ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Rezoluta 1244: Baza për Pavarësinë e Kosovës

Shkrime relevante

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Presidentja Vjosa Osmani në vizitë pune në Kanada-përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë...

Përkrahësja e madhe e kauzës Shqiptare, Edhit Durhami, përkujtim në 80 vjetorin e vdekjes

Edith Durham 1863-1944 Nail Draga, Ulqin Nga të dhënat e njohura  deri tash...

Prezantohet Fjalori i Madh për Gjuhën Shqipe, Gjinushi: U hartua nga 55 bashkautorë e 25 hartues

Nga Marseda Qefalia 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Në ditën e dytë të Kuvendit...

Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Nga edlira.ruzi 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë...

Shpërndaj

Nga: Basri Beka, Prishtinë
___
Rezoluta 1244 meriton një obelisk të madh në tokën e Kosovës, pasi shërbeu si bazë për pavarësinë e shtetit tonë!
Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar në qershor të vitit 1999, ishte pikënisja që i dha fund luftës në Kosovë dhe krijoi bazën për ndërtimin e institucioneve dhe vetëqeverisjen, duke hapur rrugën për pavarësinë e Kosovës. Edhe pse fillimisht synonte të siguronte një zgjidhje të përkohshme, ajo e futi Kosovën në një proces politik që kulmoi me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Para miratimit të kësaj rezolute, lufta në Kosovë, e udhëhequr nga UÇK-ja kundër regjimit serb dhe shtypjes brutale ndaj popullit shqiptar, përshpejtoi ndërhyrjen ndërkombëtare. Konferenca e Rambujes, mbështetur nga fuqitë perëndimore, i dha një ultimatum regjimit të Millosheviçit, të cilin ai refuzoi. Si pasojë, fushata ajrore e NATO-s dhe presioni ndërkombëtar çuan në miratimin e Rezolutës 1244 nga Këshilli i Sigurimit, duke i dhënë fund luftës dhe vendosur Kosovën nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara.
Kjo rezolutë jo vetëm që solli paqe, por e futi Kosovën në një proces politik të thellë. Ajo përfshinte, ndër të tjera, 6 pikat e Ban Ki-Moon-it, sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Standardet para statusit kërkonin që Kosova të përmbushte kritere demokratike dhe qeverisëse përpara se të diskutohej statusi final.
Raporti i Kai Aides, i dërguari i posaçëm i OKB-së, përshkroi situatën në terren dhe përgatiti skenën për bisedimet e Vjenës për statusin e Kosovës. Plani i Ahtisaarit, që u shpalos si një zgjidhje kompromisi, parashikoi pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës, duke garantuar të drejtat e minoriteteve dhe duke vendosur themelet për një shtet funksional.
Pas shpalljes së pavarësisë, roli i administratës ndërkombëtare filloi të zvogëlohej. Kompetencat e UNMIK-ut iu transferuan qeverisë së Kosovës, ndërsa EULEX-i, një mision evropian, mori një rol mbikëqyrës me mandat të kufizuar. Mbikëqyrja e pavarësisë përfundoi zyrtarisht me largimin e Peter Feith-it, dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur asnjë normë ndërkombëtare, as Rezolutën 1244, dhe se kërkesa e popullit për pavarësi u jetësua përmes të zgjedhurve të popullit.
Sot, situata në urën e Ibrit në Mitrovicë, që është nën sigurinë e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, mbetet një çështje e hapur, për shkak të interpretimit të gabuar të konceptit “juridiksion i përbashkët” apo “kompetencë e përbashkët” nga njëra palë e Rezolutës 1244. Nuk duhet harruar që që nga viti 2006 Kosova ka kompetenca të plota në siguri, e në veçanti që nga 2018 kur çdo rol ekzekutiv i është hequr EULEX-it. KFOR-i është ndërhyrësi i tretë dhe ka rol vetëm për të ruajtur paqen dhe lëvizjen e lirë. Kosova ka përmbushur detyrat e saj në procesin e shtetformimit, duke përfshirë edhe transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, dhe kjo situatë nuk do të zgjasë pafundësisht.
Pavarësia e Kosovës është tashmë një fakt i pakthyeshëm. Institucionet e Kosovës funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe asnjë institucion ndërkombëtar, përfshirë KFOR-in, nuk ka kompetenca për të abroguar vendimet e qeverisë së Kosovës apo për të ndërhyrë në qeverisjen e saj.
Heqja e Rezolutës 1244, megjithëse e penguar nga vetoja e Kinës dhe Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, është një hap simbolik që do të eliminonte pretendimet e sovranitetin të Serbis mbi Kosovën dhe kjo një ditë do të ndodhë!
Pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm. Çdo tentativë për të vënë në pikëpyetje këtë realitet, përmes institucioneve ndërkombëtare, është e pamundur. Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran, dhe çdo vendim që merr është ekskluzivisht në duart e institucioneve të saj legjitime.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu