ARKIVI:
19 Shtator 2024

Lugina e Preshevës, nën kthetrat e Dudiqëve

Shkrime relevante

Mendime për librin “Ilirët e Bujarisë (Bavarisë) dhe shtrirja e tyre në Europë

Nga prof. ing. av. Sazan GURI Pasi lexova me kujdes librin e...

Loja e rrezikshme e Amerikës me Serbinë

Vudi Xhymshiti Më 18 shtator 2024, në mjediset e qeta dhe thuajse...

Ne nuk jemi më ata që ishim dje, poezi nga Ervina Toptani

Ervina Toptani, Vjenë Ne nuk jemi më ata që ishim dje, në prehër...

Shkodra qytet-bastion fundamentalist dhe terrorist islamik

Sulltan Mehmet - Fatihu (I tmerrshmi), shkatërruesi i Shkodrës deri në...

Shpërndaj

09 dhjetor 2023 | Burimi: Tanjug

Mevlud Dudić ponovo izabran za predsednika Mešihata Islamske zajednice u Srbiji

Novi Pazar – Pazari i Ri

Glasovima većine članova Izbornog tela za glavnog muftiju i predsednika Mešihata Islamske zajednice u Srbiji (IZuS) na novi petogodišnji mandat izabran je Mevlud Dudić.

Me votat e shumicës së anëtarëve të komisionit zgjedhor për myftiun kryesor dhe kryetarin e Mesihatit të Bashkësisë Islame në Serbi (IZuS) për mandatin e ri pesëvjeçar është zgjedhur Mevludin Dudiq.

Mevludin Dudiq sërish u zgjodh për kryetar i Mesihatit të Bashkësisë Islame në Serbi

Gjergj – Skender Jashari

  • Lugina e Preshevës, nën kthetrat e Dudiqëve që thonë: “ Emërtimi shqiptar daton që nga koha e krishterizmit, dhe ne si musliman që jemi nuk duhet ta përdorim.”

Shpesh kam thënë se jam me fat që kam lindur në fshatin Rahovicë, në fshatin ku historia e jonë iliro-arbërore është me mijëra vjet e rrënjosur, derisa asnjë të dhënë për prezencë të huaj nuk ka. Madje edhe mitet vetëm arbërisht flasin për këtë vend. Për fat dhe bekim, po në këtë fshat më  datat 5-7 nëntor 1443, gjatë  kthimit të Gjergj Kastriotit,  qëndroi bashkë me 300 Arbërorët në këtë vend. Kampimi i Gjergj Kastriotit dhe Ushtrisë së Tij,  u bë në fshatin Rahovicë, tek  Kisha dhe Manastiri i Artilevicës, e  që pastaj  u  quajt  nga  populli yn  si Kisha dhe Manastiri i Shën Gjergji( kurse serbët në shekullin XIX dhe XX filluan ta indentifikonin si Shën Gjergjin e Kapadokisë e jo për Gjergj Kastriotin).

Pa u thellu më tej në histori, pasi objekt i kësaj është diç tjetër, e asgjë nga këto aspekte historike, etnike, kombëtare, kulturore Arbërore nuk mjaftojnë, e shohikm që ka “bijë” shqipfolësish që më me endje i shërbejnë shkatërrimit e zhdukjes së çdo gjëje Shqiptare në këtë vend.

Edhe këtë radhë institucionet e Republikës së Shqipërisë, e cila e ka detyrë edhe kushtetuese dhe ligjore mbrojtjen e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ashtu edhe Republika e Kosovës, heshtin, siç historikisht dhe tradicionalisht kanë heshtur.

Para pak kohësh, në një “qilim” organizim fetar privat një “hoxhëpop” i fshatit Rahovicë, mes predikimit fetar kishte deklaru:” Emërtimi shqiptar daton që nga koha e krishterizmit, dhe ne si musliman që jemi nuk duhet ta përdorimi.” Nuk ka nevojë për asnjë koment dhe shtjellim më tej, pasiqë çdo person lehtësisht e kupton.  Në këtë rast kanë qenë prezent një numër i konsiderueshëm i miqëve dhe farefisit të asaj familje. Kam kërku nëse mundesha me gjejtë video-incizim, për ta publiku sesi “hoxhëpopat” e tillë, janë në shërbim kryekëput të Serbisë, por deri më tash nuk kam arritur me gjejtë.

Ky “hoxhëpopi” i quajtur Ismal  H., nga fshati Rahovicë është hoxhë dhe kordinator i Medresesë degës së Sanxhakut në Preshevë.

Vetëm pak ditë pasi para rreth dy vitesh kishin publikuar deklaratën e Dudiqit, në shtëpinë e kulturës në Preshevë, në një rast solemniteti të Medresistëve të Medresesë në Preshevë, kisha shkëputur pjesën ku hoxhë Ismal H, deklaronte propaganda politiko-isislamiko-çetnike, kundër nacionalizmit Shqiptar, ku thoshte:” Islami i kalon kufijt e nacionalizmit. Islami formulën e vetë kundër nacionalizmit, kundër racizmit, kundër nazizmit, kundër komunizmit, kundër të gjitha sistemeve( nënkupto sistemeve demokratike), të cilat shumë shpejt do t’i zhduken…”

. Në të njejtin rast, ishte present edhe Mevludin Dudiq, që në video në pjesë të shkëputur kisha publiku e që masivisht u shpërnda dhe u riposte nga shumë portale të tjera, deklaronte që “ne po bëjmë boshnjakizimin e Luginës së Preshevës, Kosovës…

Në gusht 2024, Mevludin Dudiqi sërish në Prizren deklaron diç të ngjajshme. As në këtë rast Institucionet respektive të Republikës së Kosovës, qoftë ato të sigurisë e as Bashkësia Islame e Kosovës, asnjë veprim a reagim nuk bëjnë.

Andaj atë që Serbia e humbi me luftë, po përpiqet ta rikthej me isislamizëm. Tashmë Luginën e Preshevës, pothuajse e ka isislamizu, srpskimuslimanizu, boshnjakizu. Sot, faktoriteti i Luginës së Preshevës, është minimalizuar, sa që problemi politik i saj, askund as nuk përmendet.

Kush janë këta “hoxhëpopat” e Luginës së Preshevës!?

Fillimisht, Lugina e Preshevës e në veçanti Karadaku u islamizuam nga pushtimi serb pas 16-18 tetorit 1912, pasiqë në çdo njësi ushtarake të Serbisë, kishte hoxhë. Derisa kriptokatolicizmi ishte dukuri më e përhapura në këtë rajon sesa në çdo rajon tjetër të Trojeve tona. Prandaj sot, shohim që radikalizmi, ekstremizmi i këtyre isislamikëve të Luginës është rrënnjësisht e thellësisht i lidhur me agjenturat e Serbisë.

Si gjatë Luftërave tona Ҫlirimtare e ashtu edhe më pas, Serbia përmes dy-tre fshatrave të Luginës së Preshevës, ka drejtu operacione agjenturore isislamike kundër Republikës së Kosovës. Një ndër këto fshatra është edhe fshati Rahovicë. Grupa e “hoxhëpopave” gjegjësisht e agjentëve islamik të Serbisë të këtij fshati, tashmë pothuajse % për % janë të njohur me emër e mbiemër, e që edhe institucionet tona të sigurisë në Kosovë dhe Shqipëri janë të informuara.

Tradita në shërbikm të isislamit serb, nuk është thjeshtë personale e këtyre individëve. As në rastin e këtij Ismal H. nuk bënë përjashtim. Kontributi i këtyre në shërbim të isislamizimit të Shqiptarëve sipas planeve të Serbisë është e vazhdueshme. Vëllau i këtij Ismal H., quhet Isuf H., i cili është njohur  gjoja si “nacionalist”( edhe pse ne që e kemi njohur, kemi pasur dyshime!). Isuf H., ka qenë i përfshirë si agjent i Serbisë në demostratat e viteve 1989 e mbrapa. I njejti ka qenë i përfshirë edhe në shumë procese të tjera politike, për Pavarësinë e Kosovës-natyrisht në to, kishte detyra të veçanta për Serbinë. Kamuflimi i veprimtarisë së tij( Isuf H.) bëri që shpesh të maskohej sikur ishte puro nacionalist.

Pas viteve 90-ta të shekullit të shkuar, edhe Isuf H., dhe vëllau i tij Ismal H., u përfshi në rrymat vehabiste isislamike të dirigjuara prej Serbisë. Derisa edhe një vëlla i tyre, u përfshi edhe më parë, gjithashtu i lidhur me Serbinë, në aktivitete kriminale ordinere( kontrabandë me drogë) në vendet perëndimore.

Koha kur doli në shesh fytyra e vërtetë ishte Lufta e Kosovës, e plotësisht u dekonspiru në Luftën e UҪPMB-së. Djali i vëllaut të Isuf e Ismal H., ishte mobilizu si pjestarë i UҪPMB-së në  brigadës 115, e quajtur “Karadaku” e më pas “Njazi Azemi-Mjekrra.” Me rënijen e Mjekrrës, pjestari i familjes së Isuf e Ismal H. dezerton. Në rastin e Betejës së Rahovicës 12-15 maj 2001, në fshatin Rahovicë, Isuf H., i frikësuar në palcë, vje në familjen time, ku i bje në “besë” babait tim, që ta shpëtonte nga UҪPMB, sepse i thoshte që e kërkonin për tradhëtinë ndaj Mjekrrës (Njazi Azemit). Sipas Isuf H., atë e akuzonin si udhëheqës të nipit të tij( dezertorit), që kishte gisht në tradhëtinë ndaj Mjekrrës( për herë të parë këto info menjëherë më pas më ishin tregu-pasi ishte largu Isuf H., edhe ashpër kisha reagu.). Edhe pas Luftës së UҪPMB-së, në disa raste djali i vëllaut dhe vetë Isuf H., është përfshirë në spijunimin dhe tradhëtimin e disa veteranëve të UҪPMB-së.

Derisa Isuf H., u martu me vajzën e tezës së tij, e që kjo në atë rast shkaktoi një përplasje dhe papranueshmëri edhe në mesin e popullatës Shqiptare të besimit islam. Derisa filloi edhe konfrontimin me hoxhallarët tradicional në xhamitë e fshatit Rahovicë( këto përplasje u bënë së paku 10-15 vite përpara përplasjeve që do i shihnim më vonë në Kosovë).

Derisa Ismal H., nuk u përfshi në procese politike, por ishte njëri nga “nxënësit” që Serbia dërgoi për në vendet arabe, në vitet e 90-ta, për t’i përgatitur për hoxhallarë vehabist-salafist. Financimi i tij gjatë atij qëndrimi atje, ishte i siguruar, gjithashtu qarkullonin deri thashetheme, e të cilat tërthorazi konfirmoheshin edhe nga familjarët e tij, që merrej edhe me veprimtari kundërligjore në vendet arabe. Një nga mësuesit e Ismal H., siç ai vetë e deklaron, është Muhammad Said Ramadan Al-Bouti, i cili është islamik neo-tradicionalist, që i bashkon 4 shkollat islame sunite dhe besimin ortodoks Ash’arite,e që është kundër ideologjive si sekularizmi, marksizmi dhe nacionalizmi derisa është në një vijë me vehabizmin. Ky është vrarë më 2013 në Damask. Por edhe mësuesit e tij të tjerë ishin të njejtës frymë radikale, ekstreme isislamike si: Wahbah  dhe Muhamad Mustafa al-Zuhayli, Mustafa Dib Al Bugha etj. Për t’u kthyer në Luginë të Preshevës, ku u përfshi si “professor” në Medresenë në Preshevë, e më pas do zgjedhej si kordinator i saj.

Prandaj ato gjëra që në Luginë të Preshevës, agjentët isislamik të Serbisë së paku disa vite e deri 10-15 vite më përpara i praktikojnë, do duhej të na shërbejnë si mësime, që së paku në Kosovë e në Trojet tjera ku kontrolli i qeverive tona(të Shqipërisë dhe Kosovës) janë më në nivel të duhur, të mos tolerohen apo së paku të amortizohen. Prej nga nuk janë rastësore, fyerjet që i bëhen Heronjëve, Dëshmorëve, Flamurit, Kombit, Shenjtës Nënë Terezës etj.

Është ky Islam, që Serbia e përdori për islamizimin e Sanxhakut të Nishit( falë së cilës arriti t’i shpërngulë për në Anadolli, Muhaxherët), e po i njejti islam që nga Serbia u përdorë për t’i isislamizu Shqiptarët e Luginës së Preshevës e më gjerë. Pastaj i njejti Islam që i islamizoi dhe turqizoi, srpskimuslimanizoi dhe boshnjakizoi Shqiptarët nën ish-Jugosllavi, e pasojat janë pa, qindëramijë të dërguar në Anadolli, derisa Sanxhaku i Novi Pazarit e ruajti islamin pasiqë ajo nuk e pengonte Serbinë, por e humbi Gjuhën, Kulturën tonë, të cilat e pengonin. Kështu ndodhë edhe në Luginë të Preshevës, që Serbia i talebanizon, isislamizon, srpskimuslimanizon, boshnjakizon, turqizon, denacionalizon, ua humb shpresën, i shpërngul a dëbon.

Më:15.09.2024

Gjergj – Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

_____

Preshevapress

PreshevaPress.com | Pjesë nga fjalimi i Ef. Mevludin Dudiq të mbajtur në Preshevë në muajin maj të vitit 2018 gjatë një aktiviteti të Medresesë së Luginës, e… | Instagram

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu