ARKIVI:
5 Tetor 2024

Me ftesë të Presidentit Macron, Presidentja Osmani përfaqëson Republikën e Kosovës në Samitin e krerëve shtetëror të Frankofonisë

Shkrime relevante

Trastë ëndërrash, poezi nga Bekim Blaku

BEKIM I BLAKU   TRASTË   ËNDËRRASH ✅ Me dorën time mblodha Edhe lulen e fundit Të  kësaj vere Me hithër...

Sulmet ndaj Arbër Gashit e të tjerëve nga ana e atyre që i shfrytëzojnë simbolet kombëtare për të na zhbërë e komprometuar, duhen ndalur!

Nga: Bojken Breca, Podujevë (Pajazit Jashari) ___ Në ditët e sotme, shqiptarët përballen me...

Ali J. Sylejmani, që jeton në Zvicër: Punët për Atdhe nuk ndalen asnjëherë !

Nga: Safet Sadiku ___ * Mbi 30 vjet mërgimtari Ali J. Sylejmani, jeton...

Shpërndaj

Me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e krerëve të shteteve të kësaj organizate. 

Gjatë qëndrimit në Paris, Presidentja Osmani do të ketë adresim në një nga seancat e Frankofonisë, gjersa do të takojë edhe homologë të saj. Presidentja dhe Zotëriu i Parë janë ftuar në darkën zyrtare të shtruar nga Presidenti Macron në Pallatin Élysée, në drekën zyrtare të shtruar nga Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, si dhe në një sërë aktivitetesh përcjellëse në kuadër të Samitit.

Forhåndsvisning av bilde

Ky samit mbledhë krerët e shteteve anëtare, anëtarë të asociuar, anëtarë vëzhgues, përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe të ftuar te tjerë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Kjo ftesë e Presidentit Macron, Presidentja Osmani përfaqëson Republikën e Kosovës në Samitin e krerëve shtetëror të Frankofonisë ASHT E PA VEND, sepse Kosova nuk ka lidhje fare me shtetet e frankofonise.
    Presidenti Macron nuk duhej ti shitete serbise 19 aeroplana luftarak modern dhe nga ana tjeter thrret Presidenten Osmani pa pas tregu ma pare nji qendrim me te cilen denonte gjencidin serb ndaj popullsise se Kosoves.
    Dikush mund te thote se me kete ftese Macron don te losîn rrolin e ndermjetsit. Ky rrol nuk mund te luhet pa i pa shpreh ma pare Kosoves mbeshtetjen e te drejtave territorial te saje.
    Mu nuk me duket ftese poszitive.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu