ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Gafa e Kryeministrit për “shtetin bektashi”, rrezikon integritetin territorial dhe kulturor të Shqipërisë

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Nga: Pirro Prifti

Në fjalimin e Ramës në OKB , Kryeministri shqiptar ndër të tjera foli edhe për `kthimin e Selisë së Kryegjyshatës së Bektashinjve në një qendër sovrane brenda Tiranës. Ai tha se qeveria e Shqipërisë mbështet transformimin e urdhrit botëror bektashi në kryeqytet`.

Kjo frazë në dukje interesante nga ana politike përbën një nga gafat më të rrezikshme të thëna nga një Kryeministër kundër vëndit të vet të vogël dhe të pastabilizuar mirë,nga përplasjet e shumta  politike, nga presionet e grupeve politike dhe BE fqinje që e kanë detyruar të pranojë 8 minoritete (7 nga të cilat janë fictive), me një ekonomi krejtësisht të varur nga importet, një një opozitë të bërë copë copë nga një non-gratta, dhe më e rrezikshmja është  pikërisht nga numri i shumtë i komuniteteve fetare, tre  më të mëdhatë e të cilave varen pjesërisht apo plotësisht nga italia, Greqia dhe Turqia.

Me pak fjalë Shqipëria e krijuar nga rilindasit me idenë e `shqiptaraizmës` dhe të të qënit të `një gjaku`, ku njërëzit jetojnë në një bashkëegzistencë fetare dhe tolerancë fetare të shkëlqyer, – sot me një fjalë goje të nxjerrë në OKB nga Kryeministri i Shqipërisë – për të bërë një minishtet brënda shtetit të vogël shqiptar- po vendoset eksplozivi i parë fetar për të copëtuar Shqipërinë përfundimisht, duke vërtetuar edhe një herë frazën e Faik Konicës: “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët“!

Përse Gafë? dhe një gafë e rrezikshme e thënë nga Kryeministri i një vëndi të vogël që ndoshta bëri efektin e duhur që politikanët rondokopë të vëndeve të vogla, dhe politikanët e zgjuar fqinjë dhe të vëndeve të mëdha të ngrenë sytë ëhabitur dhe të shsohin se si një drejtues  i një vëndi të vogël kërkon të dëmtojë vetë vëndin e tij  e për çfarë? Për një trill, tekë apo batutë, e për ti tërequr vëmëndjen të huajve se.. sa i zgjuar dhe plot humor është një drejtues  shteti që i ka hipur koka mbi kapele.

Shumica besoj, kanë tundur kokën duke thënë me vehte;- po ky trap ç`pati që flet broçkulla para botës? Kurse fqinjët tanë qindravjeçarë sigurisht kanë buzëqeshur duke menduar- “ja ku fqinji ynë i vogël bëri gomarllëkun më të madh duke e copëtuar vetë vëndin e tij“…….

Pak histori Bektashiane.

Tarikati Bektashi u përhap në Shqipëri nëpërmjet jeniçerëve shqiptarë gjatë periudhës së kontrollit osman në Shqipëri. Bektashinjtë përbëjnë 20% të popullsisë myslimane të Shqipërisë dhe 2,5% të popullsisë së vendit. Në Shqipëri tarikati Bektashi ka marrë karakter patriotik dhe nacionalist dhe ka luajtur një rol të madh në rilindjen kombëtare shqiptare. Udhëheqësit bektashinj kanë qenë historikisht anëtarë të shquar në lëvizjet shqiptare për vetëvendosje dhe autonomi kombëtare, gjë që ka kontribuar në popullaritetin e saj në mesin e shqiptarëve, dhe për shumicën e komunitetit bektashi të Shqipërisë, përkatësia e tyre me rendin bazohet në trashëgiminë kulturore dhe jo në besimin aktual fetar (Bektashinjtë në Shqipëri – Wikipedia). Misionarët bektashinj dërgoheshin në Shqipëri nga qendra bektashiane në Dimetoka, zakonisht në grupe prej tre vetash. Misionarët e parë mbërritën gjatë shekujve 14 dhe 15. Mustafa Pashë Bushatliu i familjes Bushati (i cili ishte sundimtar i Pashallëkut të Shkodrës) refuzoI të pranonte dervishë bektashinë në krahinat e tij nga shqetësimi se ata ishin spiunë të Aliut. Ai e përzuri tarikatin Bektashi nga Shqipëria e Veriut pikërisht për këtë arsye. Një nga prurjet e para ishte Sari Salltiku, i cili erdhi në shpellën e Malit të Krujës në vitin 1325, nga muaji maj e deri në shtator në shpellën ku dikur qëndronte  Shën Spiridoni por pas pushtimit Osman , lipsani i tij u çvendos në Korfuz. Sipas rrëfimit në Vilajetname-në e Haxhi Bektash Veliut, Sari Salltëku ka qenë një bari i thjeshtë, por Haxhi Bektash-i Veliu i ka thënë: “ Salltëk ty të lëshuam në viset Bizantine” dhe si pasojë është obliguar me detyrë të bekuar dhe i shndërruar në personalitet shpirtëror është nisur për në Ballkan (BEKTASHIZMI NË SHQIPËRI – Kryegjyshata Boterore Bektashiane). Gjatë vitit 1914-1915 ushtria greke shkatërroi 48 teqe ne jug të vëndit. Deri në vitin 1920, komuniteti bektashian në Shqipëri kishte fituar mjaft njohje për të pasur një përfaqësues – Aqif Pashë Biçakun – në Këshillin e Lartë të Regjencës që qeveriste Shqipërinë gjatë mungesës së Princ Vidit; dhe në kongresin e parë të tyre ata u shkëputën nga komuniteti islam turk në 1923. Kongresi i Dytë Kombëtar i Bektashinjve u mbajt më 8–9 korrik 1924, në Gjirokastër nën Baba Ahmet Turanin. Komuniteti turk bektashian mendoi të zhvendoste selinë e tyre në Shqipëri për shkak se Qemal Ataturku i ndaloi bektashinjtë në Turqi. Kongresi i tretë u mbajt në Turan Korçë në 1929 ku u caktua një Kryegjysh dhe e çvendosën qëndrën e tyre në Tiranë, ku deri në 1937 Kryegjyshi caktohej nga Mbreti Zog. Pas luftë dhe deri në 1967 krygjyshata vazhdoi ë Tiranë por u mbyll sepse Shqipëria u shpall shteti i parë Ateist në Botë. Pas vitit 1991 Kryegjyshata u hap dhe Kryegjyshët zgjidheshin nga vetë anëtarët e tij në Tiranë.

Përse është Gafë historike e Edi Ramës?

Sepse mund të ketë pasoja nëse Gjykata Kushtetuese nuk e hedh poshte si shkelje e Kushtetutës me pasojë dëmtimin e integritetit të shtetit shqiptar në bazë të Nenit 1 të Republikës së Shqipërisë i cili thotë: PARIME THEMELORE. Neni 1. 1Shqipëria është Republikë parlamentare. 2. Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm. Shkelja e Kushtetutës përbën shkelje penale.

Përse Krijimi i një minishteti fetar brënda shtetit shqiptar bektashian nuk ka asnjë ngjashmëri as me Vatikanin,  as me Dome of the  Rock qëndra islamike Al Aksha në Jeruzalem, Izrael, dhe as Mali Atos i Shënjtë në Greqi? Sepse këto tre qëndra fetare Katolike, Islamike dhe Orthodokse, kanë me qindra vjet të krijuara, madje edhe para formimit të shteteve si Italia, Greqia dhe Izraeli.

Ndërsa Krijimi i një minishteti Bektashian në Shqipëri si një qëndër fetare që do ti bëjë karshillëk tre qëndrave të vjetra fetare të botës  do të ketë pasoja për Shqipërinë sepse:

  • Mund të krijohet pasi shteti shqiptar është krijuar kurse në të kundërtën qëndrat e mëdha fetare të sipër përmëndura janë krijuar para krijimit të shteteve përkatëse
  • Do të shkaktojë përçarje dhe prishjen e harmonisë fetare ndër shqiptarë dhe do të hëdhë `bezninë` zjarritë të shuar të armiqësive fetare
  • Do të shkaktojë ndarjen e Shqipërisë sipas komuniteteve fetare njëlloj sikurse Jugosllavia u nda në tre Republika sipas përkatësisë fetare: Kroaci-katolike; Serbi-orthodokse; Bosnje-myslimane.
  • Do të shkatërrojë Simbolin e Pashko Vaso se `Feja e Shqiptarit është shqiptarija` , symbol i bashkimit të shqiptarëve pa dallim, feje, krahine dhe ideje
  • Do të pengojë integrimin e Shqipërisë në BE.

Le të shpresojmë që ky budallallëk apo Gafë politike i Edi Ramës shprehur në OKB këtë muaj shtator të vitit 2024, të jetë më tepër si dëshirë e tij për ti treguar Botës se ….Shqipëria është po aq e rëndësishme nga ana e komuniteteve religjioze për shkak të bashëkegzistencës së shkëlqyer fetare sa dhe qëndrat e tjera fetare…. por të artikuluar shumë keq- se sa dëmi që do të shkaktojë Shqipërisë nëse kjo Gafë bëhet realitet.

priftipirro2017@gmail.com

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Më e rëndësishme do të ishte sikur të krijonte selinë e kishës katolike shqiptare në Tiranë! Baktashizmi për kohën kur Shqipëria ishte nën perandorinë otomane e ka pasur një farë vlere, pasiqë ishte një përpjekje për të qenë ndryshe nga pushtuesit 500 vjeçar. Sot për sot kjo ndërmarrje është krejtësisht e parëndësishëm, e dëmshme.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu