Prishtinë, 9 shtator 2024
Republika e Kosovës – Republika Kosova – Republic of Kosovo
Ministria e Mbrojtjes – Ministarstvo Odbrane – Ministry of Defence
Zyra për Marrëdhënie me Publikun – Kancelarija za Odnose sa Javnošću – Public Relations Office
Ministria e Mbrojtjes shpallë të hapur konkursin për pranimin e 300 ushtarëve të rinj të FSK-së
Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të rinjtë e të rejat e Republikës së Kosovës, nga mosha 18-25 vjeç, se nga sot, data 9 shtator deri më 8 tetor 2024, është hapur konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj.
Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, duke plotësuar formularin e publikuar https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply .
Ministria e Mbrojtjes mirëpret aplikacionet e femrave dhe meshkujve, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike.
BËHU USHTAR I KOSOVËS!
Ministarstvo Odbrane raspisuje konkurs za prijem 300 mladih vojnika KBS-a
Ministarstvo Odbrane obaveštava sve mladiće i devojke Republike Kosova, uzrasta od 18-25 godina, da će od danas, 9 septembra do 8 oktobra 2024 godine biti otvoren konkurs za prijem 300 novih vojnika.
Svi zainteresovani da postanu deo Vojske Kosova mogu se prijaviti na sajtu Ministarstva Odbrane, popunjavanjem objavljenog obrasca https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply.
Ministarstvo Odbrane pozdravlja prijave žena i muškaraca, bez obzira na etničku pripadnost.
POSTANI VOJNIK KOSOVA!
Le të zgjidhen të aftët ,të shëndetëshmit dhe me prirje në sportet marciale.
Falë Zotit kemi të rinj të shumtë që i plotësojnë të gjitha konditat,vetëm nevojitet seleksionimi i drejtë i tyre dhe pandërhyrje të partive politike e dhënie ryshfeti.
Para dy ditëve kisha nderin që të jem në vizitë në një Kazermë ushtarake të Zvicrës. Sinqerisht mbeta i mahnitur me organizimin dhe demonstrimin që bënin ushtarët zviceranë gjatë një soleminiteti.
Në mesin e tyre edhe çuni i mikut tim . Ai dhe shokët e tij na bënë ditën më të këndshme të vitit.
Udhëheqësit e kazermës komplet organizimin ua kishin besuar këtyre ushtarëve të rinj . Ata zbatuan me përpikëri urdhërat e eprorëve të tyre,ku secili vizitorë u fascionua me pritjen dhe punën e shkëlqyer të këtyre djemve e vajzave të mrekullueshme.
Të marrim anët e mira të Ushtrive të Perëndimit në mënyrë që edhe ne ta krijojmë një Ushtri të përsosur, kur dihet se na ka rënë fati t’i kemi fqinjë serbët, të cilët pa trazira e konflikte nuk mund ta imagjinojnë jetën.