Atdhe Geci
___
Jetë shqiptare, jetë me plotë histori
ti je populli im, mendja dhe dijësit
e lindur në vendlindjen e Homerit
Dea, ti je ëndrra grua, je ajo që dua
*
Udhët që kanë art poetik më dehin
vetullat tua me ngjyrë bari e lulesh
më rikthejnë në ditët e rinisë sonë
dhe në netët e fshehura për dashuri
*
Dea, sot festojmë një çast të vogël
një çast sa një epokë të puthurash
ti ëmbëlsisht më mbushë ëndrrën
dhe më mbulon vetminë e çasteve
*
Ky dhé është vend i të dashuruarve
arenë fushash të betejave të mëdha
arat e livadhet dardane ndriçojnë,
gjuhën që e flasim dhe shkruajmë.
*
Dea, të ndjej, të dua, o grua njeri
këtë po ta them nga zemra e shpirti
je e edukuar, me parime, je e ditur
di të bësh dashuri! Je ajo që e dua!…