ARKIVI:
22 Shtator 2024

Nga veprimtaria atdhedashëse e pakashticëve, shembulli i Hasan Ismail Pakashticës

Shkrime relevante

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

Pakashticët, veprimtarë të çështjes kombëtare shqiptare gjatë gjithë kohërave, qoftë në arsim, në pjesëmarrje aktive dhe luftarake, por gjithherë në mbrojtje të vendit, herë edhe individualisht e herê edhe në organizime të tyre apo të tjerëve, por gjithherë tê inkuadruar dhe të interesuar për luftimin e armikut.

Pakashtica është fshat i komunës së Podujevës.

Në kohën e Perandorisë Otomane ata nisën të shkolloheshin, qoftë edhe në gjuhën e pushtuesit otoman, mbasi në vend nuk kishte shklolla në gjuhën amtare. Mirëpo, edhe kështu, ata u treguan shumë të aftë dhe arritën tituj profesionalë. Shumë nga këta kishin arritur edhe gradën e lartë të Hafëzit. Këta, edhe pse ksishin mësuar në gjuhën e pushtuesit, mendjen e kishin tek çështja kombëtare dhe interesoheshin se si të arrihet çlirimi prej pushtuasit.

Këta    hafuzë u prinin edhe çështjeve shkencore, sa ata vetë kishin porositur që me rastin e vdekjes së tyre, studentët e mjekësisë të hapnin trupin e tyre, të mësonin edhe për shkakun e sëmundjes së tyre, por edhe praktikisht të shihnin tê gjitha organet e brendshme të njeriut, pse vetëm me punë praktike ata do të aftësoheshin për të ndihmuar të sëmurët e tjerë, qoftë përmes operacioneve, qoftë përmes barërave. Po e ceku këtë element, pse deri vonë, e ndoshta edhe sot, tek shqiptarët  nuk preferohej të prehej trupi i të vdekurit, për çka, me rastin e vdekjes në spital, vraponin ta nxirrnin kufomën ende pa e prerë.

Pakashticët janë të shpërngulur nga fshati Pakashticë e Podujevës. Të parët që u shpërngulën prej këtij fshati ishin Imailët. Këta fillimisht u vendosën në fshatin Bajçinë, por disa e lidhin me fshatin Bradash.

Quhen Imailët, se Ismaili u shpërngul në Bajçinë. Ismaili pati katër djem; Hamitin, Bajramin, Hasanin dhe Abdullahun. Prej tyre, Bajrami u shpërngul në Prishtinë heret bashkë me Hasanin. Ndërkaq, Hamiti dhe Abdullahu mbetën në Bajçinë. Këta të Prishtinës iu rrekën të merren me profesionin e argjendarisê, profesion që edhe sot e ushtrojnë shumë prej tyre, ani pse kanë vazhduar edhe në studime të ndryshme dhe kanë mbaruar fakultete të ndryshme dhe njihen me mbiemrin PAKASHTICA, pra në emrin e fshatit prej të cilit e kanë origjinën.

Kësaj radhe, fjalën e kemi për Hasanin, vëllain e Bajramit, qê ishin shpërngulmur në Prishtinë.

Hasani ishte një njeri trim dhe i fuqishëm.

Nuk e dimë vitin, thuhet se ishte rreth vitit 1912 dhe është përcjellë se njëri nga kryeçetnikët e Serbisê që ia kishin mësyrë Llapit, kishte qitur fjalë në kufirin Kosovë – Serbi e kishte thënë se nuk ka bir shqiptari që guxontë më dalë në ballë, në mejdan për të luftuar me të se cili do ta vriste tjetrin.

Për një moment, vërtet nuk ishte lajmëruar askush. Kur Hasani sheh se nuk po lajmërohet askush të dalë në mejdan me çetnikun serb, lajmërohet vetë. Me t’u lajmëruar edhe dalin në dyluftim. Thuhet se të dy paskan gjuajtur përnjëherë njëri-tjetrin dhe që të dy kanë vrarë njëri-tjetrin. Por, ka edhe fjalë se, Hasani e ka vrarë kryeçetnuikun serb, deri sa ai nuk e kishte qëlluar Hasanin, por dikush tjetër nga serbêt kishte ndenjur gati dhe posa sheh se u vra komandanti i tyre, e qëllon Hasanin.

Si do që të jetë, ky ishte një gjest atdhedashës i Hasanit dhe do duhej të mos harrohet e të përfshihet edhe në historië, të çmohet heroizmi adthedashês i tij dhe të mos harrohet, sepse,  edhe ky ka dhënë atë më të çmueshmen – jetën, ashtu si çdo hero e dëshmor nëpër vite deri sot.

Lavdi Hasan Ismail Pakashticës, emri i tij qoftë i paharruar!

Në foto: PAKASHTICA: Aty ku quhet Katuni i Pakashticës, Llap.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu