ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Behixhe Mehmet Pakashtica, mësuese dhe këngëtare

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Shpërndaj

Behixhe Mehmet Pakashtica

Gani I. Mehmeti

Nga veprimtaria atdhedashëse e pakashticëve (vazhdimi i katërt)

BEHIXHE  MEHMET PAKASHTICA, MËSUESE DHE KËNGËTARE[1]

Behixhe Pakashtica është një nga figurat e shquara të shqiptarëve në Kosovë në kohën e pas Luftës së Dytë Botërore. Si bijë e Mehmet Pakashticës, njeriu i cili nuk kurseu fare pasurinë personale për të alarmuar Europën e viteve të `20-ta të shekullit XX për masakrat serbe që po i bënin mbi shqiptarët anekënd Kosovës. Behixhja u shkollua dhe përveç që punoi si mësuese, është njëra ndër mësueset e para pas LDB-së në Kosovë, që dha kontributin e saj edhe në lëmin e muzikës, të cilën jo që e pati vetëm për hobi por edhe si talente e këngëve popullure që ishte, e ndjeu edhe si obligim që të argëtojë dhe të vjelë këngën shqiptare, duke i kënaquar shikuesit para të cilëve këndonte atë kohë dhe për t`i kënaqë dëgjuesit në të gjitha kohët, kur këngët e saja jepeshin e jehonin përmes Radio Prishtinës, që fatkeqësisht nuk ka pasur mundësi të inçizoheshin në kamerë atë kohë, dhe, as që kishte TV në Kosovë.

Behixhe Pakashtica ka mbaruar shkollimin e lartë pas LDB dhe ka punuar si mësuese. Ajo përveç gjuhës shqipe, ka njohur edhe gjuhën turke, si prishtinase që ishte. Pas Nexhmije Pagarushës, ajo është këngëtarja e parë e Radio Prishtinës. Edhe sot gjenden në fondin e kartotekës të regjistruara gjashtë këngë të inçizuara të Behixhes. Këto këngë janë:

  1. Kënga e nostalgjisë, e inçizuar në vitin 1959;
  2. Qyteti im (1961);
  3. Dëshira (1960)
  4. Festa Kubane (1960)
  5. Mustafa (1960) – në duet me Zef Tupecin, dhe
  6. Pa ty s`kam jetë (1960) – në duet me Kolë B. Shirokën.[2]

Behixhja u shpërngul në Turqi me familje në vitin të 1961 dhe më nuk dimë se me çka është marrë atje – vazhdoi  këngën shqipe, apo vetëm me atë turke, sepse këndonte edhe këngë në gjuhën turke. Për më shumë, ne nuk kishim kontakte me njerëz që e njihnin. Mundemi të themi se, me largimin e saj nga Kosova, asaju iu, imponua çdo mundësi të vazhdojë me taleniçtin e saj në këngën shqipe dhe sikur shuhet, përkundër që ajo ka jetuar diku deri rreth vitit 2020.

Dimë se ajo nuk ndërroi mbiemrin kurrë, as si e martuar, as si e shpërngulur në Turqi, që nuk linin kujt pa ia ndryshuar mbiemrin. Behixhja, në shenjë përkujtimi nga Kosova, me vete mori për mbiemër emrin e fshatit nga ishin shpërngulur herët të parët e saj – Pakashtica, por me prapashtesën turke -li = Pakashticali, pas shpërnguljes në Turqi. Të vetmit me këtë mbiemër shkuan në Turqi kjo dhe vëllai i saj – Bajram Pakashtica, aktor dhe berber.

Behixhja lindi rreth vitit 1933-35. Jetoi në Stamboll dhe vdiq në fillim të viteve 2020, nuk e di saktësisht.

Figura të shquara nga fshati Pakashticë, ka edhe me dhjetëra. Mirëpo, këta të katër, ishin pothuaj të një familjeje, nisur nga Hasan Ismail Pakashtica, i cili dha jetën pêr Kosovën në kufi; duke u vrarë me kryeçetnikun në Merdare, që ishte xhaxhai i Mehmet Pakashticës, që edhe ky nuk kurseu pasurinë e tij për të ndalë masakrat serbe dhe përndjekjet për në Turqi të shqiptarëve. Vazhduam edhe me birin e Mehmet Pakashticës, aktorin e frizerin  Bajram Pakashtica, ndërsa sot, në vazhdimin e katërt paraqitëm bijën e Mehmetit, mësuesen dhe këngëtaren, Behixhe Pakashtica, trupi i të cilëve tretet në Turqi, me mallin e pashuar për Kosovën e shqiptarët.

Babai Mehmet Pakashtica  në mes me fëmijët e tij: Behixhe Pakashtica në të majtë dhe Bajram Pakashtica në të djathtë.

Lagja Behrami e Qenogës në Pakashticë, vendbanim i hershëm, që konsiderohet të ketë qenë edhe qytet,r që u shemb. Por, hulumtime arkeologjike nuk janë bërë.

Katundi Pakashticë

[1]  Gani I. Mehmeti : PAKASHTICA, Monografi, Podujevë, 2005, faqe 257.

[2] Titujt e këngëve, të kënduara nga Behixhe Pakashtica, të inçizuar dhe të ruajtura në fonotekën e Radio Prishtinës, janë marrë prej fonotekës së Radio Kosovës në Ptrishtinë në vitin 2002.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu