ARKIVI:
19 Shtator 2024

Në Kosovë nisin Ditët e Nënë Terezës 2024

Shkrime relevante

Disa syre të Kuranit bijnë në kundershtim me të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetuten laike

Ne gazeten „IslamNews“ (http://islamnw.wordpress.com ) “Le Kazakhstan interdit des sourates du Coran “ –“Kazakistani ndalon...

Serbia, po i “mjel” ShBA-në dhe vendet e BE-së, e Kosova kërkon heqjen e sanksioneve!?

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina 1. Shqiptarët, në mungesë të trashëgimisë...

Kosovë-Presidentja Osmani  në New York, Kryeministri Kurti në Bruksel  

Nga Behlul Jashari-PRISHTINË, 19 Shtator 2024/ ___ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani...

Mendime për librin “Ilirët e Bujarisë (Bavarisë) dhe shtrirja e tyre në Europë

Nga prof. ing. av. Sazan GURI Pasi lexova me kujdes librin e...

Shpërndaj

 Behlul Jashari, Prishtinë

 PRISHTINË, 25 Gusht 2024/ Në Kosovë nisin Ditët e Nënë Terezës 2024, nesër, në ditëlindjen e saj në 26 Gusht të vitit 1910, e do zgjasin deri më 5 Shtator-në ditën e përvjetorit të kalimit në amshim në vitin 1997.

Ipeshkvia Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup  (ITSHKSH) organizon Akademi Solemne në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, ditën e hënë, më 26 Gusht 2024, që sivjet përkon me 45-vjetorin e Çmimit Nobel për Paqe (1979).

Kjo akademi bën hapjen zyrtare të “Ditëve të Nënë Terezës 2024”, që do të zgjasin deri më 5 Shtator 2024, në ditëfestën liturgjike të saj.

Akademia do të mbahet në Qendrën “BogdaniPolis”, në orën 19:00, që gjendet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu, e lindur në 26 Gusht të vitit 1910 në Shkup, u bë Motra Tereze e Loretos (1929); Nënë Tereza – “Misionare e Dashurisë” (1950); Nobelistja e Paqes (1979), e Lumja Nënë Tereza (2003); Shën Nënë Tereza (2016).

Në 10 Dhjetor 1979, sipas raportimit në atë kohë të gazetës tradiconale të Kosovës Rilindja,  Nëna Terezë pasi kishte pranuar Çmimin Nobël për Paqe në Oslo ka deklaruar: “Përsa i përket prejardhjes, unë jam shqiptare, indiane përkah nënshtetësia, motër murgeshë katolike, përkah thirrja, që i përkas tërë botës…”

Nënë Tereza me Ibrahim Rugovën

Shugurimi i Katedralës Nënë Tereza u bë në 5 Shtator 2017, në ditën e 1 vjetorit të shenjtërimit e të 20 vjetorit të kalimit në amshim të Shenjëtëreshes Shqiptare.

Gurthemeli i Katedrales në Prishtinë është vënë në 26 Gusht 2005 për nder të 95 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë nga ana e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe Kardinalit të Uashingtonit Teodor Mekkerik.

“Sot është një ditë e madhe për kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po e bekojmë gurin e themelit të një tempulli të shenjtë, që i kushtohet Nënës së dashur shqiptaro-kosovare dhe Nënës së Njerëzimit – të lumturës Nëna Tereze – asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në gjithë planetin duke i afirmuar vlerat tona dhe duke ndihmuar gjithë njerëzimin”, shprehej gjatë ceremonisë Presidenti Rugova.

“Papa Gjon Pali i Dytë e ka përkrahur personalisht ndërtimin e kësaj katedraleje”, theksonte Presidenti Rugova.

Në Vatikan, në 20 Dhjetor 2003, Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali II-të e kishte pritur në audiencë Presidentin Rugova,  i cili e kishte njoftuar edhe me përgatitjet që po bënte Ipeshkvia e Kosovës për ndërtimin e Katedrales në kryeqyetin kosovar.

Katedralja Nëna Terezë në Prishtinë nisi të ndërtohej ndërkohë që ishte festuar 6 vjetori i Kosovës së lirë nga Qershori 1999. Në 2005-tën shënohej dhe 600 vjetori i lindjes së kryeheroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu