ARKIVI:
17 Shtator 2024

“Mesazh i keq”, prania e Kurtit në Konventën e Demokratëve në SHBA e alarmon Gjuriqin – ja reagimi i tij

Shkrime relevante

Rrjedhjet si ujëvare të grave Muslimane…!

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti ___ (Lirim Gashi, Prishtinë) PSE GRATË E MBULUARA MUSLIMANE...

Institucionet autonome në mbrojtje të identitetit kombëtar

Nail Draga, Ulqin Tema e dilema Në vendet më përbërje multinacionale me qeverisje...

81 vjet qyshkur u themelua Lidhja II e Prizrenit nga Kuvendi Kombëtar i Prizrenit

Instituti i Studimeve Historike "Lumo Skendo" Më 16 shtator 1943 , 81...

Në Blinisht të Lezhës, më 21 shtator 2024, në ora 10, promovohet libri “Pjetër Zarishi mes plagëve dhe tradhëtive të kohës’

Anna Hida  (Nushe Zhuba) FTESË TË GJITHË, të apasionuarve, mbas relacioneve të vërteta të...

Shpërndaj

Në foto: Marko Gjuriq

Gani Mehmeti

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 09:57

  • Pas pjesëmarrjes së Kryeministrit Kurti në Konventën e Demokratëve në Çikago dhe ngjarjet e organizuara nga NDI, nuk ka vonuar reagimi negativ i ministrit të jashtëm serb Marko Gjuriq në lidhje me këtë.

Gjuriq ka thënë për televizionin publik serb, RTS, se “ka qenë i shqetësuar” kur parë se “një njeri që shkel në këtë mënyrë të drejtat kolektive të njeriut jo vetëm të serbëve, por edhe të komuniteteve të tjera në Kosovë, ka mundësinë që ta shfrytëzojë një tubim të tillë për propagandën e tij politike”.

Por, siç pas fjalëve të tij, “nga vendi që ka zënë Kurti në sallë gjatë panelit, se nuk ka takime zyrtare me askënd, shihet se nuk ka asnjë ndikim”.

“Mirëpo është një mesazh i keq që ai është atje”, ka vazhduar Gjuriq.

Shefi i diplomacisë serbe ka pretenduar se i ka shprehur “shqetësimet e tij  në një bisedë cilësore” dhe ka shtuar se “bashkëpunimi i rëndësishëm për Serbinë mes Serbisë dhe NDI-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

Ai ka thënë se ka paraqitur këndvështrimin dhe qëndrimin e Serbisë dhe se ka paraqitur arsyet pse Beogradi mendon se “pjesëmarrja e Kurtit nuk është e duhur”. 

Gani I. Mehmeti

GJURIQ, MESAZHI MË I KEQ, ËSHTË KY QË SHKRUAN TI !

  • Gjuriq i mërzitur pse Albin Kurti është në Konventën e Demokratëve në SHBA!

Gjuriq ka thënë për televizionin publik serb, RTS, se “ka qenë i shqetësuar” kur ka parë se “një njeri që shkel në këtë mënyrë të drejtat kolektive të njeriut jo vetëm të serbëve, por edhe të komuniteteve të tjera në Kosovë, ka mundësinë që ta shfrytëzojë një tubim të tillë për propagandën e tij politike”. (Bota Sot, 21. 8. 2024).

Po, vërtet, lëre që Kurti nuk ka pyetur Gjuriqin të shkojë apo jo, por si u ka shpëtuar ky rast Demokratëve të SHBA e nuk e kanë pyetur Gjuruiqin !?

Kjo është « shqetësuese’ !

Ani kur merr shkakun se përse Kurti nuk ka qenë dashur të jetë atje, kje e devalvon dhe e hedh poshtë tërësisht  «shqetësimin» e Gjuriqit.

Nuk po i kujtohet Gjuriqit se  Serbia dh populli serb u shpallën gjenocidal, para pak kohe!

Sikur nuk e di Gjuriqi për të gjitha luftërat e shkaktuara në ish Jugosllavi isht Serbia, me pretendim të krijimit të një Serbie të Madhe, duke i vrarë popujt e tjerë, që të jetojë vetëm populli serb!

Kurti nuk ka shkelur të drejtat e asnjërit në Kosovë, për çka  mërzitet»  Gjuriq. Ato është duke i shkelur shteti serb me Gjuriqat në krye, veçanërisht ndaj popullit shqiptar në Serbi. Këtë e di mirë Gjuriqi.

Edhe sot, kush është duke shkaktuar destabilitetin në Ballkan, përveç Serbisë?

Nuk do të kishte asgjë më të mirë se kur njeriu e njef vetveten.

Pra, më i keq se ky mesazhi yt, nuk ka asgjë, Gjuriq.

Qenka e rëndë kur kriminelët flasin për paqe!

K O M E N T E

2 KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu