrugët dhe qytetet

Aurel Dasareti Më tremb shumë heshtja e përjetshme e shqiptarëve për të...

Llapushniku, Flamuri i Përhershëm i Kombit Shqiptar dhe Lufta Kundër Ekstremizmit të Islamit Politik

Nga: Luan Dibrani ____ Llapushniku, ky fshat heroik në zemër të Kosovës, ka...

Shpërndaj

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Debati publik në Kosovë, por, edhe Shqipëri(sidomos!) ka kohë që ka degradua keq. Aq keq sa që jemi dëshmitar të një gjuhe agresive, të vrazhdë fyese paragjykuese dhe do shtoja e dhe stigmatizuese. Gjuhë kjo që kohëve të fundit aq shumë ka degradua sa qē kemi shunë incidente e madje edhe konflikte incidente verbale e jo verbale! Të cilat keqpërdorën me qëllim e pa qëllim, vend e pa vend, kohë e pa kohë vetëm e vetëm për të denigruar, poshtruar, kompromituar, paragjykuar e stigmatizuar tjetrin!. Krejt faktet sociologjike, na flasin se në horizont kemi njē kacafytje permanente midis tē mirës dhe të keqes, midis injorancës dhe dijes, midis rrenës dhe të vërtetë, midis mashtruesve e matrapazëve dhe parimorëve e të drejtëve..etj. Ky trend që pa asnjë diskutim lëre që është duke u forcuar, por, edhe simuluar e madje edhe duke stimuluar fenomenin e asaj që e kemi identifikuar si protagonzëm negativ në mediat tona sociale dhe asaj që shquhet si politikëbërje. Por, me çfarë në fakt ka të bëjë ky fenomeni i protagonizmit? Apo si mund të kuptohet sociologjia e protagonizmit? Protagonizmi si mënyrë e sjelljes, si normë e standard po edhe si fenomen sociologjik, mund të “prodhoj” si konotacione ashtu edhe përvoja pozitive e negative. Krejt kjo varet nga motivet dhe interesat fillestare të personit apo grupit që kërkon apo këmbëngul nē vëmendje të shtuar publike. Personi që e shpreson dhe e synon këtë “stad” e varësi sociale gjithnjë këmbëngulë tē “dëshmoj” e ushtroj epërsi si në komunikim publik ashtu edhe në dialogim e nënshtrim (do thoja tipik sadist e ngandonjëherë edhe sadimazohist!) në “duelet” me individ e komunitete të ndryshme pa dallime gjinore, klasore, sociale, politike, fetare apo kombëtare. Dhe Ai, apo ajo e “ushtrojnë” këtë trysni shlirë dhe publikisht dhe pa kurrëfarë përgjegjësie e morali, në pothuajse gjitha mediet tona sociale.

2. Në fakt, fenomeni i protagonizmit (tashmë) negativ në shumicën e rasteve na “delegon” kah vëmendja apo kah rëndësia qē personi e kërkon dosido, qoftë edhe përmes skandalit (jo tē izoluar, por) publik apo gjuhës së vrazhdë dhe gjuhës fyese e de. Personat e tillë p.sh.nē sferën mediatike, duke qenë të privuar nga kreativiteti dhe natyra perfeksioniste e ligjërimit, po dhe nga pa shkathtësia e argumentimit të asaj çfarë thonë, kompleksin e inferioritetit nuk ngurrojnë fare ta “kompensojnë” edhe përmes skandaleve të ashtuquajtura “inteligjente” vetëm e vetëm që të animoj tërheqje masive të vëmendjes të publikut naiv e të pa emancipuar sa dhe si duhet! Shprehur në gjuhën sociologjike, këta tipa protagonistësh, me imponimet e ligjërimeve të tyre dalluese (në; stil, në sens, e në qasje) e me pamjaftueshmërinë e shquar sociale, mundohen gjithnjë ta “infektojnë” publikun e gjerë me “budallaqet e fshatit” të Umberto Ecos…Dhuna e ushtruar publike, ndaj cilitdo qytetar (pa dallim; gjinie, moshe, etnie, kulture e religjioni) duhet ta brengosë si rendin ashtu edhe sistemin sociopolitik e madje edhe atë kulturor. Ama shumë më brengosëse është protagonizmi negativ që e ka pushtuar gjithë sferën publike mediatike shqiptare.

3. Po jetojmë në një hapësirë dhe dimension kohor, ku si thotë shkrimtari i madh Umberto Eko;”Kur dikujt i duhet të ndërhyjë për të mbrojtur lirinë e shtypit, atëherë ajo shoqëri është e sëmurë”. Pra protagonizmi negativ, ku gjuha dhunës si një manifestim i urrejtjes apo frustrimit që për imperativ nuk e ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të vërtetë, por, e ka maksimizimin e lexueshmërisë apo shikueshmërisë (lexo; klikueshmërinë!), është bërë ai synimi dominues sot. Për këtl dukuri tipike sociologjike, Umberto Eco na thotë që; “Mediat sociale u kanë dhënë të drejtën e fjalës budallenjve…Më përpara ata flisnin vetëm në bare pas një gotë me verë, pa e dëmtuar komunitetin. Ua mbyllnin menjëherë gojën, ndërsa tani kanë të njëjtën të drejtë fjale me një fitues të çmimit Nobel. Është pushtim nga budallenjtë”! Për Umberto Econ, sfera publike ku luhet loja e protagonizmave (lexo; budallenjve) negativ, është një dramë e vërtetë ngase, promovon “budallain e fshatit si garantues (pothuajse të vetëm!) të së vërtetës”, në vend të meritokratit dhe të dijturit. Shikuar kështu, ketë dukuri që po përhapet me aplikativitet masiv e shpejtësi drite… më shqetësuese dhe më brengosëse do duhej të ishte “pushtimi” dhe “zbarkimi” i “budallenjve të fshatit” në sferën publike dhe në komunikimin masiv publik, se sa aktet sporadike të ushtrimit të dhunës.

Sepse, pasioni për lirinë e shprehjes, nuk duhet assesi ta përfshij të drejtën e abuzimit e përgojimit me të tjerët…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu