ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Zana Ramadani në Gjermani me libër kundër islamit politik dhe mbulesës së gruas

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Shpërndaj

Zana Ramadani, shqiptarja nga Maqedonia, e cila qe bërë e njohur si bashkëthemeluese e organizatës “Femen” për Gjermani, është paraqitur së fundi edhe si autore e një libri.

“Die verschleierte Gefahr” (Kërcënimi i mbuluar) quhet ky libër, i cili në opinionin gjerman po bën jehonë për tonin kritik që autorja përdor kundrejt islamit politik, shkruan gazeta austriake “Die Kronne”, e cila ka zhvilluar një bisedë me Zana Ramadanin, transmeton albinfo.ch.

Është interesante se në këtë prezantim, shqiptarja 33 vjeçare e vë në thumb të kritikës pikërisht gruan myslimane, transmeton albinfo.ch. “Gratë myslimane udhëheqin në familje. Ato i edukojnë bijat e tyre që të bëhen krijesa amorfe e të pavullnetshme ndërsa bijtë e tyre, maço të llastuar”.

Vetë Zana Ramadani është rritur në një familje myslimane (shqiptare nga Maqedonia) dhe ka ardhur në Gjermani si vajzë e vogël 7 vjeçare. Ajo e ka ndjerë në lëkurën e vet forcën (dhunën) e së ëmës dhe e ka vënë atë në fokus të librit të saj.

“Dora e një myslimaneje godet në mënyrë shumë të lirshme mbi të bijën, edhe pse kjo nuk mbështetet në kuran. Gratë e shohin veten si mbrojtëse të një tradite , nga e cila kanë vuajtur vetë ato”, thotë politikania e CDU-së, përcjell albinfo.ch. Ajo nuk e kursen shoqërinë nga kritika për “maninë e tolerancës” së saj në lidhje me mbulesën myslimane të gruas.

Pavarësisht a është fjala për shaminë e kokës apo për burka, që të dyja janë fare qartë kundër barazisë së gruas dhe njëkohësisht janë simbole të islamit politik. Këto veshje simbolizojnë, sipas saj, paaftësimin dhe `defeminizimin`e grave.

Por përse atëherë edhe vetë gratë marrin pjesë në këtë proces? “Për shkak të sigurisë në familje. Shumë nga to nuk kanë jetë jashtë komunitetit të tyre. Ne duhet ta ndërpresim sjelljen tonë që islamin politik dhe diskriminimin e vazhdueshëm të gruas myslimane, duke e minimizuar, e paraqet si respektim të identitetit kulturor. Integrimi dhe arsimimi janë detyra të shtetit dhe jo të shoqatave të myslimanëve”, ka thënë Zana Ramadani në intervistë.

http://www.koha.net/kulture/2873/zana-ramadani-ne-gjermani-me-liber-kunder-islamit-politik-dhe-mbuleses-se-gruas/

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu