ARKIVI:
18 Prill 2025

    Ibrahim Kelmendi i reagon Ardian Vehbiut për “diskriminimin që i bëhet islamit dhe favorizimin për krishterizmin”

    Shkrime relevante

    STOP krizës institucionale!

    Florim Zeqa Në të kaluarën dita e zgjedhjeve dhe dita e formimit...

    Fahri Xharra, intelektuali dhe atdhetari që dallon nga të tjerët

    Nga: Qamil Zekolli Fahri Xharra një njeri intelektual, poliglot,(shtatë gjuhë të huaja),...

    Lepuj me Isën, luan me Lumirin!

    Idriz Zeqiraj, Gjermani ___ Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 e plandosën LDK-në 10.5...

    Kosova është një zonë zgjedhore, të bëhet me 5-7 zona zgjedhore!

    Sheradin Berisha * Një propozim për ndryshimin e ligjit zgjedhor! Pse Kuvendi i...

    80-vjetori i Masakrës së Tivarit(1945-2025), vendi i krimit të madh pa simbolin e kujtesës

    Nail Draga, Ulqin Në vendet më traditë demokratike me rastin e datave...

    Shpërndaj

    Ibrahim Kelmendi, Gjermani
    ___
    REAGIM
    ___
    I respektuar Ardian Vehbiu, e lexova shkrimin Tënd. Nuk e kuptova mesazhin, për të mos thënë se të keqkuptova si të brengosur për diskrimin që i bëhet Islamit dhe favorizim që i bëhet Krishterimit.
    Edhe shqiptar, edhe musliman, katolik, ortodoks, nuk është e mundur. Religjionet janë sajuar për asimilim të popujve.
    Shqiptar musliman, shqiptar katolik, shqiptar ortodoks, jane hibrid i shpifur. Ata janë viktimë e indoktrinimeve terrorizuese si fëmijë nga prindet e tyre (si rasti im), nuk besojnë, nuk praktikojnë religjionet e tyre, por gënjejnë vetën dhe të tjerët se qenkëshin pjesëtarë të komuniteteve përkatëse religjioze.
    Nuk më besohet se ka njeri në shekullin 21, me një lugë kafe tru racional e iluminst, që beson se Jehova ka urdhëruar të vritet me gurë vajza e fejuar, në shesh publik, nëse hetohet të ketë bër seks para martes (Bibla), apo se ka urdheruar Allahu:
    “Dënimi i atyre që kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij [Mohamedin] (…), nuk është vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, të gjymtohen e t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, por edhe të dëbohen nga vendi [copat e masakruara]. Kjo është poshtërim për ta në dynja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.” [Kurani, 5:33]
    Respekti ndaj besimtarëve si viktima nuk do të thotë se duhet të respektohen sikur të ishin NJEREZ e shqiptar, meqë besimtarët fetarë janë potencial i përhershëm për krime, sulme terroriste, luftëra, për hir të zotave e profeteve të tyre.
    TUNG
    (ibrahim Kelmendi)

    K O M E N T E

    2 KOMENTE

    1. Lexova shkrimin e Ardian Vehbiu-t.
      Mu duk sikur kete shkrim e ka ba nji i pashkolle, qe flet ne kryqezim te rrugave me sojin e vet injoranta.
      Sa na mohon historine botnore dhe faktet historike, pse mor zotni nuk na spjegon se çka asht islami dhe profeti Muhamet, seketu e ke hallin ti. Bile bile hallin ma te madh e ke se shqiptart kan fillu me i hape syte dhe po e braktisin islamin vullnetarisht. Nuk hin minarja n’thes mor Ardian.
      Po te kishin kene islami dhe Muhameti diçka potzitive, nuk do te emigrojshin mbi 40 miljon musliman nga vendet islamike dhe te shkojshin pikrisht ne vendet e perparume kristjane. Asht jeta, asht prektika qe i ven vulen teorise.
      Ne qofte se nji teori asht e drejte, pozitive, ateher ajo teori do te funksiononte edhe ne jete.
      Dhe e kunderta ne qoftese nji teori asht e gabume, ateher ajo teori nuk gjen zbatim ne jete. Deshton. Pra islami ka deshtu. E vertetojne ikjet e muslimanve ne Prendim.
      Kete e diftoi jeta edhe per teorine e komunizmit.
      Pra shkrimi i Ardian Vehbiut ka sens mohues e jo pohues.
      Natyrisht ky lloj shkrimi asht ba per ata qe nuk kan kurrfare kulture, pra per injoranta.

    2. Nuk do te cuditem nese neser-pasneser Ardian Vehbiun do ta shoh krah per krah me keshilltarin e larte te Albin Kurtit, Hysamedin Ferrajn i cili tek Skenderbeu e sheh zanafillen e tradhetarit kombetar kurse tek Ballaban Pasha e sheh origjinen e nacionalizmit shqiptar.
      Mjerim.

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu