Zeqir Bekolli
Tashmë, është caktuar edhe data për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës. Krahas kësaj date kanë nisur edhe joshjet partiake ndaj publikut. Si zakonisht ato nisin me shtresat më të prekura të shoqërisë: pensionistët, punëtorët dhe shtresën sociale që përbëjnë shumicën e votuesve.
Dikush garanton se pensioni do të bëhet 450 euro, edhe pse kur ishte në qeverisje nuk e luajti për asnjë presë e pikë, pos pagës së vet, që nuk i mjaftonte për kravata. Së voni, edhe Qeveria del me propozimin për rritjen e pagës minimale në 350, tash në fund të mandatit, kur atë ka mundur ta bënte para katër vitesh.
Tash kjo pagë nuk e ka vlerën e 150 eurove, pas devalvimit që ndodhi.
E njëjta është dashur të bëhetj 600 euro, sepse gjërat kanë lëvizur. Duke mos e rritur pagën mesatare, në këtë mandat katërvjeçarë, Qeveria aktuale, ndikoi, që qytetarët e Kosovës ta lëshojnë vendin, për shkak të halleve ekonomike dhe teknokracisë së pushtetit, që iu bë një dëm i pallogaritshëm shtetit.
Tash të presim premtimin e radhës, për pensionistët, ndaj të cilëve Qeveria për katër vite bëri krim, duke i lënë me nga 100 euro!
Me ardhje në pushtet bëri një manipulim duke thën se, e eliminoi ligjin diskriminues për pensionistët, që ishte një mashtrim i radhës.
Asgjë nuk ndryshoi pos u përkujdes për anëtarësinë dhe stafin e vet. Ndaj, ka ardhur koha, që mashtruesit e vjetër dhe të rinj, qytetarët t’i ndëshkojmë me votën e lirë, për t’u dhënë një leksion të mirë, që herëve tjera, atë që e premtojnë duhet ta realizojnë.