ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Kryeministri Kurti vizitoi familjen Bunjaku dhe bëri homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku në njëvjetorin e rënies së tij

Shkrime relevante

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Presidentja Vjosa Osmani në vizitë pune në Kanada-përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë...

Përkrahësja e madhe e kauzës Shqiptare, Edhit Durhami, përkujtim në 80 vjetorin e vdekjes

Edith Durham 1863-1944 Nail Draga, Ulqin Nga të dhënat e njohura  deri tash...

Prezantohet Fjalori i Madh për Gjuhën Shqipe, Gjinushi: U hartua nga 55 bashkautorë e 25 hartues

Nga Marseda Qefalia 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Në ditën e dytë të Kuvendit...

Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Nga edlira.ruzi 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë...

Shpërndaj

Vushtrri, 24 shtator 2024

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës,  me rastin e shënimit të njëvjetorit të rënies së Heroit Afrim Bunjaku, u organizuan aktivitete shënuese. Me këtë rast, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, vizituan mëngjesin e sotëm familjen e Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku dhe pastaj bënë homazhe tek varri i tij në njëvjetorin e rënies së tij.

Në shënim të kësaj date të rëndësishme në historinë e Kosovës, Kryeministri Kurti, rikujtoi rënien heroike të Rreshterit Afrim Bunjakut, e cila sipas tij është dëshmi që Kosova edhe i del zot vetës edhe ngadhënjen në çdo betejë.

Forhåndsvisning av bilde

“Në orët e hershme të mëngjesit të 24 shtatorit, para një viti, Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ra heroikisht në mbrojtje të kushtetutshmërisë e të ligjshmërisë, në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe të integritetit territorial, në mbrojtje të rendit publik, të paqes e të sigurisë dhe kësisoj lartësoi shtetin e Kosovës edhe për popullin e Kosovës, por edhe për opinionin publik ndërkombëtar”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë.

Forhåndsvisning av bilde

Ai ritheksoi faktin që Serbia është përgjegjëse, andaj duhet të japë përgjegjësi, derisa në këtë pikë ne kërkojmë mbështetjen, ndihmën, përkrahjen e faktorëve ndërkombëtarë.

Forhåndsvisning av bilde

Tutje, kryeministri Kurti shprehu se sot me numrin e lartë të policëve dhe me rritjen e moralit të policisë e ushtrisë sonë, Kosova nuk ka burime të brendshme që e cenojnë sigurinë apo stabilitetin e të cilat ne nuk arrijmë t’i kontrollojmë apo menaxhojmë.

Forhåndsvisning av bilde

“Numri i policëve me kadetë të rinj po rritet, morali i policisë sonë, edhe i ushtrisë tonë, kurrë s’ka qenë më i lartë. Andaj, kjo sakrificë, ky flijim i rreshterit të policisë, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku ia ka vlejtur fort për policinë, për shtetin dhe për gjeneratat e ardhshme”, deklaroi ai.

Së bashku në këtë vizitë tek familjarët e të ndjerit, ishin edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, teksa vazhduan drejt varrezave të fshatit, të shoqëruar nga familjarë, ministra, deputetë, ambasadorë, e policë, në nderim të jetës dhe kontributit të heroit, Afrim Bunjakut.  

Forhåndsvisning av bilde

Deklarimi për media i kryeministrit Kurti: 

Dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë. Në orët e hershme të mëngjesit të 24 shtatorit para një viti Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ra heroikisht në mbrojtje të kushtetutshmërisë e të ligjshmërisë, në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe të integritetit territorial, në mbrojtje të rendit publik, të paqes e të sigurisë dhe kësisoj lartësoi shtetin e Kosovës edhe për popullin e Kosovës, por edhe për opinionin publik ndërkombëtar.

Rënia e Afrim Bunjakut është dëshmi që Kosova edhe i del zot vetes edhe ngadhënjen në çdo betejë. Sot që po flasim, Kosova nuk ka burime të brendshme që e cenojnë sigurinë apo stabilitetin e të cilat ne nuk arrijmë t’i kontrollojmë apo menaxhojmë. Anembanë Kosovës në çdo cep është shteti i Kosovës, shteti i Republikës demokratike dhe të pavarur të Kosovës, të cilës i shërbejnë me nder dhe me përkushtim.

Forhåndsvisning av bildeNumri i policëve me kadetë të rinj po rritet, morali i policisë sonë, edhe i ushtrisë tonë, kurrë s’ka qenë më i lartë. Andaj kjo sakrificë, ky flijim i rreshterit të policisë, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku ia ka vlejtur fort për policinë, për shtetin dhe për gjeneratat e ardhshme. Duke rënë Afrim Bunjaku, nuk kanë rënë edhe shumë policë të tjerë, dhe, ata policë të cilët ishin në betejë bashkë me të nuk lejuan që kufoma e Afrim Bunjakut, trupi i pajetë i heroit tonë, të bie në duart e forcave armike. E forcat të cilat ishin të financuara e të dirigjuara nga Serbia me paramilitarë të cilët kishin shumë më tepër armatim sesa Afrim Bunjaku me shokë, ikën me turp, i lanë të vrarët e të plagosurit e tyre dhe sot fshihen nëpër Serbi, sepse e dinë që e kanë humbur betejën njëherë e përgjithmonë me shtetin tonë dhe popullin tonë liridashës.

Forhåndsvisning av bilde

Me këtë rast duhet theksuar që Serbia është përgjegjëse andaj Serbia duhet të japë përgjegjësi, e në këtë pikë ne kërkojmë mbështetjen, ndihmën, përkrahjen, e faktorëve ndërkombëtarë.

Idealet e dëshmorëve për neve do t’i jetësojmë e po i jetësojmë, ndërkaq kujtimin tonë për ta do ta përjetësojmë e po e përjetësojmë. Sot në Banjskë të Zveçanit është vendosur tabela në të cilën shkruan rruga Afrim Bunjaku. Kjo është rruga e të gjithë neve.

Forhåndsvisning av bilde

Lavdi Afrim Bunjakut dhe gjithë dëshmoreve të Kosovës!

___

  • Qeveria e Republikës së Kosovës ne nje mbledhje sot ka Emërtuar Rrugën Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu