Nga: Krist Colaj
____
Nga nji pseudo-gazetar, apo intelektual, qe Diasporen e quan „te poshter, baushtellca e me intelegjencë te kufizuar“, etj; si dhe nje nga ata te shkolles se gazetarise se M. Krasniqit, R.Kelmendit e ndonje tjetri si kete.
– Eshte e vetkuptueshme qe harron, madje edhe mohon kontributin e „te poshterve, baushtellcave“, per vendin e tyre; para dhe pas luftës! Sikur dihet, kontributi i Diaspores ka qene dhe eshte i shumllojshem, i ngjet dashurise se nanes per femiun,- çka do te duhej te ishte e ndersjelle!
Ti lumë “gazetari”, bashke me ca politikane dhe nje dore (b)analistash, jeni shenja me e miri qe rrefeni per mjerimin qe i ka ndodhur Kosoves!
Ti dhe punëdhansi juaj, çobani i deleve, qe e perçmoni diasporen, qe quani te cunguar, analfabet funksional“.- mbase keni te drejte, sepse ndonje qe u sherben juve, apo qe u perkrahe, veç i tille mund te jete!
Por e verteta eshte krejt ndryshe!? Ju nga LW, Intelekualet nga diaspora nuk i njifni, nuk i keni takuar, sepse ata nuk denjojne te humbin kohe me ju!
Ju nuk e dini, psh, qe diaspora e Zvicres, para kater vitesh ne Universiteter e ketij vendi, kishte mese 5 mije studente!- Dhe se ata jane studente te Universiteteve me te mira te botes, psh si ai i studimeve ekonomike ne St. Galen, ekuivalent me ate te Harvardit, dhe nga aty kane dalur me dhjetra studente shqiptare, qe tash drejtojne institute me renome nderkombetare ( 5 te tille jane veç nga Klina e Dukagjinit)!
Diaspora e zvicres ka mijra mjek me tituj te larte shkencore, si dhe drejtues te Klinikave Universitare; interniste e te tjere me fame!
Pothuaj ne te gjitha unversitetet ketij vendi, ka asistent e deri te profesor fushash te ndryshme shkencore, si matematike, fizike, psikologji e shume te tjere!
Ke prokurore e prokuror shqiptar; gjygjtare e gjygjtar, qindra advokate e advokat; e mos te flasim per ekonomiste e institute finansiare e ne banka me emer e reputacion nderkombetare!
Po keshtu eshte edhe ne fushat te tjera si ato te arkitektures e ingjinierise; kantiere ndertimi, e zbatimi projektesh gjigante gjithandej!
Nuk ka ekip futbolli ku nuk dominohet nga lojtaret shqiptaret! Ekspertet e turizmit e te gastronomise, ligjerojn ne shume univerzitete te globit, qe nga Tokio, Australija, Europa e deri ne SHBA!
Ju duhet ta dini se shqiptaret e Zvicres dominojn ne shume fusha vitale te ketij vendi, dhe se ne biografine e tyre kurre nuk do te gjeni, ta zeme shembullin e kryetarit te LW, i cili punen e tij te pare e ka si kryeminister!
Prandaj ju „ intelektualet“ e Albinit, i icili ditën e parë te punës e ka kryminister; ju ekonomistet Bislimit, ju politikberesit e Dimalit e Dejones, para se te flisni e shkruani, duhet ta njihni me mire diasporen e Zvicres. Sepse vetem ateheredo ta kuptoni, se ju vete jeni ata analfabetat funkcional!
Besoj shume, se edhe elektorati e ka kuptuar se kush jeni ju, dhe ku sollet Kosoven me veprimet tuaja, e ne bashkepunim me enveristet Milladinit, dhe nipat e Rankoviçit!
https://www.botasot.info/diaspora/1069564/valon-syla-se-pari-le-te-gjeje-prova-e-pastaj-le-te-flase-mbi-analfabetizmin-primitivizmin-dhe-kapardisjen-e-diaspores/
Bravo Krist Colaj. Shkrim ekzakt.
Përshëndetje.