ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Dy fjalë pas një marrëveshjeje tradhtare

Shkrime relevante

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Shpërndaj

Prof. Eshref Ymeri

Reagim ndaj marrëveshjes “Ballkani i hapur” të datës 29 korrik 2021, firmosur në Shkup nga Vuçiçi, Rama dhe Zajevi

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje poshtëruese për mbarë kombin shqiptar, Edvin Rama vërtetoi në praktikë se e konsideron veten zot të plotfuqishëm në Tiranë, se ai mund të bëjë çfarë të dojë dhe si të dojë me fatet e popullit shqiptar, pa pyetur kënd dhe pa u konsultuar me askënd, se është i bindur se ndodhet në krye të një partie-lepitkë të tij, siç është partia socialiste, të cilën e shkel me këmbë sa herë t’i teket dhe kur t’i teket, se ka të bëjë me një delepopull, për të cilin ka krijuar bindjen e patundur se e ka shndërruar në popull-jeniçer, në popull-mercenar në bregun e pazarit të shitblerjes së votës, në një popull-mumje, të cilin, si në kohën e kryetradhtarit dhe të kryegjakatarit Enver Hoxha, sa më shumë ta shtypësh dhe ta varfërosh, aq më shumë të do, se vuajtjet dhe varfëria i janë bërë pjesë e pandarë e konstitucionit të tij shpirtëror dhe pa vuajtje nuk jeton dot, një dukuri paradoksale kjo, që të kujton formimin psikologjik të popullit rus, për të cilin Dostojevski shkruan:
“Mendoj se kërkesa më kryesore, më rrënjësore e shpirtit të popullit rus, është kërkesa për vuajtje, për një vuajtje të përhershme dhe të pashuar, kudo dhe në çdo gjë. Me këtë etje për vuajtje, ai, me sa duket, është infektuar që kur bota është zënë. Rrjedha e vuajtjeve përshkon gjithë historinë e tij, jo vetëm nga fatkeqësitë dhe gjëmat e jashtme, por ngaqë ajo zien përbrenda vetë zemrës së popullit. Në vetëdijen e popullit rus, madje në çaste lumturie, gjendet patjetër një grimë vuajtjeje, ndryshe lumturia e tij për të nuk është e plotë. Asnjëherë, madje edhe në minutat më solemne të historisë së tij, ai nuk merr një pamje plot krenari dhe ngazëllim, por vetëm një pamje mallëngjyese deri në përvuajtje. Ai trishtohet dhe falënderimin e vet ia përcjell mëshirës së Hyjnisë. Në vuajtje populli rus sikur gjen kënaqësi”.
Në qëndrimin e Edvin Ramës ndaj Republikës së Dardanisë, nuk ka asgjë për t’u habitur. Kjo për arsye se Edvin Rama ndjek me shumë fanatizëm piketat e politikës së kryekriminelit, kryetradhtarit dhe kryebanditit me damkë të kombit shqiptar Enver Hoxha në qëndrimin ndaj serbosllavizmit gjakatar. Kryetradhtari Enver Hoxha, pas luftës, si kryefrikacak i lindur që ishte dhe me komplekse të tmerrshmne inferioriteti, nuk kishte besim absolutisht në energjitë krijuese dhe përgjithësisht në aftësitë e popullit shqiptar për zhvillimin e vendit, në frymën atdhetare për mbrojtjen e tij. Prandaj ai kërkonte me shumë ngulm shndërrimin e Shqipërisë në republikë të shtatë të Jugosllavisë, me pasojë kolonizimin e saj nga serbosllavizmi. Ashtu si edhe Emver Hoxha, i cili në mbledhjen e Byrosë Politike të 15 dhjetorit 1947 pati deklaruar publikisht “…Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin de fakto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur  dhe  aq më pak të ndërtojë socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavinë…”, edhe Edvin Rama, si nxënës i zellshëm i kryetradhtarit Enver Hoxha, kërkon ta futë Shqipërinë nën çadrën e serbosllavizmit, si koloni të tij në Gadishullin e Ilirisë. Veprën e vet kryetradhtare kundër Republikës së Dardanisë, Edvin Rama e filloi me vendosjen e trarit të tradhtisë në hyrje të tunelit të Kalimashit, duke i detyruar vëllezërit tanë dardanë të vinë jo në Shqipërinë e Kastriotit, por të përfundojnë në kthetrat e oligarkisë së Edvin Ramës.
Meqenëse inteligjencia shqiptare, sidomos inteligjencia universitare, është e vdekur dhe e pakallur, çka vërtetohet pa asnjë mëdyshje me heshtjen e saj idioteske para kryetradhtisë së Edvin Ramës, të këtij njeriu frikacak, të cilin e bluajnë komplekset e inferioritetit, le të shpresojmë që portalet e pavarura, me brumosje nacionaliste, do t’ia çjerrin maskën këtij pasardhësi kaq të zellshëm të kryetradhtarit Enver Hoxha, sepse misioni i tij është në sinkroni të plotë me taktikën dhe me strategjinë e kahershme të grekosllavizmit për shpërbërjen tërësore të kombit shqiptar me armët e vuajtjes dhe të varfërisë.

Eshref Ymeri, 05 gusht 2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu