ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Pas çarjes se Vetëvendosjes, a u formua edhe një parti e dështakëve

Shkrime relevante

Kujtime e mendime rreth tridhjetë vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994 – 2024

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Më 1 tetor 1997 u...

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

Shpërndaj

Gani I. Mehemti

Kjo nuk është hera e parë e çarjes së Vetëvendopsjes. Kjo është hera e dytë e çarjes në këtë parti. Dhe, të mos harrojmë se, secilit që i rritet mendja së tepërmi, është e zeza e tij, pa të keqen e askujt .

Është e vërtetë se disa njerëz marrin vota  në çfarëdo partie që janë. Por, ata që marrin vota nuk marrin ato vota vetëm mbështetur vdetëm në personalitetin e tij, por edhe në bazë të partisë. Kështu, disave mëpastaj u rritet mendja dhe gjejnë disa «mospajtime» gjatë rrugëtimit dhe nga ato «mospajtime» iu duket vetja se u bënë dikushat, sa për të dalë nga kjo parti dhe me fitimin e «emrit» ata mashtrohen shum lehtë, sikur u bënë dikushat.

E, ky sistemi shumpartiak i jep mundësinë secilit të formojë parti, shoqatë, grup e çka jo tjetër. Ani more, mirë shumë. Le ta provojë secili veten se deri ku mund të shkojë. Por, këto lloje partish krijohen vetëm sa për t’u lodhur pak e humbin, a di si, sikur shurra e pulës, thuhet në popull! Këta mbesin rrugës dhe as që mund të shkojnë deri në fund, se populli ka nisur të vetëdijësohet. Ai që flet dhe përpiqet vetëm për vete, është i dënuar për të dështuar. E, ai që nuk flet për vete, por për shtet e për vend, ai ecën më gjatë, sa ecën më gjatë, varet prej tij sa ka kondicion, sa e ka mirë apo keq, që analizohet nga vetë zgjedhësit. Ani, kush na shkuaka në këtë partinë e re, ende të paformuar, por të projektuar!

Dështimi i tyre shihet ende pa u fromuar kjo parti, deri sa dihen edhe disa nga emrat që do i bashkangjiten. Për hesapin tim, sikur të mbledhurit  e rrugës që kanë mbetur pa asnjë rezultat prej kohësh, kur kishin  edhe partitë e veta.

Edhe këta që qenkan të pakënaqur  me vetëvendosjen, nuk di përse kanë qëndruar deri tani aty! Po, nejse, problem i tyre.  Po, ore, po. Le ta masin veten, le të shohin se deri ku mund të shkojnë.  Ani këta qenkan për çështje fetare të muslimanizmit. Sikur nuk paska bota mjaft muslimanë, dhe paska mbetur keq tek këta të Kosovës. Kosova është shtet laik, që do të thotë se nuk merret me të si shtet. Sa është kundër, nuk e di, por duhet të mbetet shtet laik. Shtet laik është edhe Franca e shumë shtete tjera të botës. Fetë nuk ka gjë të keqe nëse zhvillojnë akltivitetet e tyre, por duhet ditur se çfarë roli kanë ato dhe çfare duhet të luajnë – jo të përzihen qeverisë a shtetit.   Ritet fetare janë të lira, por në vendin ku e kanë. Jo në rrugë, jo në shkolla, jo në fakultete.

Dhe, bëjë një krahasim të sotëm me të kaluarën jo shumë të largët, me atë sa unë mbaj mend.

Hoxhët përpara thoshin se edhe lutjet kur bëhen, nuk është mirë të ekspozohesh, por pa reklamim, se ashtu Zoti e pranon më mirë lutjen ndaj tij.  Sot është e kundërta, Janë disa që përpiqen edhe me dhunë të detyrojnë të shkosh në drejtimin e tyre, se po nuk shkove, të trajtojnë kundër apo antifetar.  Shkojnë e ku do që janë, para syve të botës, bëhen kinse po i luten Zotit, por nëse shikon veprat e tyre, ata janë më antimuslimanë sesa ata që nuk luten! Po, sepse ata që nuk «luten» nuk bëjn keq, shikojnë punën e vet, ndërsa shumë nga ata që «luten», me gjasë luten vetëm para të tjerëve, e nuk lënë të keqe pa bërë! Është mirë të analizohet se cilët qenkan më të mirë.

Me një fjalë, me këta që dilkan nga Vetëvendosje, kjo parti u çëruaka edhe më shumë. Nuk them se ishin apo janë të paditur, por me kërkesa të  paarsyeshme, sepse, deputeti nuk zgjedhet në baza fetare, por kombëtare e shtetërore. Dhe, cili do deputet që nuk ka vlera kombëtare, shtetërore, edukative, arsimore, shkencore e përparomtare me kohën, për mua është i dështuar.

Prandaj, të kenë parasysh partitë, të gjitha partitë, se kë po e kandidojnë për deputet.

Një mik imi, tani i ndjerë, Halit Gimolli, thoshte. As kaun si ka nuk do ta mbaja nëse nuk ka inati! Unë po them, asnjë kandidat që nuk është nacionalist, atdhetare e përparimtar – nuk do e kandidoja për deputet, se nuk ka vlera. Nuk na duhen llomotitjet e gjata e të shumta, por fjalimet me vend e  për shtet. Të gjitha të tjerat bijnë poshtë.

Sa i përket fesë muslimane, është Bashkësia Islame e Kosovës, atje mnd të garojnë të interesuarit.

Kuvendi dhe depuetët brenda tij, të punojnë për mirëqenien e popullit për në këtë botë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu