ARKIVI:
22 Nëntor 2024

Seff Krasniqi: Vdiq koha kur SHIK-u t’i lexonte letrat në xhep

Shkrime relevante

Zgjimi i vonuar i Presidentes Vjosa Osmani !

Nga Florim Zeqa  ___ Në fjalimin vjetor para deputetëve, Vjosa Osmani e kritikoi ashpër...

Heshtja e shqiptarit la të shkreta rrugët dhe qytetet

Aurel Dasareti Më tremb shumë heshtja e përjetshme e shqiptarëve për të...

Llapushniku, Flamuri i Përhershëm i Kombit Shqiptar dhe Lufta Kundër Ekstremizmit të Islamit Politik

Nga: Luan Dibrani ____ Llapushniku, ky fshat heroik në zemër të Kosovës, ka...

Robert Fico i Sllovakisë, e vërtetove qëndrimin e Lajçakut tuaj, jeni të një mendjeje në raport me Kosovën !

Gani I. Mehmeti “Do të përsërisë se ne e respektojmë integritetin tuaj...

Koalicioni PDK-LV ndërmjet thashethemeve dhe realitetit

Zeqir Bekolli, Drenas ___ Në prag të zgjedhjeve, kur partitë politike janë të...

Shpërndaj

Nga: Seff Krasniqi
___
Dikur SHIK-u t’i lexonte letrat në xhep! Tash tjerët po ia lexojnë SHIK-ut edhe kur po i fsheh në geta (hullahopke) të grave. Edhe sipas përmbajtjes së letrave SHIK-u ta përgatiste edhe “dhuratën” (ekzekutimin). Të nesërmen të vajtonte Hashimi në emër të vetin dhe PDK-së me këngën monotone “ky veprim është i dënueshëm”! Kanë qenë të lumtura ato familje të cilave SHIK-u ua ka vra njerëzit e nuk i ka shpallur edhe tradhtarë edhe agjentë të Serbisë!
Pastaj procedurat zhvilloheshin sipas ritualit…
LDK ta mbante të pamën në mënyrë aq dinjitoze sa njerëzit filluan të lutën; “inshalla nuk më ndodh gjë, veç nëse e ka shkru Zoti me më ndodh, amanet po e lë, LDK le të ma mbaj të pamën”!
Ndonjërin, me rastin e ndonjë feste, edhe e shpallte dëshmor ose hero të Kosovës për t’ia zbutur sado pak dhimbjen familjarëve, farefisit edhe miqve.
Policia e Kosovës hapte hetimet dhe mbetej në to pa dhënë kurrë rezultate.
La naissance du mal aimé (Lindje e padeshiruar)
I vetmi subjekt që e sfidonte Hashimin dhe SHIK-un ishte Lëvizja Vetëvendosje! (lindje e padeshiruar) e cila kishte vendosur të bëj politikën në rrugë dhe të shpreh mos dëgjueshmërinë qytetare. Por edhe Hashimi nuk ia falte! Haptas, me drejtë apo pa të drejtë, ua lëshonte policinë në shpinë krejt në stilin e Millosheviqit. Si duket, pati marrë mësim edhe nga do policë serbë të Rumanisë që vrisnin në emër të UNIK-ut, sikur ata të Millosheviqit.
A u lodh Hashimi apo ndërkombëtarët!?
Pasi ndërkombëtarët, apo vetë Hashimi, e dinin se çdo rrahje e qytetarëve, edhe nëse janë të Vetëvendosjes! i revolton masat, vendosën ta ndërrojnë sjelljen ndaj Vetëvendosjes! Kështu, një ditë Hashimi e thirri, për ta sfiduar, Albinin, që forcën mos ta shpreh në rrugë, por ta mbas veten në Parlamentin e Kosovës. Vetëvendosje! pranoi edhe këtë formë dhe hyri në Parlament për ta zhveshur Hashimin, jo vetëm nga maska, pas cilës fshihej, por e zhveshi fare, veç shumë akteve tjera, me aferën Pronto bëri që Hashimit t’i dalin edhe dy “kopila”.
Nga këto zhvillime, LDK në krye tash me Z. Isa Mustafën, fatmirësisht, vendosi të kërcej në shteg aq shumë kohë të pritur. Duke bërë koalicion të pa pritshëm me AAK, NISMA dhe të zorshëm me VV bëri një “het trik”- një të ramë dy të vramë!
Si rrjedhojë…
– Sot (më 02.10.2014) SHIK-u dhe Hashim Thaçi kanë ikur nga Parlamenti i Kosovës. Inshalla nuk dalin në mal se as Enver Hasani nuk i kthen dot në shtëpia. Këshilla ime është të dalin në mal, sipas këngës “Më mirë n’pyll se n’qytet”. Vetëm në pyll, ka mundësi, që dora e Dick Martyt dhe e prokurorit Williamsson mos t’i kap. SHBA nuk kanë leverdi t’i angazhojnë aeroplanët drona ose UAV (Unmanned Aerial Vehicle) pra aeroplan pa pilot që godasin individë në tokë
– Edhe nëse Hashimi dhe SHIK-u vendosin të dalin në mal, mos ta marrin me veti Jabllanoviqin me “Srpsken” se i ndërpret bisedimet Serbia! Edhe ashtu, sado që e gjithë dynjaja është ngrit në këmbë (jo veç portalet e SHIK dhe “analistët e pavarur” të PDK), koalicioni i katër partive shqiptare e ka qit prej loje “Srpsken” e Vuçiqit.
Edhe pse në kohën e Dr. Rugovës, LDK i bënte ballë SHIK-ut dhe Hashimit, Rugova nuk fliste publikisht dhe nuk e bënte të madhe për të mos i egërsuar edhe më shumë. Por edhe Hashimi nuk ankohej publikisht, sepse e dinte që në këtë mënyrë do t’i bënte publicitet forcës së LDK-së.
Prandaj, pas pesëmbëdhjetë viteve, haptas, LDK po e luan rolin e vërtetë duke i bërë ballë SHIK-ut dhe duke ia lexuar letrat në geta të grave. Por, a do të qëndrojë LDK, sepse prej saj varet gjithçka? Çdo hamendje apo lëkundje e saj do t’i kthehet në boomerang me pasoja të pariparueshme.
Prandaj LDK – qëndro!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu