ARKIVI:
28 Nëntor 2024

Kosova, Rusia dhe strategjia e mbrojtëse e Shqipërisë socialiste

Shkrime relevante

Në Kishën “Shën Abrahami” të Llapushnikut, Sot iu rikthyen krishterizmit familjarë, shumë individë dhe familje shqiptare

Në Kishën "Shën Abrahami" të Llapushnikut, Festa e Flamurit Kombëtar Shqiptar,...

Lufta në Ukrainë dhe pasojat për pozitën ndërkombëtare të Kosovës

Nga: Luan Dibrani Lufta në Ukrainë, që ka filluar në shkurt të...

Pyetje për Andrija Mandiqin, Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi

Gani I. Memeti Pas kërkesës së kryetarit të kuvendit të malit të...

Kryeministri Albin Kurti shtroi drekë për ambasadorin Hovenier dhe stafin e tij në shënim të Ditës së Falënderimeve të SHBA

Prishtinë, 27 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti shtroi...

Nëse do ta njohësh karakterin e Shqiptarit, jepi pushtet për ta pa se mund të bashkohet edhe me armikun …!

Afrim Caka, Gjakovë A DËSHIRONI TA NJOHËSH KARAKTERIN E SHQIPTARIT, JEPI PUSHTET Ndonëse...

Shpërndaj

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë

Në kohën në të cilëm jetojmë duket që e ardhmja është gjithnji e pa sigurt. Nga historia kemi mësuar se ka pasur gjithnji njerëz që janë munduar të parashikojnë natyrën e ndryshimit dhe të pasigurisë, por që nuk kanë mundur t’ia arrijnë me saktësi. Megjithatë ka qënë dhe vazhdon të jetë një përpjekje e nevojshme, sepse kostoja e luftës sot është e tillë që pasojat e dështimit sot mund të shkojnë deri edhe në ekzistenciale.

Pamvarësisht se nuk kemi ndonjë top kristali magjik për të parashikuar luftën dhe të ardhmen, vëndin e këtij topi e zë historia, e cila me mësimet e saja na jep mundësinë më të mirë për të përcaktuar jo vetëm formën e veprimit në të ardhmen, por edhe si duhet përdorur ajo.

Klauzeviçi sugjeron se “ çdo epokë ka llojin e vet të luftës, kushtet e veta kufizuese dhe paragjykimet e veta të veçanta”.

Ndaj çdo periudhë ka teorinë e vet përkatëse të luftës dhe të mbrojtjes të bazuar në kushtet specifike, por që këto kushte mund të qëllojnë të jenë të ngjashme në periudha të ndryshme të historisë.

Tashmë ka pothuajse 4 vjet që njësoj si ai djali i bariut i cili herë për shaka, e herë për kuriozitete, e herë për inetersa të pa shpjeguara thërret që ujku po sulmon tufën e deleve edhe Kryeministri i Kosovës thërret se Sërbia do e sulmojë Kosovën. Këtu nënkuptohet një sulm i armatosur ushtarak konvencional i ushtrisë së rregullt të Sërbisë.

Por që deri më sot një gjë e tillë nuk është materializuar.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk mund të ndodhi ndonjëherë në të ardhmen, panvarësisht se kush mund të jetë në pushtet në Kosovë. Ndaj edhe në vend që rrimë duke bërtitur si ai djali i bariut, dhe që mos të na ndodhi si i ndodhi edhe atij, që fshatarët dikur u lodhën duke vrapuar drjet tufës dhe asnjëherë nuk sulmoi ujku, por të vetmen herë që sulmoi me të vërtetë, ata nuk erdhën sepse menduan se edhe këtë herë djaloshi po kënaq vetveten, dhe nuk po thotë realitetin, prandaj na del detyre që të përgatisim mbrojtjen tonë, me qëllim qe ujku te mos na zejë asnjëherë ne befasi.

Edhe më parë është diskutuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri mediatikisht, se çfare në realitet duhet të bëjë Kosova që të jetë e gatshme për të përballuar një sulm të mundshëm nga ana e Sërbisë. Dhe gjithnjë, pamvarësisht opsioneve dhe sugjerimeve të dhëna, unë për vete e kam parë se nuk janë të mjaftueshme për të realizuar një mbrojtje adekuate.

Por, kësaj radhe, në ndihmë të zgjidhjes së kësaj dileme, mua më erdhi historia. Dhe kjo erdhi si pasojë e sulmit të forcave ukrainase, të cilat sulmuan Rusinë në territorin e Kurskut. Ashtu si ndodhi sulmi ukrainas, në mënyrë të papritur e të pa parashikuar, mund të ndodhë edhe sulmi serb kunder Kosovës. Ashtu si e gjeti Ukraina të pa përgatitur Rusinë për një sulm të tillë, nuk duhet të gjejë Kosovën një sulm i tillë i Sërbisë.

Dhe përgjigjen e një strategjie mbrojtjeje adekuate, për një rast të tillë, e gjeta në historinë e Strategjisë Mbrojtese prej Shqipërisë Socisliste, në kohën e monizmit. Dhe kjo pervoje u shpalos nga Shefi i Shtabit të Përgjithëshëm i Ushtrisë Ruse, Valeri Gerasimov.

Me datë 13 gusht të këtij viti, në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, ku Shefi Gerasimov ishte duke raportuar për ngjarjet në zonën e Kurskut, ndër të tjera, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Ruse i propozoi udhëheqjes ruse riorganizimin e mbrojtjes Ruse në kufirin shtetëror te saj.

Ai propozoi që, kjo mbrojtje të bëhej duke shtuar, përveç postave të kufirit, edhe batalione të këmbësorisë, të paisura me artileri, duke formuar kështu një brez sigurimi mbrojtes. Dhe vazhdoi duke thnë se: “ Këtë organizim me Brez Sigurimi, me fortifikime nga më modernet botërore për kohën, e ka pasur në mënyrë unikale vetëm Shqipëria, në kohën e Enver Hoxhës”.

Dhe propozoi që, edhe Rusia të kopjojë këtë lloj brezi sigurimi, për të perballuar cdo lloj sulmi te befasishem nga cdo armik i saj i mundshem.

Por si ka qënë i realizuar në Shqipëri, kjo që ka qene emertuar “Brezi i Sigurimit”? Brezi i Sigurimit kufitar në Shqipërinë Socialiste ishte i organizuar në 3 skalione, ose vija mbrojtjëse.

Vija e parë ishin postat e kufirit.

Në vijën e dytë ishin batalionet e këmbësorisë të cilat njiheshin si Batalione art-mitraliere, pasi ishin të pajisura me mitraloza të lehtë e të rëndë të këmbësorisë, në mënyrë për të patur fuqi të madhe zjarri, por edhe largësi të madhe për ta goditur sa më thellë armikun me zjarr. Gjithashtu në përbërje të tyre kishte edhe topa 75 mm, që njihen ndryshe si topa pa dridhje, me qitje direkte, si dhe mortaja 60mm dhe 82mm.

Këto batalione në atë kohë 60% e personelit përbëhej nga ushtarë të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Në ndihmë të këtyre batalioneve ishin vendosur kompanitë e zbulimit të ushtrisë. Ndërsa në vijën e tretë ishin rreshtuar bateritë e artilerisë së topave 122mm me nga 4 topa secila, ku 75% e zjarrit të tyre ishte parashikuar të binte në territorin e armikut, që atëherë ishte Jugosllavia dhe Greqia. Të gjitha këto forca shtriheshin në një brez deri në 12 km nga kufiri shtetëror.

Dhe përderisa një nga ushtritë më të mëdha të botës, e cila ka prodhuar gjithnjë teori dhe strategji ushtarake, kësaj here po kërkon të kopjojë një strategji mbrojtjese unike të Ushtrisë Popullore Shqiptare, përse ne të mos e marrim këtë strategji dhe ta aplikojmë për mbrojtjen tonë në Kosovë?!

Ky është një nga ato rastet e rralla, që të bëjnë të ndihesh krenar për të kaluarën e ish – Ushtrisë sonë Kombetare, për aftësitë e saja dhe teoritë e saja luftarake dhe mbrojtëse, në të cilën prindërit tanë kanë qënë pjesë.

Dhe ashtu si e thotë edhe Klauzeviçi: “ çdo periudhë ka paragjykimet e veta specifike”, besoj se në konteksin e mbrojtjes kjo teori e Brezit të Sigurimit të Ushtrisë Popullore në Shqipërisë Socialiste është baza më e mirë nga e cila mud të nisi krijimi i një teorie mbrojtëse për Kosovën, nëse nuk duan ta aplikojnë direkt atë ashtu si e kishim edhe ne.

Tirane, 1 Shtator 2024

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu