ARKIVI:
22 Nëntor 2024

Për me e kuptu më mirë se përse është formuar Lëvizja e Deçanit, duhet parë problematikën e islamit politik si tërësi

Shkrime relevante

Zgjimi i vonuar i Presidentes Vjosa Osmani !

Nga Florim Zeqa  ___ Në fjalimin vjetor para deputetëve, Vjosa Osmani e kritikoi ashpër...

Heshtja e shqiptarit la të shkreta rrugët dhe qytetet

Aurel Dasareti Më tremb shumë heshtja e përjetshme e shqiptarëve për të...

Llapushniku, Flamuri i Përhershëm i Kombit Shqiptar dhe Lufta Kundër Ekstremizmit të Islamit Politik

Nga: Luan Dibrani ____ Llapushniku, ky fshat heroik në zemër të Kosovës, ka...

Robert Fico i Sllovakisë, e vërtetove qëndrimin e Lajçakut tuaj, jeni të një mendjeje në raport me Kosovën !

Gani I. Mehmeti “Do të përsërisë se ne e respektojmë integritetin tuaj...

Koalicioni PDK-LV ndërmjet thashethemeve dhe realitetit

Zeqir Bekolli, Drenas ___ Në prag të zgjedhjeve, kur partitë politike janë të...

Shpërndaj

Afrim Musliu, Suedi
___
Në çdo krijim të një organizate të re, lëvizjeje të re apo të një formimi të një rrethi të ri të organizuar shqërorë, çdoherë në fillim ndeshet me mangësi në organizim dhe si të paraqitet e të prezantohet para opinionit. Prandaj edhe ka reagime e kritika të shumta, të cilat Lëvizja e Deçanit duhet me i marrë si shumë konstruktive në zhvillimin dhe organizimin më të mirë në vazhdim. Duhen të nisen nga ajo se gjithëçka e mirë mundet të bëhet edhe më mirë. Sulmet dhe kërcënimet duhet me i injoru totalisht, sepse një pjesë e madhe e bëjnë nga mosdija dhe nga ndikimi i propagandës bardh e zi që i’u servohet nëpër rrjetet sociale.
Për me e kuptu më mirë se përse është formuar Lëvizja e Deçanit, duhet parë problematikën e islamit politik si tërësi, e cila mëse 15 vite vepron lirshëm në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare. Shqiptari nuk duhet më t’ia lejojë vetes që organizatat e shumta të huaja e nga kush e di se nga cili dreq i mallkuar janë, të regrutojnë të rinjë shqiptarë e t’i dërgojnë që të vdesin diku në shkretëtirë për “tokën e Shamit”. Shqiptari nuk duhet më t’ia lejojë vetes që organizatat e shumta të huaja e nga kush e di se nga cili dreq i mallkuar janë, që t’i regrutojnë të rinjtë shqiptarë nëpër celula të ndryshme terroriste për t’i sulmuar caqet dhe popujt e lirë perëndimorë të cilët na sollën lirinë nga robëria shekullore në vitin 1999. Shqiptari nuk duhet më t’ia lejojë vetes që organizatat e shumta të huaja e nga kush e di se nga cili dreq i mallkuar janë, të na tjetërsojnë si popull. Të rrezikojnë një aneksim dhe copëtim të ri të trojeve tona nga armiqtë përreth, siç edhe na ka ndodhë disa herë në historinë tonë, sspse armiqtë përreth para botës na paraqisnin sikurse këta në fotografi më poshtë apo mos edhe më keq. Pra, në zemër të Europës.
Reagimet më të shumta janë pse Lëvizja e Deçanit po bënë thirrje për tu pagëzuar në kishën katolike. Gjë që as unë nuk e pëlqej mënyrën se si bëhen ato thirrje me imponime populliste. Mirëpo, poashtu e kuptoj se është edhe një veprim i qartë e demonstrativ i shkëputjes së individit me fenë islame. E, pikërisht këtu edhe ishte qëllimi i formimit të Lëvizjes së Deçanit që nga fillimi. Ndërsa në pyetjen se përse të pagëzohen bash në katolik? …përgjigja është se shumë prej neve ishim afro 18 shekuj katolikë para se t’i nënshtrohemi trysnive të natyrave të ndryshme otomane për konvertim në islam.
Duhet theksuar një gjë me ton më të lartë, se Lëvizja e Deçanit goxha mirë i‘a ka lëkundur themelet e BIK-ut i cili vepronte si shtet në shtet në atë vend. I cili ka ndërtuar xhami bash ku ka dashtë dhe kur ka dashtë pa e pyetur askend fare. I cili nga ato afro 1000 xhami të reja, mbi 80 për qind i kanë ndërtuar pa leje të ndërtimit të cilat shteti as që guxon me i pyet pse, e lere më me i dërgu bagerat e me i rrënu ato objekte të ndërtuara pa leje.
Aq shumë i’a ka lëkundë themelet BIK-ut dhe organizatave tjera të islamit radikal që veprojnë lirshëm në Kosovë, saqë përnjëherë filluan edhe t’i stolisin xhamitë me flamur kombëtar, ku edhe imamët e xhamive të shumta në fjalimet e tyre – përnjëherë – filluan të përdorin retorikë më pro-kombëtare.
Vetëm ky transformim i BIK-ut është një fitore e madhe e Lëvizjes së Deçanit.
Prandaj edhe aq shumë investohet nga qarqet armiqësore e anti-shqiptare në propagandat kundër kësaj lëvizjeje, sepse i’u ka lëkundur rehatllëkun e “vezirëve osman”.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu