ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Moj e Bukura More, poezi nga Behlul Jashari

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Shpërndaj

Poezi nga Behlul Jashari

___

Një këngë arbëreshe natë e ditë të këndon

MOJ E BUKURA MORE

Më vjen si valët e Jonit si puhi e Alpeve

Det as bjeshkë se ndanë as s’e ndalë

Dashurinë e mallin për Arbërinë

 

Moj e bukura More

Poeti Serembe përtej shtatë deteve të kërkoi

Deri në çmendi deri në vdekje

Në det iu mbytën vargjet këngët

Përjetë mberti ajo dashuri ajo këngë për Ty

 

Më vjen si valët e Jonit si puhi e Alpeve

Më vjën si nga ëndërrat E Bukura More e Re

Me emrin e lashtë të tokës arbërore

A ta dua si bukurinë a si atdheun a si motrën

A mundem të mos e dua kur shumë e dua

 

Det as bjeshkë se ndanë as s’e ndalë

Ndjenjën për dashurinë etjen për bukurinë

Edhe kur e fshehim edhe kur e kemi të ndaluar

Edhe kur vetëm një Dritë e kam dritë në jetë

Që veç një herë lind kurrë pa përënduar

 

Dashurinë e mallin për Arbërinë

Një këngë arbëreshe përjetë e këndon

Moj e Bukura More

Ajo këngë shetitë nëpër kohë e botë

Herë mbushë zemrat gëzim herë mbushë sytë me lotë

 

***

 

(Shënim i 8 Shtator 2024: Kjo është një vjershë imja e fillimit të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, që e përshkruajta sot nga dorëshkrimi, ku ishte pa titull. Është një nga dorëshkrimet e mia letrare të pakëta që i shpëtuan zjarrit e zhdukjes gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. Pas muajëve që i kalova si refugjat lufte, kur u ktheva në Kosovë shumë dorëshkrime të tjera, mes tyre tre libra poezishë  (Ora e Diellit, Prohona, Kurdelkuqja), nuk i gjeta ku i kisha lënë a fshehur bashkë me librin tim Ecim kah një mrekulli, të botuar në vitin 1973 nga Shtëpia Botuese Rilindja në Prishtinë. Forcat serbe edhe kishin uzurpuar banesën time, ku nuk munda të shkoja kur duke raportuar si gazetar i akreditur te forca më e madhe ushtarake planetare nga kolona e tankeve të para të NATO-s  që hyri në Kosovë në Ditën e Lirisë –  12 Qershor 1999 mbërrita në Prishtinë…)

Forhåndsvisning av bilde

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu