Nga: Kolec Traboini
___
Festa e Baba Abaz Aliut të Turkmenistanit çfarë lidhje ka me shqiptarët e Gjergj Kastriotit? A ka mendje të kthjelltë të ma shpjegojë?
Po mali i Tomorit nuk ka asnjë lidhje more me ardhacakët e Abaz Aliut të Firifistunit që na i shpallni heronj e profetë. Tomori ka lidhje vetëm me Dodonën Pellazgjike të Pellazgo Ilirëve autoktonë, pse po vazhdon akoma pushtimi nga hordhitë e sulltanëve që kishin veshur petkun e predikuesve të ushtrive pushtuese e tash ne i quajmë profetë? Jalla çfarë besojmë! Si hallakatemi?! Po pse në Kosove plancat e Sulltan Murat Pushtuesit i nderojnë e i kanë bërë edhe tyrbe he i marroftë Zoti, siç i ka marrue se shkojnë e falen te plancat e zorrët e pushtuesve. Ai është me nder një qenef e këta me mendje ne Mesjetë e konsiderojnë tempull.
Çfarë zorraxhijsh paskan qenë. I mloftë marrja siç i ka mbulue.
More a jemi bijt e Gjergjit apo bijt e Dreqit. A mundet kush me më kallzue? Ju lumtë atyre të Lëvizja E Deçanit që po kthehen në origjinë, atje ku ishin dikur me Gjergj Kastriotin tonë që e kemi fe e atdhe bashkë. E kemi gjithçka. Pa atë nuk do të kishte Shqipni në faqe të dheut. Po do ishim Tarrtakutstan e shpella e shejtanit.
Pse jemi popull i shprishun, pse dalim si mesjetarë e manifestojmë fenë në rrugë. Ka 25 vjet që kam pyetur publikisht në shkrimin tim “Çfarë i solli feja e pushtuesit popullit shqiptar”. Hiq pergjigje. Rrinë si shushakë e kinse nuk i dëgjojnë fjalët tona. E kanë mendjen tarabulluz e zorrë sulltanësh.
Shkoni e shihni çfarë bëhet këto ditë në Tomorr, zorrë e planca kudo. 10 mijë bagëti theren çdo vit vetëm në Kulmak, në malin e Tomorrit. Me këtë vapë gushti rrezik të bjerë murtaja. Plancaxhijtë shkëlqejnë e hedhin valle si zorra në prush.
More çfarë bëhet në këtë të mjerë Shqipëri, trupi në shekullin e 21 e mendja në mesjetë me hordhitë e zeza të Orjentit.
Historia e kohës se ushkurëve e bishtukut oriental nuk ka të ndalur.
Yxhym Mamlyk!
Kol Shkodrani