ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Lëvizja e Deçanit ose katolicizmi si shpresa e fundit për rlindjen shqiptare

Shkrime relevante

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Presidentja Vjosa Osmani në vizitë pune në Kanada-përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë...

Përkrahësja e madhe e kauzës Shqiptare, Edhit Durhami, përkujtim në 80 vjetorin e vdekjes

Edith Durham 1863-1944 Nail Draga, Ulqin Nga të dhënat e njohura  deri tash...

Prezantohet Fjalori i Madh për Gjuhën Shqipe, Gjinushi: U hartua nga 55 bashkautorë e 25 hartues

Nga Marseda Qefalia 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Në ditën e dytë të Kuvendit...

Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Nga edlira.ruzi 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë...

Shpërndaj

Valentin Bruçaj, Milano
___
Ka pothuajse një vit që në jetën publike mbarë shqiptare ka lindur Lëvizja e Deçanit. Një lëvizje që në programin e saj ka kthimin në rrënjët e të parëve. Ky kthim vjen “nëpërmjet braktisjes së islamit, për faktin se islami nuk është i përputhshëm me kulturën shqiptare”. Ky lloj kushtrimi, nuk ka lindur nga ndonjë frymëzim ideologjik por është rritur dalëngadalë gjatë më shumë se njëzet viteve të fundit. Kjo lëvizje nuk është  asgjë tjetër vetëm reaksioni natyror kundrejt dhunës verbale të islamit politik në të gjitë hapësirën shqiptare, që është përfaqësur pothuajse nga i gjithë kleri musliman. Në dy dekadat e fundit, kleri musliman, krejtësisht i pashqetësuar ka sulmuar në mënyrë të dhunëshme, në çdo aspekt, kulturën shqiptare, identiten tonë historik përfshirë  figurat më të rëndësishme historike e kulturore. E gjithë kjo ka ndodhur ditën për diell, nën vështrimin hipokrit e pasiv të politikës dhe “elitës intelektuale “ që çuditërisht vetëm sot janë zgjuar nga gjumi letargjik duke ulërirë se po prishet harmonia fetare.
Historikisht një lëvizje e tillë përbën një diçka “sui generis” dhe  tejet revolucionare. Për nga rëndësia, në njëqind vitet e fundit vetëm pavarësia e Kosovës ka qenë kaq e rëndësishme.
Natyrisht braktisja e nje religjoni nënkupton përqafimin e një religjoni tjetër: rreziku nga religjoni islamik nuk mund reduktohet me laicizmin e një shoqërie; lypen dekada të tëra, për të mos thënë shekuj për të reduktuar forcën ofensive të islamit në mënyrë që shoqëria të konsiderohet laike . Kjo është për disa intektual të ndershëm që janë skeptik me këtë lëvizje. Nga anën tjetër, për kohën kur jetojmë dhe në kushte normale, do të ishte paradoksale të pretëndojmë që në një religion të shpëtoj një shoqëri nga një religjoni tjetër, aq më tepër për dy religjone që kanë të njëjtat rrënjë.
Në rastin e Kosvës nuk është aspak paradoksale, përkundrazi, është e vetmja rrugë.
Nuk ka asnjë dyshim se Lëvizja e Deçanit është një lëvizje revolucionare , por e një revolucioni paqësor. Nuk mund të ishte ndryshe. Jemi të gjithë vëllezër. Jemi të gjithë shqiptarë. Asnjë religjon nuk të bën më shqiptarë se një religjon tjetër. Por sot lind pyetja: islami dhe shqiptarizmi si dy koncepte mund të vazhdojnë bashkë. Hoxhallarët e Kosovës kanë pohuar se jo. Në prononcime të shumta, në këto dy dekada ata kanë vënë në dilemë çdo bashkëjetesë të mundëshme. Ata kanë deklaruar se flamuri i shqiptarëve nuk është i pranushëm me simbolet e islamit, që kultura e shqiptarëve nuk përputhet me parimet morale të islamit , që heronjtë e shqiptarëve duhen denigruar nga një musliaman, sepse kanë luftuar islamin. Për të gjetur çlloj dialogu e bashkëjetese mes islamit e shqiptarëve, duhen të jenë këta të fundit  që t’i përshtaten islamit. Jo anasjellas. Po ashtu, të rinjë të indoktrinuar në xhamitë e Kosovë kanë tentuar të kryejnë atentate terroristike nëpër Europë, duke vënë në rrezik shumë të madh marëdhëniet e Kosovës me Perëndimin . Pa harruar konfliktin e islamit me demokracinë dhe rrezikut që i kanoset shtetit të Kosovës nga ky konflikt.
Pjesëmarrës të tubimit të Lëvizjes së Deçanit që u mbajt pothuaj para një viti
– – –
Rikthimi në origjinën katolike, për shqiptarët, nuk është thjeshtë zëvëndësimi i xhamisë me kishën , por përbën shpëtimin e tyre historik. Në këtë moment historik, asnjë ngjarje tjetër politike, sociale  apo kulturore nuk mund të jetë kaq e rëndësishme sa përqafimi i katolicizmit si religjon.
As antarësimi në Bashkimin Europian. Kjo do të mundësonte rigjetjen e shpirtit kombëtar dhe rizgjimin e vlerave kulturore që nuk mund të mohohet se janë në rrezik. Tek katolicizmi, shqiptarët gjejnë të parët e tyre, gjejnë patriotizmin e zhveshur nga ideologjia. Gjejnë historinë, nga Gjergj Kastrioti deri te Ibrahim Rugova, duke kaluar nga Rilindja e ndritur. Një Kosovë katolike do ishte një Dardani krenare që do të identifikohej me vlerat europiane.
Nëse ka qenë providenca që ka ruajtur shqipëtarët në shekuj nga erërat që kanë fryrë në Ballkan, mund të themi se ka qenë vetë Perëndia që ka ruajtur një grusht katolikësh në Kosovë që një ditë shqiptarët të kenë një spirancë ku mund të kapën për të mos u fundosur në ujërat e turbullta të orientit.
Katolicizmi për Kosovën mund të thuhet pa frikë se është drita që shihet ne fund të tunelit në të cilin e kanë futur.
Ndoshta kthimi në origjinë nuk është zgjidhja e të gjitha problemeve, por më në fund do të kishim një religjon që do të mbronte interesat e kombit, jo një kolonë të pestë të ëndrrës neootomane, që sot përfaqësohet nga islami shqipfolës.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu