Urime Rugovë! E fundit e more dhe ndër të parët e hodhe. E hodhe sepse kurrë s’tu kap. S’të rrinte dot ky petk i huaj që synonte të ta zaptojë shpirtin dhe mendjen… Të të bëjë rob të një kulture të huaj, të një kodi të shëmtuar, të një mendësie që nuk shartohej dot me zemrën tënde liridashëse malësore.
Të njoh unë Rugovë, të rrahurat e zemrës ti di. Nuk i gjynjëzohesh dot një zakoni dhe një libri të shkruar nga njëriu që thërret të mos jesh vetja. Që thërret në gjynjëzim dhe në nënshtrim, që të urdhëron të çkyqesh trurin dhe ta kyqësh në idhujtari të verbër një “sistemi vlerash” që nuk njeh gjak, nuk njeh farë e fis dhe nuk njeh atëdhe… Që të kërkon të egzistosh i përulur pa zë dhe pa mendje tënden. Që të egzistosh vetëm dhe vetëm për t’i shërbyer një fiksimi të interpretuar nga injorantë qafëtrashë që lakmojnë gjakun e vet për grua dhe ndjekës të verbër nga mendja…
Ti Rugovë i përkulesh atëdheut, gjakut dhe lirisë së popullit tënd. Dhe kur i drejtohesh një tempulli që përçon fjalën ngushëlluese për halle dhe derte të jetës, e dëgjon vetëm kur të flet shqip. Dhe nuk i përkulësh verbërisht. Merr, por edhe i jep, përderisa të udhëzon me respekt për ç’je. Me respekt për rrënjët që ke lëshuar thellë në gurajë dhe kersh të Rugovës dhe në tokë pjellore të Dardanisë.
Sepse, edhe kur kthehesh tek rrënjët, kthehesh për t’i ruajtur dhe jo për t’i kalbur ato.
Mu për këtë, ndër të parët edhe e hodhe rrobën e huaj. E hoqe dhe e hudhe në baltë, sepse nuk e kishte ngyrën tënde, sepse ngjyrën e baltës kishte. E bajtë me shëndet ai e kujt është, nuk është e imja, i the dhe ia ktheve shpinën.
Për hajr dhe për përjetësi Rugovë dhe Dardani!
(P.S. Kisha në foto është ngritur në troje të paraardhësve të mijë rugovas, vëllazëria Gjevukaj të Kuqishtës)!