ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Të ndalohet coptimi i trojeve shqiptare

Shkrime relevante

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Presidentja Vjosa Osmani në vizitë pune në Kanada-përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë...

Përkrahësja e madhe e kauzës Shqiptare, Edhit Durhami, përkujtim në 80 vjetorin e vdekjes

Edith Durham 1863-1944 Nail Draga, Ulqin Nga të dhënat e njohura  deri tash...

Prezantohet Fjalori i Madh për Gjuhën Shqipe, Gjinushi: U hartua nga 55 bashkautorë e 25 hartues

Nga Marseda Qefalia 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Në ditën e dytë të Kuvendit...

Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Nga edlira.ruzi 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë...

Shpërndaj

* Shërbimi për lirinë, është një shërbim i rëndë për atdheun!
___
Në mes kafes dhe cigares shqiptari vështron dhe pret Fati i tij quhet të presim, jeta e tij quhet nesër.
Sikur zërin ta dëgjojë zemra.
I dashuri mëmëdhe të dua kështu si je, por kur të shoh të “lodhure e të coptuar” do të të dua edhe më shumë…! Por ne, Kosova duket sikur ndodhet në anën e përtejme të kohës. Janë gjashtëmbëdhjetë vite që na ndajnë nga robëria serbomalazeze.
Duhet t’ju themi dy fjalë: “Ndalë coptimit të tokave shqipatre!” Të thella janë rrënjet e servilizmit e të tradhëtisë te të disa shpiptarë. Kahdo që të hedhish vështrimin sheh vetëm vdekje para kohe, coptim trojesh, tradhëti, korrupsion dhe varfëri të skajshme. Kahdo që të vështrosh duket sheshit se një stuhi e tmerrëshme ka kaluar këndej pari. Në tëvërtetë, populli di diçka di… Po jo atë që kujtojnë Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Petrit Selimi! Unë e di që mendja e tyre e varfër s’e kap dot… Coptimi i dytë qeveritar në Kosëvë. Ajo që pritej prej ditësh. Jo që merrej me mend. E megjithatë, kur lajmi u dha, të ngjedhet mishtë e trupit. Erdhi radha e Mustafës pas Hasim Thaçit. Dëshmia do të jetë e tmerëshme.
Kjo më ka shqetësuar mjaft. Ka zot ky vend. Apo “s’është” i yni. Për gati tremijë vjet, mbrojtja e interesave tona kombëtare ka qenë qeshtje e historisë sonë. Njëherë e një kohë Kosova i përkiste Shqipërisë dhe tokat e saj, shqiptarëve. Por një hordhi Grekësh, sllavësh të rreckosur dhe shpirttrazuar e përmbytën vendin. Qenë të uritur dhe të egërsuar. Dhe kaq e madhe ishte uria e tyre për kisha, tokë dhe për ta ndryshuar kulturën tonë, saqë ata më në fund e zaptuan tërë këtë tokë. Grabitën tokat e Shqipërisë, tokat e Kosovës, rrëmbyen prona e mëdha, i coptuan, rrahën, vranë e masakruan gjersa i bënë të tyret. Më e keqja, ata ngritën edhe shtëpi që ta quanin vetën pronar përmbi këto toka…
Çështja shqiptare ende vegjeton në margjinë të vendosjes ndërkombëtare, si brengosje humane dhe drojë për rrezikun potencial të konfliktit. Çështja shqiptare po ndërlikohet me parcializimin e saj, si çështje e brendshme e sovranitetit të shteteve të reja. Vazhdimi i terrorit serbomalazezë dhe zhagitja e çështjes shqiptare mund të shpien në një konflikt të përmasave me pasoja katastrofike.
Çështja shqiptare është çështje fundamentale kombëtare, e drejtë etnike, historike dhe ekzistenciale, nga zgjidhja e së cilës përcaktohet fati kombëtar në të ardhmen. Ajo nu mund të reduktohet vetëm në çështje të të drejtave njerëzore, sepse është çështje e pavarësisë dhe e sovranitetit kombëtar. Është çështje e vetëdijes për tragjedinë kombëtare, të përgjysmimit të saj në pesë shtete. Është ndjenja tragjike për traumat e këtij gjymtimi në zhvillimin dhe emancipimin shpirtëror, kulturor, ekonomik, politik e shoqëror të qenies kombëtare. Ekspansioni sllavo-bizantin e ka rudhur historikisht hapësirën etnike dhe ka detyruar degdisjen e gjysmës së kombit nëpër botë. Fataliteti I gjysmës rrezikon edhe sot qenien shqiptare. Shteti shqiptar i sotëm është i vetmi shtet në botë që kufizohet nga të gjitha anët me veteveten. Hapsira etnike shqiptare është njësi kombëtare, hisotrike, gjeografike, ekonomike e kulturore, ku jetojnë 7 milionë shqiptarë. Njësi të pushtuara të kësaj hapësire me mbi tre milionë shqiptarë sot janë: Kosova me krahun e saj lindor Preshevë-Bujanoc-Medvegjë dhe brezat kufitarë shqiptarë Plavë-Ulqin e Kumanovë-Manasitir-Florinë-Prevezë.
Çështja shqiptare sot është çështje e hapur ndërkombëtare, sepse e ka krijuar vetë diplomacia evropiane, sidomos Antanta, duke miratuar në Londër më 1913 e në Versajë më 1919 pushtimin sllavo-grek të gjysmës së hapsirës etnike shqiptare. Kjo është çështje e rëndë ploitike ndërkombëtare, ballkanike dhe evropiane, sepse është vatër e rrezikshmepër paqen rajonale dhe rendin e ri botëror. Çështja shqiptare është obligim moral e human i ndërgjegjes demokratike ndërkombëtare për t’i korrigjuar padrejtësitë historike ndaj një populli antic evropian. Është larg mendjes që Evropa mund të sigurojë paqen duke varrosur të drejtatme këtij kombi ose duke copëtuar tokën e tij – ka thënë gjatë Luftës së Parë Botërore diplomati amerikan George Ferd Ëiliams.
Realiteti i këtillë është i lindur me vetëdijën tonë kombëtare. Partit kanë pushtet të plotë edhe mbi smundjet, edhe mbi bishat, mbi krejt çka shihet e çka nuk shihet, mbi krejt çka preket e çka nuk preket, prandaj duhet ta pastrojmë shtetin nga injorantët e nga ferrat e tradhëtisë. Vendi i ynë është një vendë i shenjtë dhe vendet e shenjta duhet nderuar. Që fuqitë tona thjesht kombëtare, pa përkrahjen, të paktën në fushën politikës ndërkombëtare nga fuqitë e huaja nuk mjaftojnë për të shpëtuar atdheun nga rreziku ku e futi tradhtia e politës sonë. Ndërsa për realizimin e këtij qëllimi të përbashkët të qështjes së bashkimit të shqiptarëve sot është edhe raporti ndërmjet vetëdijes kombëtare dhe bashkimit të shqiptarëve. Madje vetëdija kombëtare konsiderohet përbërësi më i sigurt i kombit. Këtë e dëshmojnë edhe pohimet se pa vetëdije kombëtare nuk ka kombë, “nuk ka kuptim të flitet për kombin dhe për indentitetin e tij, nëse nuk gjurmohet identiteti i personave që e formojnë kombin dhe indentitetin që e formuan këtë politikë shterpe”.
Vlerësojmë se e vetmja zgjidhje e drejtë, e plotë dhe e përhershme e çështjes shqiptare është njohja e së drejtës së vetëvendosjes kombëtare e shtetërore të shqiptarëve në trojet etnike e historike, ku janë shumicë dërrmuese. Edrejta e vetëvendosjes është e drejtë kombëtare e universal dhe parim themelor i kartave të OKB-së, të Helsinkit e të parisit.
Zakonisht çështja kombëtare, sikurse ajo sociale e politike, është çështje e përgjithshme kombëtare, që kapërcen interesat e ngushta partikulariste e partiake, cilado qoftë dhe sado qoftë e madhe është ajo parti “kombëtare”… Do të duhej një vetëdije më e lartë e kombit, pikërisht ajo duhet të dilte përpara manipulimeve partiake për këtë çështje për qëllime pushtetore. Intelektualë do të quhen, jo ata që kanë grada shkollore e shkencore, pse JO, por ajo kategori njerëzish që mendojnë, që shtrojnë çështje e krijojnë synime e norma shoqërore, detyra e të cilëve është ta thojnë të vërtetën, të tjerët t’i besojnë… Sa kundërthanëse janë këto ndjenja të mia; në njërën anë jamë krenar për punën dhe qëndrimin e “palëkundshëm” të politakanëve tanë, në anën tjetër, nuk dua që ata të vdesin për të qenë heronjtë e të gjithëve. Mëkatin e paguam me jetën njerëzve dhe dhashtë Zoti e përfundon me kaq.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu