ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Jo pushimi, por specat me mazë, buka e shpisë, flijat…

Shkrime relevante

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Presidentja Vjosa Osmani në vizitë pune në Kanada-përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë...

Përkrahësja e madhe e kauzës Shqiptare, Edhit Durhami, përkujtim në 80 vjetorin e vdekjes

Edith Durham 1863-1944 Nail Draga, Ulqin Nga të dhënat e njohura  deri tash...

Prezantohet Fjalori i Madh për Gjuhën Shqipe, Gjinushi: U hartua nga 55 bashkautorë e 25 hartues

Nga Marseda Qefalia 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Në ditën e dytë të Kuvendit...

Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Nga edlira.ruzi 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë...

Shpërndaj

Teuta Haxhijaj, tregimtare
___
Pas me shumë se 6 muaj jashtzakonisht të stërngarkuar n’punë dhe n’shpi, shkuam me prindërit n’pushim te pjesa tjeter e familjes n’Kosovë.
Atje erdh puna qashtu që më duhej të zgjedhja n’mes shkuarjes n’det ose me ndejtë 10 ditë me nanën n’shpi dhe natyrisht unë e zgjodha këtë të dytën, plus një “listë” të punëve që kisha m’i ba: m’i lëshu pulat herët e m’i nguju n’mbramje, me ju qitë me hangër, m’u kujdes per qenin, per macën, m’u çu herët me ujitë serën, m’i nxjerrë kepët… plot punë de.
E megjithatë nanë e bijë po i kalonim ditët më të bukura të mundshme bashkë. Qetesi, ushqim bio, kohë pa stres.❤️
Por ditët e numërueme kalojnë shpejt dhe erdhi koha me iu kthy punës e perditshmërisë pas 3 javësh pushim.
Tortura e alarmit herët n’mengjes, më duket që ua kalon të gjitha torturave tjera, është e pakrahasueshme bile. E tillë ishte edhe n’mengjesin e parë të punës pas pushimit. Edhe pse shumë herët dhe pergjumshëm, i mendova rend të gjitha alternativat e mundshme se qysh kisha mujtë me jetu dyqysh pa punu por asnjëra prej tyne nuk ishte e kënaqshme dhe prap s’pata çare pa u çu. Pa pik’ disponimi, hundë e buzë bashkë, nisa me qitë kafen.
N’zhveshtoren e repartit kishin qenë edhe tri kolege tjera te cilat flisnin e keshnin. Po ku e merrnin gjithë atë disponim aq herët se, plus ditë e hane, Zoti e din. Nejse, shyqyr që s’janë tetanë si unë, sytë gati te mbyllun nga m’rrolat se mos pyet kush për pacienta.
Mbasi i datha patiket e pashë që i kisha mbathë dy çorapë me ngjyra të ndryshme. Hajt more, i thash vetës, se nuk m’i sheh kerkush, po kush m’i kqyrë çorapat se. I mora pantollat m’i veshë…
– Kolege, po m’doket se m’u pshtjellën pantollat me t’njanës prej juve se po m’binë t’ngusht. A?
I kontrolluan numrat e pantollave edhe ato e edhe unë dhe erdhëm n’përfundim se ishin përnime pantollat e mi. Qysh more?! E tash?! -“Këtë e ka pushimi”- tha njana prej tyne tuj keshë për me vazhdu edhe tjerat pastaj. Pushimi jo por specat me mazë, buka e shpisë, flijat…😬
Nga ai mëngjes kanë kalu gati tri javë. Përveç kafesë së zezë futë dhe si zakonisht pa sheqer, të tjerat janë reduktu n’minimum. Mirë po shkon puna. Plus po m’bjen ma lirë se s’kam hesap m’i ble tana teshat e reja tash. Qy.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu