Burimi : Pueblo, e hënë, 15 shkurt 1965, f.31
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Shtator 2024
“Pueblo” ka botuar, të hënën e 15 shkurtit 1965, në faqen n°31, një shkrim rreth emocionimit të Mbretëreshës Geraldinë kur dëgjoj tingujt e muzikës hungareze në restorantin “El Budapest” në Madrid, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Mbretëresha Geraldina e Hungarisë (Shqipërisë) u emocionua nga muzika cigane
Burimi : Pueblo, e hënë, 15 shkurt 1965, f.31
E shoqëruar nga ambasadori hungarez dhe një grup hungarezësh me banim në Madrid, Madhëria e Saj Mbretëresha Geraldinë e Hungarisë (në fakt e Shqipërisë) nuk mundi të përmbajë emocionet e saj kur violina magjike e Serge Vörös-it luajti për motive të ndryshme nga folklori i pasur Magyar, gjatë darkës që mori pjesë në restorantin e vetëm hungarez që ekziston në Spanjë, El Budapest, në rrugën Montalbán. Vetëm fotografia e Gyenes shpreh gjithçka që mund të themi.
*Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/pueblo-1965-kur-mbreteresha-geraldine-emocionohej-nga-muzika-cigane-ne-restorantin-hungarez-el-budapest-ne-madrid/.
Nji mbret qe iku dhe la ushtrine dhe popullin vetem te çorgabnzuem, NUK ASHT MBRET, aqe ma teper qe kur iku vodhi Banken Kombetare.
Cudia s’ka limit . Nga z. Paul rishkruhet pseudohistoria e demagogëve bolshevike të 1944 e tutje,, madje deri më sot në shtator të 2024 kur faktet me dokumentacione në arshivat shteterore të Shqipërisë janë publikuar pas viteve 1990 – të . E kam fjalën për ” vjedhjen , zbrazjen ” e arkës së shtetit nga Mbreti Zog në viti 1939 .Lexoni të vërtetën e largimit të tij , vendimin e Parlamentit për pagesën që duhet të mirrte për familjen e tij dhe grupi që e përcollën . Që mos të humbisni kohë për të lexuar këtë lajm të fshehur nga pushtuesit dhe hajdutët e vërtetë që erdhën në pushtet në nëntorin e zi të 1944 ,,floriri i supozuar se u ” vodh ” nga Mbreti Zog u gjend me dokument e , de fakto në bankat e Italisë ( 2- 4 tonelata flori , nuk më kujtohet saktësisht se sa ) . Përfundoi aty gjatë ikjes me shpejtësi të ushtrisë hitleriane që nënkupton qartë se floriri nuk u rrëmbye nga Mbreti Zog . S’arritën t’a përvetsonin gjermanët ,pasi ato tonelata flori u përdorën për dëmshpërblimin e incidentit të Korfuzit ( vendim i gjykatës ndërkombëtare ) . Është pak të them mjerim z.Paul . Të përsërisni mashtrimet e kriminelëve dhe hajdutëve komunistë që nuk la shtëpi , familjarë pa ju vjedhur floriri , plaçka e mundi i një jete . Gja që prindërit e mij dhe krejt populli shqiptar nuk i përjetoi për aq vite sa ishte Mbreti Zog në pushtet . Ai që krijoi shtetin e parë të vërtetë shqiptar !!! Mjerisht ende dëgjojmë historinë mashtruese të atij shteti që historinë e shkruajti si deshi , të bardhën në të zezë e të kundërtën , ,,,, nga klasa kundërshtare .
Cka shkruj e shkruj me fakte, jo pse ka thane njeni apo tjetri.
Sa per Enver Hoxhen, ka fakte te pakontestushme qe ai e ka rjepe popullin shqiptar shumefish ma shume se ish mbreti Ahmet Zogu. Enver Hoxha ka depozitu sasina te mdha ari ne bankat e Zvicrres. Per kete kerkush nuk flet edhe pse mjaft persona e dijne mire.
Kalosh mire Rita.
Jo zotni , nuk nxirrni asnjë fakt veçse përsërisni at histori që un dhe ju në bankat e shkollës kemi mësuar se ,,indentik fjalë për fjalë ,, ” satrapi Zog vodhi floririn e mori arratinë ” .Kjo deri më 1990 se dolën dokumentat e fshehura që Mbreti Zog me VENDIM parlamenti merr 135 kg. flori ( në formë të monedhave të asaj kohe ) e tash krahasoni me tonelatat e gjetura në Itali se sa ” vodhi ” ky Mbret , kur për hir së vërtetës tim gjyshi afërsisht kaq i vodhën pushtuesit komunistë dhe e vranë pa dalë më gjygj aty në qelitë e torturave.Pëshpëris me vetveten Mbreti dhe gjyshi im një sasi e njëjtë pasurie .Dhe sa të tillë në krejt Shqipërinë feudale , të pazhvilluar në atë kohë por pak para lufte e dlirë , e pastër e lirë nga hajdutët komunistë . Shtoj dhe korrigjoj se këto tonelata flori nuk u morën ,vodhën nga gjermanët por një vendim i bashkëpunimit, miqësisë se shtetit shqiptar me atë të Italisë. I vetmi Mbret që i bëri rezistencë ushtrisë italiane në Ballkan ishte ai i Greqisë pasi kishte ushtri të kompletuar si atë tokësore ,ajrore dhe detare si dhe aleat Britaninë e Madhe. Nejse, kuptoj që nuk jeni i informuar për historinë e re që u fsheh për dekada . Po të ishin të vërteta akuzat e hajdutëve komunistë a do të rimerrte pronat i nipi në Tiranë ( aq sa ka marrë ) , a do të nderohej me statujë në mes të Tiranës ??? Janë dokumentat ata që u mbydhën gojën mashtruesve të historisë .Problemi qëndron se si të informohen të gjithë për historinë e fshehur ? Se atë vjedhje që i bënë popullit shqiptar për 44 vite ,at dëm ekonomik , shpirtror ai pushtet demon s’ja ka bo as një pushtues e për më tepër krijuesi i shtetit të mirëfilltë shqiptar ,Mbreti A.Zog.