ARKIVI:
19 Shtator 2024

Institucionet autonome në mbrojtje të identitetit kombëtar

Shkrime relevante

Kosovë-Presidentja Osmani  në New York, Kryeministri Kurti në Bruksel  

Nga Behlul Jashari-PRISHTINË, 19 Shtator 2024/ ___ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani...

Mendime për librin “Ilirët e Bujarisë (Bavarisë) dhe shtrirja e tyre në Europë

Nga prof. ing. av. Sazan GURI Pasi lexova me kujdes librin e...

Ne nuk jemi më ata që ishim dje, poezi nga Ervina Toptani

Ervina Toptani, Vjenë Ne nuk jemi më ata që ishim dje, në prehër...

Shkodra qytet-bastion fundamentalist dhe terrorist islamik

Sulltan Mehmet - Fatihu (I tmerrshmi), shkatërruesi i Shkodrës deri në...

Shpërndaj

Nail Draga, Ulqin

Tema e dilema

Në vendet më përbërje multinacionale me qeverisje demokratike për ruajtjën dhe mbrojtjën e pjesëtarëve të popujve të ndarë përkatësisht të  pakicave kombëtare janë formuar institucione të pakicave të cilët janë në mbrojtje të identitetit të tyre kombëtar, duke dëshmuar në mënyrë praktike përkushtimin për barazi qytetare e nacionale, ndërsa  shqiptarët në Mal të Zi janë dëshmi e shpërfilljës së identitetit kulturor e arsimor si në kohën e monizmit dhe tash në pluralizëm sepse pushteti vazhdon me qasje unitariste që është në kundërshtim me standardët ndërkombëtare

Mbrojtja e identitetit kombëtar të shqiptarëve  në Mal të  Zi  në rrethana të reja shoqërore në kohën e pluralizmit, paraqet çështje te mbijetesës në  këtë mjedis multinacional dhe multikulturor. Ndonëse me rënien e sistemit monist është pritur që të ndodhin ndryshime cilësore, por jemi dëshmitarë se  nuk ka ekzistuar gadishmëria e pushtetit për ndryshime sepse  këtu  ende është i pranishëm  mentaliteti i kohës së monizmit, por tash me sintagmen e “shtetit qytetarë”. Nëse përjashtojmë themelimin e komunës së Tuzit për territorin e Malësisë nga 1 shtatori i vitit 2018, që është e arritura e vetme, që është dëshmuar në praktikë si shumë pozitive,  ne rrethanat e reja shoqërore në kohën  pluralizmit, për shqiptarët  çdo gjë tjetër i ngjason kohës së monizmit  që nuk është në favor te avancimit  te të drejtave  sipas standardëve ndërkombëtare.

Shqiptarët me status të dyfishtë 

Duke marrë parasysh se Mali i Zi me strukturën heterogjene të popullsisë,paraqet rast specifik në Evropën Juglindore,por në këtë mozaik të popujve shqiptarët  dallohen nga popujt e tjerë  me histori, gjuhë, kulturë e traditë, sepse janë të  vetmit që nuk iu takojnë popujve sllavë.

Pikërishtë në saje të tyre elementeve  në këtë vend ata veçohen  me status të dyfishtë, sepse nga njëra anë  janë shtetas të Malit të Zi, ndërsa nga ana tjetër janë pjesë e pandarë e popullit shqiptarë. Andaj, kemi të bëjmë me një binom i cili  meriton qasje të veçantë,  nga strukturat qeveritare  në Mal të Zi.

Por, një dimension i tillë deri më tash nuk është trajtuar  asnjëherë nga strukturat qeveritare, çështje e cila duhet të jetë preokupim i të gjithëve  e në veçanti të partive politike të shqiptarëve, si përfaqësues autentik të tyre. Pikërisht në këtë drejtim ata nuk duhet  të heshtin, por duhet shtruar kërkesa të vazhdueshme sipas standardëve ndërkombëtare    për avancimin  e pozitës dhe statusit të  shqiptarëve në Mal të Zi.

Çështje parësore janë institucionët autonome, sepse të tillët janë në mbrojtje të identitetit   kombëtar të çdo populli, duke filluar nga qeverisja lokale e pakicës(komunat) deri të institucionet e ndryshme qe janë enkas në mbrojtje të identitetit kombëtar(informimi, arsimi dhe kultura). Formimi i institucioneve te tilla,  janë në favor të avancimit të pozitës dhe të statusit të tyre në mjediset multinacionale dhe multikulturore, sipas standardëve ndërkombëtare.

Sfidat e mbijetesës

Të ndodhur në kuadër të Malit të Zi, si me herët dhe me pas në ish republikën socialiste, ndaj shqiptarëve pushteti kishte strategji të veçantë kundër identitetit kombëtar të shqiptarëve. Ne këtë aspekt ekzistojnë të dhëna të mjaftueshme, sepse ndiqej politikë e asimilimit dhe ajo e shpërnguljes. Ishte ky një veprim perfid i pushtetit  për spastrim të heshtur etnik, të viseve shqiptare në këtë mjedis.

Brezi i ri nuk mund ta kuptojë se deri në vitin 1968, mësuesi në shkollat më mësim në shqip, orën në ditarin e klasës e ka shkruar në gjuhën serbe. Po ashtu të tilla kanë qenë edhe dëftesat shkollore, qe janë dëshmi e diskriminimit praktik. Nga ana tjetër përveç abetarës dhe librit të leximit  që ishte në shqip, të tjerat  kanë qenë sipas konceptit unitar arsimor, duke mos respektuar veçantitë e shqiptarëve në këtë mjedis, që ka të bëjë me lëndët mësimore  te identitetit kombëtar.

Por, pas demonstratave të vitit 1968 në Kosovë, u bënë ndryshime pozitive edhe te shqiptarët në Malt të Zi, sepse, u hapën shkollat më mësim në gjuhën shqipe ne vendbanime të ndryshme nga jugu në Ulqin dhe Rozhaja në veri. Ishte kjo koha e rilindjes arsimore e kulturore të shqiptarëve në këtë mjedis. Për të parën herë deftesat dhe librezat shkollore ishin në gjuhën shqipe, ndërsa tekstet shkollore arrinin nga Kosova.

Në lidhje me shkollimin e nxënësve shqiptarë në shkollën fillore duhet cekur se disa shqiptarë vazhduan si më parë  për ti dërguar fëmijet e tyre në shkollat në gjuhën serbe. Kemi të bëjmë me  një veprim perfid të pushtetit, qe ishte kundër identitetit kombëtar të shqiptarëve.

Por, në sajë të demonstratave në Kosovë në vitin 1981, filloj fushata shtetëtore kundër shqiptarëve, gjoja se janë duke luftuar nacionalizmin shqiptar, që pati pasoja të mëdha deri në ditët tona. Në këtë aspekt u rrudhosën edhe ata të drejta të pakta të realizuara me herët ku më së shumti e pësoi arsimi, sepse u ndryshuan programet mësimore si dhe u ndaluan të përdorën tekstet shkollore të botuara në Prishtinë, duke përdorur tekstet nga autorët sllavë të përkthyera në shqip, që ishte kundër identitetit kombëtar të shqiptarëve dukuri qe  fatkeqësisht vazhdon edhe sot!

Institucionet   identitare  në favor të barazisë

Në  rrethana të reja shoqërore e politike në pluralizëm në mjediset multinacionale nuk mund të mendohet me filozofinë e kohës së monizmit, sepse në pluralizëm  në skenën skenën politike janë të pranishme partitë politike të popujve të ndryshëm qe janë përfaqësues autentik të tyre.   Në këtë drejtim  përvoja pozitive e vendëve të ndryshme demokratike evropiane, duhet të jetë model në Mal të Zi, sepse në pluralizëm  përveç institucioneve qeveritare shtetërore çdo kush duhet të ketë institucionet e tyre  të mbrojtjës së identitetit, që janë në favor të avancimit të pozitës dhe të statusit të tyre në mejdisin përkatës.

Pikërisht angazhimi për institucione autonome  sidomos nga fusha e arsimit  dhe e kulturës me financim nga buxheti i shtetit, duhet të jetë preokupim i vazhdueshëm i subjektëve politike të shqiptarëve si përfaqësues i tyre autentik.

Çdo përpjekje e angazhim  ne këtë drejtim, nuk cenon të drejtën e të tjerëve, andaj duhet të mbeshteten edhe nga subjektët tjera politike në Mal të Zi sepse është në favor të avancimit të barazisë  qytetare e nacionale dhe eliminon hegjemonizmin shtetëror. Andaj në favor të kësaj çështjeje për shqiptarët është e nevojshme të themelohen:

Qendra e  arsimit shqip, ku si ingerencë do të kishte planprogramet shkollore, tekstet mësimore dhe administratën  shkollore   dhe

Qendra  Kulturore Shqiptare, si subjekt autonom për mbrojtje, zhvillimin dhe hulumtimin e vlerave kulturore shqiptare në Mal të Zi, që do të ishin të financuara nga buxheti shtetëror.

Guximi i munguar

Ndonëse  partitë politike të shqiptarëve duke qenë pjesë e koalicionit qeveritar nga viti 1998 e më pas, nuk kemi informacion se këtë çështje e kanë trajtuar në tryezën e takimëve. Dhe nga një qasje e tillë  dëshmon se ata nuk kanë  pasur guxim me u marrë me kërkesat legale dhe të ligjshme në mbrojtjën e identitetit kombëtar të shqiptarëve në këtë mjedis. Një qendrim i tillë opurtunist iu konvenonte strukturave qeveritare sepse deri sa nuk ka kërkesa  nga ata  si përfaqësues , atëherë çdo gjë qenka në rregull(!). Dhe nga një qendrim i tillë indiferent nga partitë politike të shqiptarëve pjesëmarrëse në qeverisje qendrore, nuk ka pasur mundësi të paraqiten kërkesa konkrete  për  themelimin e  institucionëve të pakicës nga fusha e arsimit dhe e kulturës.

Duhen veprime konkrete

Pjesëmarrja në Qeverinë aktuale me tre ministra ku njëri është në rolin e ndihmës kryeministrit  si përfaqësues autentik i shqiptarëve qe është hera e parë në Mal të Zi, duhet shfrytëzuar maksimalisht, në favor të avancimit të pozitës së shqiptarëve në këtë mjedis. Sepse çdo kërkesë e shqiptarëve që është në favor të avancimit të pozitës së tyre e cila nuk është kundër të tjerëve duhet të miratohet nga çdo qeveri demokratike. Ne këtë aspekt tash janë mundësitë reale qe të punohet në këtë drejtim, e jo duke hezituar, sepse vendnumrimi nuk është në favorin e shqiptarëve. Një qasje e tillë duhet të jetë  mësim për të tashmën e të ardhmen andaj duhet angazhim konkret, me profesionist të dëshmuar dhe individë të guximshëm. Opinioni shqiptarë në Mal të Zi pret veprime konkrete e jo premtime sikurse në fushatat zgjedhore, sepse është koha e transparencës dhe çdo kush do të vlerësohet për angazhimin dhe veprat e realizuara.

(Shtator  2024)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu