Sh.Çoçaj/RTKlive
Presidentja Vjosa Osmani në një postim në Facebook ka shkruar për takimin e së enjtes me shefin e CIA-s, William Burns.
Presindetja Osmani ka shkruar se aleanca me Shtetet e Bashkuara është garanci për siguri, paqe e sukses!
“Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns. Aleanca me Shtetet e Bashkuara është garanci për siguri, paqe e sukses”, shkruan ajo në Facebook.
Ndryshe shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës, William Burns sot është takuar me kryeministrin Albin Kurti.