Sh.Ç/RTKlive
Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie, Petrit Ajeti.
Në shenjë mirënjohjeje të përhershme ndaj SHBA-së, CIA-s dhe personalisht Burns, në objektin qendror të AKI-së u zbulua edhe pllaka simbolike.
Në këtë pllakë, përveç emblemave të dy agjencive, qëndron mesazhi që ia kishte transmetuar oficeri ushtarak amerikan Joseph Burns të birit të tij, William Burns-it: “Asgjë nuk mund të të bëjë më krenar sesa shërbimi me nder ndaj vendit tënd!”
Pllakën e zbuluan dy drejtorët, Petrit Ajeti dhe William Burns.
“Asgjë nuk mund të të bëjë më krenar sesa shërbimi me nder ndaj vendit tënd!”. Ky ishte mesazhi që oficeri ushtarak amerikan, Joseph Burns, i kishte dhënë të birit të tij, William Burns, mesazh ky që tani qëndron i gdhendur në një pllakë simbolike në objektin qendror të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI)”, thuhet në njoftimin e AKI-së. Ceremonia e zbulimit të kësaj pllake u mbajt më 22 gusht 2024.
Në ditën e parë ai takoi presidenten, Vjosa Osmani dhe shefin e AKI-së, Petrit Ajeti ndërsa në ditën e dytë takoi kryeministrin, Albin Kurti.